Hristo Stoichkov, një nga legjendat e futbollit në Bullgari, por edhe golashënuesi më i mirë i Barcelonës në vitet ’90 është kandiduar për në kategorinë e Kampionit të Sportit të UNESCO, por kjo ka shkaktuar habi dhe tallje te vendasit.
Bullgarët kanë reaguar me habi – dhe në disa raste me tallje – për lajmin se shefja bullgare e UNESCO-s Irina Bokova, ka në plan të emërojë legjendën e futbollit Hristo Stoiçkov si Ambasador i Vullnetit të Mirë në kategorinë e Kampionit të Sportit pranë UNESCO.
Plani i Bokovës, e cila është kandidate e Bullgarisë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, u bë i ditur në takimin vjetor të Ambasadorëve Vullnetit të Mirë të OKB-së, në Paris siç njoftoi media të mërkurën.
“Stoichkov është padyshim trashëgimi kombëtare, por larg nga kultura,” ishte një nga reagimet tallës më popullore që po qarkullon në mediat sociale gjatë dy ditëve të fundit.
Arsyeja për çështjen është se Stoiçkov, një ish-lojtar i Barcelonës dhe fitues i Topit të Artë në vitin 1994, është i njohur për sjelljen e keqe në fushë.
Ai grindej shpesh me arbitrat, futbollistët e tjerë dhe gazetarët, që mund të shihet si një shenjë kontradiktore me mesazhin e paqes, vullnetit të mirë dhe profesionalizmit, cilësi këto që i duhen çdo kampioni të sportit të njohur botërisht nga UNESCO.
Në fund të marshit, golashënuesi më i mirë i Bullgarisë provokoi një tjetër valë zemërimi pasi publikoi disa foto në Tëitter krah kafshëve që kishte vrarë në Afrikë.
Bokova pritet të lajmërojë zyrtarisht kandidimin e Stoichkov për kampion të sportit javën e ardhshme.
Nëse e merr ai do ta ndajë titullin krah 12 legjendave të sportit si Shumaker, Pele, boksierëve ukrainas si Vitalit dhe Vladimir Klitschko, lojtares së tenisit Justine Henin dhe të tjerë.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që sulmuesi në pension i Bullgarisë përfshihet në një kauzë të OKB. Në vitin 2009, ai ishte një ambasador anti-urisë për Programin e Ushqimit të OKB.
Përtej sjelljes së egër në fushë, Stoichkov është një nga idhujt më të dashur të futbollit jo vetëm në Bullgari, por edhe në Barcelonë, ku ishte mes sulmuesve më të mirë në 1990.
Ai ishte anëtar i skuadrës legjendare të futbollit të Bullgarisë, e cila doli e katërta në Kupën Botërore të vitit 1999 dhe fitoi Këpucën e artë me gjashtë gola atëherë.
Stoichkov mbushi 50-vjeç në vitin 2016 dhe do të festojë me një program futbolli në stadiumin kombëtar të Sofjes më 20 maj.
Ndeshja miqësore do të bëjë bashkë lojtarët kryesorë bullgarë me legjenda të tjera të futbollit si Diego Maradona, Romario, Roberto Badjo, Davor Suker, Zvonimir Boban dhe të tjerë.