Ministria e shëndetësisë në Malin e Zi është përqendruar në rritjen e kontrolleve të sigurisë dhe në luftën ndaj infeksioneve pasi qindra qytetarë protestuan për kushte më të mira pas vdekjes së një të porsalinduri në spital në vitin 2014.
Një inspektim i përbashkët nga agjencia e OKB për fëmijët, UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë filloi të hënën në Malin e Zi si përpjekje për të pakësuar infektimet e mëtejshme pasi vendi u kritikua për kushtet e këqija në qendrat e maternitetit.
Mbështetur prej ekspertëve të Institutit të fëmijëve dhe shëndetit mjekësor të Triestes, vlerësimi 10-ditor mbi sigurinë dhe cilësinë e kujdesit për nënat dhe të porsalindurit do të kryhet në tre spitalet më të mëdha në vend, në Podgoricë, Niksiç dhe Cetinje.
“Kjo metodë e kontrollit të cilësisë në institucionet mjekësore do të aplikohet në të ardhmen në të gjithë segmentet e sistemit shëndetësor, sepse ne nuk duam të vlerësojmë punën tonë, por ta kontrollojmë atë me ekspertët kompetentë dhe bazuar në ato zbulime të rregullojmë sistemin e shëndetësisë,” tha ministria në një deklaratë.
Raporti i parë i UNICEF mbi gjendjen e pavionëve të maternitetit malazez, publikuar në vitin 2013 thoshte se cilësia e kujdesit për nënat, të porsalindurit dhe fëmijët në Malin e Zi ishte shpesh nën standard.
Sipas tij edhe ndjekja shëndetësore e mëpasshme ishte jo sipas standardeve pasi nuk kishte pajisjet bazë të kujdesit për bebet dhe kishte komunikim të dobët mes ekspertëve.
Më tej raporti arrinte në përfundimin se privatësia dhe konfidencialiteti nuk respektoheshin dhe se kishte një nivel të lartë ndërhyrjes cezariane.
Raporti zbuloi se larja e duarve nuk bëhej siç duhet dhe se nuk kryhet në shumicën e pavioneve, të cilët nuk respektonin siç duhej higjienën.
Inspektimi i dytë u krye pas shpërthimit të një virusi vdekjeprurës në një spital në veri të qytetit Bijelo Polje, kur pesë bebe u infektuan në nëntor 2014. Një prej tyre vdiq dy javë më parë.
Doktorët konfirmuan se bebet kishin marrë meningjit dhe sepsis shkaktuar nga një infeksion.
Ministri i shëndetësisë dha dorëheqjen pas incidentit por qindra njerëz mbajtën një protestë në kryeqytet për të kërkuar më shumë masa.
Administrata e pavionit të maternitetit Bijelo Polje u hoq nga puna dhe prokuroria e përgjithshme hapi një investigim për të përcaktuar kush ishte përgjegjës për infeksionet dhe vdekjen e bebes.
Pasi ndodhi problemi në Bijelo Polje, ministria u zotua se do të forconte parandalimin ndaj infeksionit dhe se masat e kontrollit në të gjitha spitalet shtetërore në vend.