Si do të performojnë në vitin 2018 ekonomitë kryesore në botë? Analistët e IHS parashikojnë një panoramë optimiste për shumë ekonomi kryesore dhe në zhvillim.
Në vitin 2017, ekonomia globale pati performancën më të mirë në gjashtë vjet. Frikës së vazhdueshme të “stanjacionit laik” më në fund reshti. Skena është tashmë e përshtatshme për një rritje të qëndrueshme në ekonominë botërore në vitin 2018. IHS Markit parashikon rritje globale 3.2 për qind, ashtu si niveli i rritjes gjatë 2017-ës dhe mbi 2.5 përqindshin e vitit 2016.
Ekonomia amerikane do të shohë një rritje të mëtejshme, me ose pa ulje të taksave. Megjithatë, rritja në Eurozonë parashikohet të ketë pasur kulmin në vitin 2017. Po ashtu, rritja e fundit japoneze pritet të zbehet. Rënia graduale e ekonomisë kineze parashikohet të vazhdojë. Për fat të mirë, rimëkëmbja e vendeve në zhvillim ka gjasa të vazhdojë dhe të marrë pak vrull.
Fatkeqësisht, nuk mungojnë rreziqet me të cilat përballet ekonomia botërore. Por shumica janë kërcënime të nivelit të ulët. Më shqetësuese janë gabimet e politikave në Shtetet e Bashkuara (si shoku fiskal ose një luftë tregtare) dhe në Kinë (si keqmenaxhimi i uljes së borxhit).
Këto janë 10 parashikimet ekonomike për 2018 nga IHS Markit
1. Ekonomia amerikane do të ruajë rritjen mbi trend. IHS Markit pret që rritja në vitin kalendarik 2018 të jetë 2.6%, mbi 2.3% që ishte në 2017 dhe mjaft lart nga 1.5% në vitin 2016. Kushtet financiare mbesin mbështetëse, financat e familjeve po përmirësohen, ndërsa dollari amerikan e ka kaluar kulmin e vet dhe normat e shfrytëzimit të kapacitetit janë të larta. Këto janë mbështetëse për shpenzimet e konsumatorëve dhe ato kapitale, si dhe për strehimin.
Së fundmi, po aq e rëndësishme, nëse Kongresi miraton Aktin Republikan të Uljes së Taksave dhe të Punës, kjo do të shtonte rritjen me 0.3 për qind në vit, nga viti 2018 deri në vitin 2020, gjë që do të ulte normën e papunësisë dhe do të rriste normat e interesit dhe ato të dollarit.
2. Rritja e Europës do të ngadalësohet paksa, por do të mbetet e qëndrueshme. Perspektiva relativisht e ulët për çmimet e naftës do të kufizojë ngritjen e inflacionit, gjë që u shkon për shtat rritjes reale të të ardhurave. Tregjet e punës do të vazhdojnë të përmirësohen. Eksportet do të ndihmohen nga një euro ende konkurrues dhe nga rritja e fortë globale.Më e rëndësishmja nga të gjitha, sfondi politik vazhdon të mbështesë rritjen. Në veçanti, BQE pritet të vazhdojë gradualisht me blerjen e bonove nga fundi i vitit 2018.
Megjithatë, pasiguria politike në Eurozonë (zgjedhjet në Itali, sfidat e koalicionit në Gjermani dhe presionet separatiste në Spanjë) dhe në Mbretërinë e Bashkuar (rreziku i një Brexit “të vështirë”) mund të pengojnë rritjen. Si rezultat, presim që rritja e eurozonës të jetë 2.2% në 2018, ndërsa rritja e Britanisë së Madhe do të bjerë në 1.1%.
3. Rritja e Japonisë do të zbehet. Ndërsa ekonomia do të vazhdojë të rritet në vitin 2018, vrulli do të bjerë krahasuar me vitin 2017. Parashikohet që rritja të zbutet në 1.2% në 2018, nga 1.8% në vitin 2017. Monedha e dobët jen ka gjasa të mbështesë eksportet dhe turizmin, por kjo mund të kompensohet nga zbutja e rritjes për partnerët kryesorë tregtarë të Japonisë, veçanërisht Kinës.
Nga ana tjetër, kërkesa e brendshme do të mbetet e qëndrueshme ndërsa shpenzimet e konsumatorëve do të mbeten të moderuara, por të qëndrueshme. Përveç kësaj, projektet e infrastrukturës përpara Lojërave Olimpike 2020 do të mbështesin shpenzimet kapitale.
4. Vrulli i Kinës do të dobësohet. Problemet e Kinës lidhur me kapacitetet industriale me tepricë, mbingarkesën e borxhit dhe një teprica në fushën imobilare kanë mbetur të pazgjidhura. Qeveria do të vazhdojë t’i adresojë këto probleme përmes programit “Reformimi Strukturor i Palës Furnizuese” në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Këto probleme strukturore dhe reagimi i politikës do të zvarritin ekonominë, në përgjithësi dhe në veçanti kërkesën për investime. Si pasojë rritja do të shkojë 6.5% në vitin 2018. Mbetet për tu parë nëse në vitin 2018 qeveria kineze do të përdorë stimulin edhe një herë, me tu ngadalësuar rritja.
