Ndërkohë që lufta normalisht duhet të jetë zgjidhja e fundit, të mos përballesh me një armik që është i vendosur të sulmojë dhe që përbën një kërcënim të menjëhershëm që mund të jetë vdekjeprurëse. Shtyrja e vendimit për të ndërmarrë një ofensivë kundër CVID-19 ka rezultuar tepër e kushtueshme porsa i takon humbjes së jetëve dhe shkatërrimit ekonomik.
Presidenti amerikan Donald Trump e ka etiketuar veten një president në kohë lufte dhe shumë të tjerë nëpër botë po përdorin një gjuhë të ngjashme. Ky është një përshkrim që ngre një pyetje të qartë: Çfarë na tregon historia dhe natyra e luftës për luftimin e një virusi?
Ndërkohë që lufta normalisht duhet të jetë një politikë e zgjidhjes së fundit, të mos përballesh me një armik që është i vendosur të sulmojë dhe që përbën një kërcënim të menjëhershëm që mund të jetë vdekjeprurëse. Në të vërtetë, armiku u shndërrua nga një shpërthim lokal në Wuhan, Kinë, në një pandemi globale pikërisht sepse autoritetet kineze çuan dëm javë të tëra tepër të çmuara para se të përballeshin me të. Lidershipi i Kinës fillimisht e mbuloi shpërthimin e këtij virusi dhe lejoi miliona njerëz të largoheshin nga Wuhan-i edhe pse shumë prej tyre mbartnin me vete virusin.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu në fillim manifestuan një ngurrim për të shkuar në luftë. Kjo është pak e habitshme. Lufta si zgjidhja e fundit është një nga parimet e teorisë së “luftës së drejtë”, organi i të menduarit që u shfaq në Mesjetë dhe kishte për qëllim t’i bënte luftërat më pak të zakonshme dhe më pak të dhunshme.
Problemi, megjithatë, është se duhen dy palë për të shmangur konfliktin dhe virusi ishte i vendosur të vazhdonte para me këtë. Shtyrja e vendimit për të luftuar kundër COVID-19 – duke e trajtuar një luftë të domosdoshme si një luftë zgjedhjeje – ka rezultuar tepër e kushtueshme përsa i përket jetëve të humbura dhe shkatërrimit ekonomik.
Pasi liderët e kuptuan se lufta ishte e nevojshme, ata shpejt kuptuan gjithashtu se nuk kishin armë. Një vaksinë kërkon 12-18 muaj kohë për t’u krijuar. Ilaçet antivirale mund të jenë në dispozicion më shpejt, por edhe ato nuk do të vijnë së shpejti. Siç e tha ish-Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, “Në luftë shkohet me ushtrinë që ke, jo me ushtrinë që mund të dëshirosh apo që do të doje të kishe në një kohë të mëvonshme.” Si rezultat, kjo është një luftë që duhet të luftohet për të ardhmen e parashikueshme në mënyra të krijuara për ta irrituar armikun sesa për ta mposhtur atë.
Taktika më e mirë në dispozicion tani është shpërndarja, për t’i ofruar armikut më pak objektiva. Ushtritë relativisht të dobëta përdorin shpesh këtë metodë duke shmangur betejat e caktuara kundër forcave më të forta. Shpërndarja, në përsosmërinë e sotme, do të thotë distancim social.
Problemi është se distancimi social në disa vende u shty ose po zbatohet në mënyrë të pabarabartë. Shpesh thuhet se shpejtësia vret; kur është fjala për të nisur ose për të kufizuar pandemitë, është vonesa ajo që vret. Vendet që kanë luftuar më së miri kundër koronavirusit, si Koreja e Jugut dhe Singapori, kanë vepruar me shpejtësi dhe vendosmëri.
Kjo luftë po zhvillohet gjithashtu me mungesën e pajisjeve mbrojtëse. Një nga detyrat më të rëndësishme është të identifikohen ata që janë infektuar dhe të gjurmohen kontaktet e tyre. Të dy grupet duhet të izolohen shpejt. Kjo është mënyra e vetme për të kuptuar kërcënimin, për të përshkuar atë që strategu ushtarak prusian Carl von Clausewitz e ka quajtur “mjegulla e luftës”.
