Një kompani me bazë në Bosnje po hetohet në Zvicër nën dyshimet për pastrim parash dhe sipërmarrje të tjera të paligjshme.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, OAG, ka konfirmuar për BIRN se po kryen procedime penale kundër një shtetasi boshnjak, Ibrahim Zudjeloviç, ndër të tjerë, nën dyshimin për pastrim parash.
“Si pjesë e këtyre procedurave penale, Zvicra i ka kërkuar autoriteteve në Bosnje ndihmë të ndërsjellë juridike. OAG mund të konfirmojë se hulumtimet nga autoritetet boshnjake u kryen në përgjigje të kësaj kërkese,” tha OAG në një deklaratë drejtuar BIRN.
Zudjeloviç është një nga themeluesit e kompanisë konsulente Sadvi me bazë në Sarajevë, e cila merret me konsulencë inxhinierike dhe teknike, sipas bazës së të dhënave të kompanive të Bosnjës.
Një tjetër boshnjak, Boro Ananovski, i listuar si person kontakti për BONICO AG, një kompani me qendër në Zyrih për menaxhim, konsultim dhe trajnim, gjithashtu u përmend nga OAG.
Zudjeloviç dhe Ananovski thuhet se janë përfshirë në pastrim parash me, kështu raportoi faqja boshnjake e lajmeve Zurnal, Energoinvest, e cila është një kompani publike boshnjake inxhinierie dhe energjie me orientim eksporti.
Burimet e Zurnal pohojnë se punët e dyshimta në Libi dhe Arabinë Saudite janë pjesë e hetimeve dhe se Zudjeloviç dhe Ananovski dyshohen se u kanë ofruar ryshfet zyrtarëve të huaj në biznese të përbashkëta.
Zudjeloviç, Anadanovski dhe Energoinvest nuk iu përgjigjën kërkesave të BIRN për më shumë informacione deri në kohën e publikimit të lajmit.
Agjencia Shtetërore e Bosnjës për Investigim dhe Mbrojtje, SIPA, konfirmoi për BIRN se kishte kryer kërkime në Sarajevë, në komunën e Ilidzës, ku ndodhet firma konsulente Sadvi dhe në komunën e Qytetit të Ri. SIPA nuk zbuloi asnjë informacion më shumë.