Gjyqtarja Fahrije Stringa Budo e Gjykatës së Tiranës do të përballet të martën më 11 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo.
Fahrije Stringa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Fahrije Stringa Budo nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Fahrije Stringa Budo zotëronte pasuri me vlerë 4.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 35 milionë lekëve.
Ajo zotëron familjarisht likujditete bankare në vlerën e 33.3 milionë lekëve, automjete me vlerë 1.6 milionë lekë si dhe pasuri të paluajtshme të deklaruara në vlerën e 22 mijë lekëve.
Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 49.7 milionë lekë, nga të cilat gati 32% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i gjyqtares, 33.5% kanë si burim të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe gati 19% të ardhurat nga qiratë. Të ardhura në vlerë të vogël kanë si burim shitjen e pasurive të luajtshme dhe pagat e familjarëve.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq' që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave rezultoi me probleme.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al