Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, Adriatik Ago u bë zyrtari i parë i konfirmuar në detyrë nga vetingu në polici.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, organi rivlerësues i të ashtuquajturit veting në polici, konfirmoi të mërkurën në detyrë zv.Drejtorin e Përgjithshëm të ShÇBA, Adriatik Ago.
Numri dy i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, u përball të premten në seancë dëgjimore me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, KJV. Trupa e vlerësimit përbëhej nga Elvira Daberdaku kryesuese, Ana Kapaj relatore dhe Elida Liko anëtare.
Ago ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit. Ai ka përfunduar shkollën e policisë në vitin 1981 dhe më pas, në vitin 1990 është diplomuar edhe si jurist. Prej vitit 2004, Ago mban gradën Drejtues, gradë që sipas KJV-së e ka përfituar në përputhje me ligjet përkatëse.
Komisioni nuk identifikoi ndonjë problem lidhur me deklarimin e pasurisë të kryer nga Ago. Ai u vlerësua pozitivisht edhe për pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Ago bëhen zyrtari i pari i policisë së shtetit i konfirmuar në detyrë nga KJV si pjesë të procesit të rivlerësimit në radhët e policisë.