AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Fatmir Limaj merret në pyetje për krime lufte në Kosovë

Marija RisticLabinot LeposhticangaMarija RisticdheLabinot Leposhtica
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: BETA

Deputeti dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili është tashmë në gjyq për krime lufte, është marrë në pyetje nga prokurorët në Prishtinë në lidhje me një tjetër çështje të kohës së luftës.

Fatmir Limaj. Foto: BIRN
Fatmir Limaj. Foto: BIRN

Ish-komandanti i UÇK-së Fatmir Limaj, i cili tani drejton Nismën për Kosovën pjesë e opozitë, konfirmoi të enjten në mbrëmje se ai ka dhënë një deklaratë Prokurorisë Speciale të Kosovës në lidhje me një krim që dyshohet se ndodhi gjatë luftës së Kosovës në vitet 1990.

“Shpresoj që me deklaratën time, puna ime në këtë çështje të ketë përfunduar,” tha Limaj për mediat lokale.

Prokuroria speciale nuk dha ndonjë hollësi në lidhje me çështjen dhe nuk sqaroi nëse Limaj u mor në pyetje si dëshmitar apo si i dyshuar, duke thënë se hetimi është në vazhdim e sipër dhe se çdo deklara5të “mund të rrezikojë procesin”.

Limaj tha se shpresonte që deklarata e tij do ta ndihmonte prokurorinë të sqaronte këtë çështje, sepse “për 16 vjet me radhë thashethemet dhe shpifjet kanë lënduar familjet e viktimave më shumë sesa vdekjet e të afërmve të tyre”.

Gjatë luftës, Limaj ishte komandant i shquar i UÇK-së në të ashtuquajturën zonë operative të Pashtrikut, duke luftuar në vitin 1998 dhe 1999 kundër forcave serbe dhe për pavarësinë e Kosovës.

Komandant “Çeliku”, siç ai njihej gjatë konfliktit, është përballur me akuza të shumta për krime lufte në këto 17 vjet që ka mbaruar lufta, por deri më tani nuk është dënuar kurrë për ndonjë të tillë.

Ai ka mohuar gjithmonë ndonjë lidhje me krimet e luftës.

Në vitin 2003, Gjykata e Hagës e akuzuar Limaj për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte që dyshohet se janë kryer në vitin 1998 në kampin e paraburgimit të UÇK-së në Llapushnik, në komunën e Gllogocit.

Për shkak se nuk kishte burgje të vërteta, UÇK-ja përdori gjerësisht qendra të mëdha të improvizuara ku ata mbanin jo vetëm civilët serbë, por edhe shqiptarë të Kosovës që besohej se i bënin rezistencë luftës së tyre guerile.

Prokuroria e Hagës pretendoi se Limaj “ushtroi komandë dhe kontroll de juro dhe de facto mbi anëtarët e UÇK-së që vepronin në kampin e burgimit në Llapushnik” dhe tha se ai duhet të mbahet përgjegjës për krimet e kryera atje, përfshirë vrasjen e më shumë se 30 personave.

Në vitin 2007 ai u lirua nga akuzat për mungesë provash.

Në mars të vitit 2011, ai dhe tetë të tjerë u arrestuan nga misioni i sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX-i, nën dyshimin se ishin të përfshirë në vrasjen dhe torturimin e të burgosurve në kampin Kleçka gjatë luftës.

Aktakuza pretendoi se Limaj dhe të tjerët “dhunuan integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të paspecifikuar civilësh serb dhe shqiptarë të burgosur lufte” të cilët mbaheshin të burgosur në burgun e improvizuar në Kleçkë.

Ai u lirua nga akuzat, por çështja tani ka kaluar në apel.

Limaj po hetohet gjithashtu në Serbi, ku prokurorët e krimeve të luftës dyshojnë se ai ishte një nga 28 luftëtarët nga Brigadës 121 e UÇK-së të përfshirë në vrasjen e 22 serbëve dhe shqiptarëve në fshatrat e Lipjanit, Shtimes dhe Drenasit të Kosovës në vitin 1998.

Disa nga këto krime priten gjithashtu të gjykohen në Gjykatën e re Speciale për krimet e luftës në Kosovë, e cila pritet të fillojë punë nga fundi i vitit.

Gjykata, e cila zyrtarisht quhet Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar për Kosovën, do të ndjekë penalisht krimet e dyshuara të kryera nga luftëtarët e UÇK-së, gjatë dhe pas luftës në Kosovë nga viti 1998-2000.

Ajo do të veprojë sipas ligjeve të Kosovës, por të jetë e bazuar në Hagë, pasi komuniteti ndërkombëtar ka vendosur që sistemi gjyqësor i Kosovës nuk është i aftë të trajtojë çështje të ndjeshme krimesh lufte.

Etiketa: AkuzaApelBEBIRNburgjeDhomat e SpecializuaraEULEXFatmir LimajGjykataGjykatëGjyqKosovëKrimKrimekrime lufteLokaleLuftaLufteprokurorProkuroriaProkuroria SpecialePunaSerbiSH
Tjetri
Bullgaria në aksion madhor për të arrestuar emigrantët dhe trafikantët

Bullgaria në aksion madhor për të arrestuar emigrantët dhe trafikantët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.