Maqedonia do të heqë ligjin që ndalon shitjen e pijeve alkoolike nëpër dyqane gjatë natës, i cili qeveria thotë se nuk ka parandaluar konsumin e alkoolit nga të rinjtë, por ka dëmtuar industrinë e prodhimit të verës në vend.
Për kënaqësinë e dashamirësve dhe prodhuesve të pijeve të alkoolit, raftet e dyqaneve maqedonase të mbushura me shishe birrë, verëra dhe pije të tjera alkoolike, nuk do të jenë më të kufizuara gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës.
Ndryshimet e propozuara nga qeveria për Ligjin mbi Tregtinë, që synon të heqë ndalimin dhjetë vjeçar të shitjes së alkoolit në dyqanet e shitjes me pakicë pas orës 19:00, dhe pas orës 21:00 në verë, së shpejti do të votohet në parlament, ku ka gjasa të miratohet.
Heqja e kësaj dispozite, e vendosur nga qeveria e mëparshme në drejtimin e Nikolla Gruevskit në vitin 2008, vjen me nismën e Dhomës se Tregtisë të Maqedonisë dhe shoqatës së prodhuesve të verës, “Verërat e Maqedonisë”.
Ministria e Ekonomisë tha se e mbështet ndryshimin dhe “nuk kishte asnjë provë se ndalimi” kishte uljen e konsumit nga të rinjtë apo aksidentet rrugore, “kishte ndikuar çdo ulje të mundshme të alkoolizmit në Maqedoni”.
Shoqata kombëtare e verës tha se ndalimi kishte dëmtuar industrinë e verës, që përbën 20 për qind të fitimeve bujqësore në vend.
“Edhe pse vera maqedonase është një markë kryesore dhe vendi e përshkruan veten si një destinacion kryesor i verës, konsumi i brendshëm llogaritet vetëm 9 për qind i prodhimit tonë. Konsumi vendas u ul me 10 për qind pasi u vendos ligji i ndalimit, gjë që ndikoi në të ardhurat e punishteve të verave dhe në aftësinë e tyre për të blerë rrush nga fermerët,” tha shoqata.
Ata vlerësojnë se kjo degë e bujqësisë përfshin rreth 30,000 fermerë, 12,000 punëtorë sezonalë dhe rreth 2,000 punonjës të tjerë në vend.
Shumë njerëz në kryeqytet, Shkup, thanë për BIRN se ata mbështetën heqjen e ligjit të ndalimit.
“Kjo thjesht të krijon probleme kur dëshiron të blesh diçka dhe nuk mundesh sepse ke vajtur pesë minuta me vonesë në dyqan,” tha 33-vjeçarja Milka.
“Kam qenë në këtë situata shumë herë kur kam pasur nevojë për birrë ose verë për shtëpinë time. Po të mos e blija menjëherë pasi dilja nga puna, aq ishte.”
Dalibori, 17 vjeç, tha se ndalimi i blerjes së alkoolit nuk i kishte penguar kurrë shokët e tij të konsumonin alkool.
“Të gjithë e dinë që mund të blesh alkool pasi bie nata. Çdo lagje ka të paktën disa dyqane që shesin ilegalisht alkool të miturve, madje edhe pas orarit të ndalimit të shitjes së tij,” shpjegoi ai.
Rade, një pensionist 75-vjeçar, tha se ai mendon se ndalimi i shitjes së alkoolit ishte i paefektshëm.
“Nëse do të donim vërtet të parandalonim alkoolizmin, duhet t’i kishim mësuar fëmijët tanë të tregoheshin më të përgjegjshëm, t’u tregohemi rreziqet dhe jo të ndalonim shitjen e alkoolit. Asnjë në histori nuk ka arritur të parandalojë shitjen e alkoolit duke e ndaluar atë, ata krijuan vetëm konsumatorë normalë të papërmbajtur,” tha ai.
Qeveria e re, e cila erdhi në pushtet vitin e kaluar, shpreson se ndryshimi do të rrisë të ardhurat nga taksat nga shitja dhe prodhimi i alkoolit. Ndryshimet nuk do të prekin licencat që duhet të kenë dyqanet për të shitur alkool.