Por testimi i nevojshëm për të identifikuar ata që janë të infektuar thjesht nuk është i një cilësie të mjaftueshme ose i disponueshëm në sasi të mjaftueshme në shumicën e vendeve. Mbyllja e kufijve mund të jetë e dobishme (sidomos herët, përpara se virusi të përhapet në një shoqëri), por nuk është ilaç. Në mënyrë të ngjashme, testimi në masë për të zbuluar se kush ka zhvilluar imunitet ndaj virusit, i cili është thelbësor që njerëzit të jenë në gjendje të mblidhen në mënyrë të sigurt, qoftë për punë apo për të luajtur, nuk është ende në dispozicion.
Strategjia duhet të jetë të luajmë derisa të jemi të pajisur mirë për të sulmuar COVID-19 me ilaçe antivirale ose, më mirë akoma, me një vaksinë. Shpërndarja dhe testimi janë të nevojshme për ta arritur këtë.
Pyetja e fundit është kur t’i japim fund luftës. Trump dhe shumë nga homologët e tij në të gjithë globin është e kuptueshme që mezi po presin të rifillojnë ekonominë. Ne dhe ata duhet të kemi disiplinën të mos nxitojmë. Ne duhet të luftojmë duke ofruar lehtësim për punëtorët dhe bizneset, derisa lufta kundër virusit të fitohet kryesisht dhe të mund të fillojë seriozisht shërimi. Përfundimi i luftës para kohe thjesht do të zgjasë kohëzgjatjen dhe do të shtojë koston e saj.
Pjesa më e madhe e botës hyri në këtë luftë në një gjendje pothuajse të çarmatosur. Kjo nuk mund të ndodhë më. Vendet duhet të ruajnë rezervat mjetesh mbrojtëse dhe pajisjesh mjekësore, duhet të rrisin burimet kushtuar hulumtimit “në kohë paqeje” dhe zhvillimit të terapive përkatëse si edhe të provojnë përgjigjet ndaj një pandemie në të gjitha nivelet e qeverisë. Shumë mjekë, infermierë, punonjës urgjence, policë dhe zjarrfikës – ata që punojnë në vijën e frontit – janë dërguar në betejë pa masa mbrojtëse. Dhe shumë viktimave u mungon qasja në kujdesin mjekësor.
Vendet gjithashtu duhet të ndërmarrin veprime të përbashkëta. Ashtu siç dikush ndërton koalicione për të luftuar luftëra konvencionale, aleatët nevojiten për të luftuar pandemitë. Do të duhet t’i kërkojmë të tjerëve të respektojnë rregullat dhe të përmbushin standardet kur bëhet fjalë për raportimin, luftimin dhe frenimin e shpërthimit të sëmundjeve infektive. Dhe vendet më të pasura do të duhet të bashkohen për të forcuar kapacitetet e shëndetit publik të vendeve më të varfra, jo vetëm për arsye humanitare, por edhe për interesa vetjake. Ne jemi aq të fortë sa më të dobëtit midis nesh.
Kjo luftë nuk duhet të na kishte zënë në befasi. Ishte e parashikueshme dhe ishte parashikuar. Pandemitë nuk janë mjellma të zeza; ato ndihmohen nga globalizimi. Dhe ato mund të fillojnë kudo. Këtë herë ishte Wuhan-i. Herën tjetër, mund të jetë Wichita.
Dhe do të ketë një herë tjetër, në mos COVID-20, atëherë ndoshta COVID-21 ose ndonjë patogjen tjetër. Kufijtë dhe sovraniteti mund të kapërcehen: shumë pak gjëra mbeten lokale për shumë kohë. Sfida është të jemi gati në mënyrë që një shpërthim tjetër virusi të mos kthehet në pandemi dhe që një pandemi të mos kthehet në katastrofë.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. At War With a Virus.