Figura të larta të FIFA-s janë përfshirë në një skandal korrupsioni miliona dollarë dhe gjenden përballë akuzave që mund t’i çojnë në burg për një kohë të gjatë.
Shtatë nga figurat më të fuqishme të futbollit botëror, deri më tani të paidentifikuar u arrestuan në një hotel luksoz në Zyrih të Zvicrës më 27 maj 2015. Policia zvicerane e kreu arrestimin e tyre për llogari të palës amerikane.
Akuzat përfshijnë ryshfete që kapin shifrën më shumë se 100 milionë dollarë amerikanë të lidhura me marrëveshje tregtare që datojnë prej viteve 1990 për kampionatet e futbollit në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine. Zyrtarët dyshohen për keqmenaxhim dhe pastrim parash në lidhje me votat e fituara nga Rusia dhe Katari për dy kampionatet e ardhshme botërore.
Prokurorët zviceranë hapën një procedim kriminal për dhënien e Kupave Botërore 2018 dhe 2022, vetëm pak orë pasi zyrtarë të futbollit u arrestuan në pritje të ekstradimit për në SHBA në hetime të ndara për korrupsion të thellë, sistematik dhe të shfrenuar. Autoritetet amerikane kanë thënë se nëntë zyrtarë dhe pesë ekzekutivë të medias së sportit përballen me akuza korrupsioni që arrijnë në miliona dollarë.