AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokurori Anton Pali dërgohet për riedukim dhe pezullohet nga detyra për një vit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pezullimin nga detyra dhe dërgimin për riedukim të prokurorit të Durrësit, i cili u përball me pikëpyetje mbi një vendim të tij për pushimin e hetimeve të kryera në vitin 2017 mbi Incineratorin e Elbasanit në mënyrë të dyshimtë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPK, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anton Pali. Foto: BIRN

Prokurori Anton Pali i Prokurorisë së Durrësit u dërgua për riedukim dhe u pezullua përkohësisht nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi procesi i vetingut identifikoi probleme profesionale. Pali kaloi pa probleme kriterin e pastërtisë së figurës dhe hetimi administrativ nuk vërejti problematika mbi pasurinë e tij. Por në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, komisioni ngriti pikëpyetje mbi disa vendimmarrje të tij në rolin e prokurorit, ku në veçanti shqetësimi lidhej me vendimin për mbylljen pa akuzë të një hetimi të kryer në vitin 2017 mbi projektin e incineratorit të Elbasanit, projekt që dyshohej për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Sipas relacionit të procesit të vetingut, puna e Palit mbi këtë çështje ngrinte pikëpyetje se pse ai nuk kishte hetuar kompanitë nënkontraktore, të cilat, në një hetim të mëvonë, rezultuan se ishin në masë kompani joreale, të krijuara për të lëshuar fatura përmes të cilave ish-ministri Lefter Koka akuzohet se përfitoi miliona euro ryshfet.

“Është e paqartë se si është konkluduar me pushim të hetimit, kur prokurorja e mëparshme kishte konkluduar se kishte korrupsion aktiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale,” u tha në relatim.

Pali u mbrojt gjatë seancës me argumentin se hetimet e vitit 2017 ishin të kufizuara mbi akuzën nëse financimi i incineratorit ishte apo jo një financim me para të pista dhe se ai kishte dalë në konkluzionin se jo, sepse burimi i financimit ishte buxheti i shtetit.

Procesi i vetingut për prokurorin Pali u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Brundila Bekteshin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Lexo më shumë:

Anton Pali përballet me pyetje për pushimin e hetimit për incineratorin e Elbasanit

Etiketa: Anton PaliBrunilda BekteshibuxhetiBuxheti i ShtetitEtleda ÇiftjaEurofinancimHetimHetimetIncineratoretIncineratori i ElbasanitKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorrupsionKorrupsion aktivKPKLefter Kokalulzim hamitajMASParaProcesi i vetingutProkuroriProkuroria e DurresitPunaryshfetSteven KesslerVetingVëzhguesit
Tjetri
Infrastruktura e aeroportit të Vlorës mbulohet nga foletë e zogjve që rrezikohen prej tij

Infrastruktura e aeroportit të Vlorës mbulohet nga foletë e zogjve që rrezikohen prej tij

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.