Qarku i Korçës i ka dhënë zgjedhjet e kaluara 6 mandate PS-së dhe 5 mandate dy partive opozitare, PD dhe LSI. Konfigurimi i partive në garë këto zgjedhje sugjeron se një numër i vogël votash mund të ruajnë rezultatin aktual ose mund ta ndryshojnë atë në favor të opozitës.
Analiza
Ekspertë të lirisë së shprehjes dhe jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut mbi çështje të medias, theksojnë se kërkesa për të sekuestruar kompjuterat dhe mjetet e punës së gazetarëve të Lapsit është një përpjekje për frikësim të medias dhe cënon parimin e mbrojtjes së burimit.
Pesë pretendentët kryesorë për mandat janë të njëjtët nga tre partitë kryesore, PS, PD dhe LSI, por zvogëlimi i numrit të mandateve rrezikon të djegë njërin prej tyre.
Të dhënat e databazës së rrjedhur në media tregojnë se socialistët kanë krijuar një ushtri me mbi 9 mijë “patronazhistë” në Tiranë, shumica e së cilëve janë punonjës të administratës apo të Bashkisë, por edhe të Forcave të Armatosura dhe Policisë, sektorë që e kanë të ndaluar me ligj të merren me politikë aktive.
Të dhënat e monitorimit të mediave audiovizive të analizuara nga BIRN, tregojnë se gjatë dy javëve të para të fushatës zgjedhore, televizionet shkelën balancën e minutazhit në edicione informative, emisioni, transmetive live, si dhe tavanin maksimal të reklamave politike.
Ndërsa në shumë qarqe të Shqipërisë rezultati në numër deputetësh është i vështirë për t’u ndryshuar, qarku i Durrësit me 14 mandatet e tij ka dëshmuar përgjatë historisë së tranzicionit se ka ndryshuar preferencën e votave në mënyrë të tillë, që ka sjellë ndryshime të rëndësishme në rezultatin kombëtar.
Një analizë e BIRN e të dhënave nga llogaritë e faqeve të Facebook-ut dhe Instagram-it të qindra kandidatëve që garojnë për një post në parlament në zgjedhjet e 25 prillit, tregon se Partia Socialiste në pushtet ka një ndërveprim më të lartë me votuesit se opozita.
Qarku i Dibrës do të zgjedhë këtë vit pesë deputetë nga gjashtë që kishte herën e kaluar. Kjo e bën garën në këtë qark të hapur ku njëra nga të dy palët do të kapë ose do të humbasë një deputet. Megjithatë, surpiza elektorale e këtyre zgjedhjeve mund të vijë nga kandidati i pavarur Elton Debreshi.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku palët politike përdorën me shumicë elementë me të shkuar të debatueshme, gara e këtij viti për Qarkun Lezhë duket krahasimisht më e qetë. PS e PD po garojnë me mësues, profesorë dhe mjekë.
Gjysma e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe tre të PD-së në listat e Shkodrës janë banorë të Tiranës në një garë ku marrin pjesë edhe dy fëmijë biznesmenësh. Për LSI konkurron deputeti biznesmen Agron Çela. Njihuni me kandidatët për deputetë në qarkun Shkodër. Kjo analizë është pjesë e një serie analizash zgjedhore nga BIRN Albania.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e vlerësoi të gabuar konkluzionin e Komisionit se, ish-inspektori i KLD-së Piro Samara nuk mund të rivlerësohej pasi nuk gëzonte statusin e magjistratit, ndërsa çmoi se ai ishte subjekt i rivlerësimit ex officio.