Zyrtarë të FIFA-s presin përpara Hotel Marriott Hotel me rastin e një takimi përpara kongresit të FIFA-s në Zyrih, Zvicër, 27 maj 2015. Zgjedhjet presidenciale të FIFA-s do të ndodhin të premten, 29 maj. (Walter Bieri/Keystone via AP)
Figura të larta të FIFA-s janë përfshirë në një skandal korrupsioni miliona dollarë dhe gjenden përballë akuzave që mund t’i çojnë në burg për një kohë të gjatë.
Shtatë nga figurat më të fuqishme të futbollit botëror, deri më tani të paidentifikuar u arrestuan në një hotel luksoz në Zyrih të Zvicrës më 27 maj 2015. Policia zvicerane e kreu arrestimin e tyre për llogari të palës amerikane.
Akuzat përfshijnë ryshfete që kapin shifrën më shumë se 100 milionë dollarë amerikanë të lidhura me marrëveshje tregtare që datojnë prej viteve 1990 për kampionatet e futbollit në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine. Zyrtarët dyshohen për keqmenaxhim dhe pastrim parash në lidhje me votat e fituara nga Rusia dhe Katari për dy kampionatet e ardhshme botërore.
Prokurorët zviceranë hapën një procedim kriminal për dhënien e Kupave Botërore 2018 dhe 2022, vetëm pak orë pasi zyrtarë të futbollit u arrestuan në pritje të ekstradimit për në SHBA në hetime të ndara për korrupsion të thellë, sistematik dhe të shfrenuar. Autoritetet amerikane kanë thënë se nëntë zyrtarë dhe pesë ekzekutivë të medias së sportit përballen me akuza korrupsioni që arrijnë në miliona dollarë.
Zyrtarë të FIFA-s presin përpara Hotel Marriott Hotel me rastin e një takimi përpara kongresit të FIFA-s në Zyrih, Zvicër, 27 maj 2015. Zgjedhjet presidenciale të FIFA-s do të ndodhin të premten, 29 maj. (Walter Bieri/Keystone via AP)Agjentë të FBI-së marrin pajisje nga një fugon teksa përgatiten të hyjnë përsëri në zyrat e Konfederatës të Amerikës Veriore dhe Qendrore dhe Lidhjen Karaibiane të Futbollit CONCACAF, 27 maj Florida. (AP Photo/Wilfredo Lee)Njerëzit ecin përpara selisë qendrore të FIFA-s në Zyrih, Zvicër. 27 maj 2015. (Ennio Leanza/Keystone via AP)Foto e bërë nga një video telefoni tregon punonjësit e hotelit që mbajnë një mbulesë për të fshehur identitetin e një personi të nxjerrë nga një dalje dytësore në hotelin Baur au Lac hotel ku pret një makinë policie. (AP Photo/Rob Harris)Një burrë nget motorin përpara hotelit me pesë yje Baur au Lac në Zyrih, Zvicër, 27 maj 2015. Gjashtë zyrtarë të futbollit janë arrestuar për korrupsion miliona dollarë. (Ennio Leanza/Keystone via AP)Zv.Presidenti i FIFA-s Issa Hayatou nga Kameruni, i treti djathtas, kontrollon celularin jashtë një hoteli në Zvicër. 27 maj 2015. (AP Photo/Graham Dunbar)Në këtë foto të 19 majit 2015 presidenti i FIFA-s Sepp Blatter merr pjesë në një konferencë për shtyp në Jeruzalem. Blatter synon të zgjidhet përsëri në kongresin e FIFA-s në Zyrih ku shtatë zyrtarë të futbollit janë arrestuar nga policia e Zvicrës të mërkurën më 27 maj. (AP Photo/Tsafrir Abayov)Një burrë qëndron përpara logos së FIFA-s në selinë në Zyrih, Zvicër. (Steffen Schmidt/Keystone via AP, File)
Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Funksionale
Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.