5. Performanca e vendeve në zhvillim do të përmirësohet gradualisht. IHS Markit parashikon një rritje të mëtejshme modeste në 4.9% në vitin 2018, pasi mjedisi global vazhdon të jetë mbështetës për rritjen ekonomike. Ndërsa disa vende do të shohin rritje më të fortë në vitin 2018, vendet dhe rajonet e tjera do të përballen me sfida. Rritja e barrës së borxhit mund të bëhet një rrezik për shumë ekonomi. Në Azi, India do të rimëkëmbet nga goditjet e politikës së shfuqizimit të monedhës dhe nga taksa e importit të mallrave dhe shërbimeve. Njëkohësisht, Indonezia, Malajzia, Filipinet dhe Vietnami do të ruajnë rrijen 5-6%.
Shumica e ekonomive të Amerikës Latine do të shohin përmirësim të rritjes në vitin 2018. Nga ana tjetër, vendet në zhvillim në Europë do të shohin rritje më të ngadaltë, për shkak të mungesës së krahut të punës dhe të kapacitetit të ulët për të ruajtur timin e kërkesës. Në Lindjen e Mesme, rimëkëmbja nga rënia drastike e naftës do të jetë e ngadaltë. Në Afrikën Nënsahariane, ekonomitë e mëdha (Angola, Nigeria dhe Afrika e Jugut) do të kenë vështirësi të rriten mbi 1%.
6. Me pushimin e protestave, çmimet e mallrave do të variojnë dhe do të jenë të paqëndrueshme. Ndërsa çmimet e naftës u rritën në fund të vitit 2017 dhe OPEC dhe Rusia pranuan të zgjerojnë kufijtë e prodhimit edhe për një vit, rritja e vazhdueshme e karburantit jashtë OPEC do t’i vërë tavan çmimeve. Ngadalësimi i rritjes në Kinë, ulja e politikave të lira monetare në vendet e zhvilluara, ulja e borxhit në ekonominë e Kinës dhe një dollar amerikan ende i fortë dhe disi në rritje, të gjitha këto do të veprojnë si kufizime për çmimet e mallrave. Thënë kjo, rreziqet gjeopolitike mund të shtojnë presionet.
7. Presionet në rritje ndaj inflacionit do të qëndrojnë të mbytura. Faktorët strukturalë si teknologjia dhe globalizimi me gjasa do të parandalojnë ndonjë rritje të mprehtë të inflacionit. Për më tepër, do të duhen edhe disa vite para se inflacioni të arrijë ose tejkalojë objektivin prej 2% të bankave qendrore. Në ekonominë amerikane, ka tregues në rritje se një treg shumë i ngushtë i punës po përkthehet në një ritëm modest të rritjes së inflacionit në paga. Në botën në zhvillim, normat e inflacionit kanë rënë dhe do të vazhdojnë të bien, falë çmimeve më të qëndrueshme të mallrave dhe monedhave. Thënë këto, inflacioni do të rritet ngadalë në dy vitet e ardhshme në botën e zhvilluar dhe do të vazhdojë të bjerë në botën në zhvillim.
8. Fed do të vazhdojë të rrisë normat e interesit dhe disa banka të tjera qendrore mund ta pasojnë. Rezerva Federale pritet të rrisë normat e interesit tri herë në vitin 2018 në mars, shtator dhe dhjetor. Megjithatë, ka gjasa që Fed të rrisë normat e interesit edhe më shumë nga shqetësimet e mbinxehjes, duke pasur parasysh rritjen e fortë, një rënie të normës së papunësisë dhe ndikimin e mundshëm të inflacionit nga ulja e taksave.
Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë nuk kanë gjasa të rrisin normat e interesit deri në vitin 2019, dhe Banka e Japonisë do të presë edhe më gjatë. E vetmja bankë qendrore e madhe që pritet të forcohet në vitin 2018 është Banka e Kanadasë. Jashtë G7, vendet me monedha të lidhura me dollarin amerikan (Hong Kongu, Singapori dhe Shtetet e Gjirit) nuk do të kenë zgjedhje veçse të ndjekin FED. Gjithashtu, duke pasur parasysh këto ritme të forta rritjeje, disa ekonomi aziatike mund të forcohen më tej në 2018, përfshirë Indinë, Indonezinë, Filipinet dhe Korenë e Jugut.
9. Dollari amerikan ka gjasa të rritet, edhe pse paqëndrueshmëria mund të mbetet e lartë. Ka të paktën tre arsye pse presioni mbi dollarin gjatë vitit të ardhshëm do të jetë kryesisht i lartë. Së pari, FED ka kaluar shumicën e bankave të tjera qendrore në ciklin e shtrëngimit, që do të thotë se diferencat e normave të interesit do të thellohen në vitin 2018. Së dyti, ndërsa rritja e SHBA-së vazhdon dhe ritmet e rritjes në ekonomitë e Eurozonës, Japonisë dhe Britanisë së Madhe janë më të pakëta, investitorët do të rifokusohen në asetet amerikane.
Së fundi, miratimi i Ligjit të Taksave në SHBA do të rrisë më tej besimin e investitorëve dhe mbase do të rezultojë në rritje edhe më të lartë si dhe në norma të larta interesi. Kufizimi i Parashikojmë se, bazuar te pesha tregtare, dollari do të rritet me 2-3% gjatë vitit 2018, dhe norma euro-dollar do të jetë rreth 1.15 dollarë në fund të vitit.
10. Rreziku i një recesioni mbetet i ulët, pasi vrulli i rritjes globale është forcuar dhe duke përjashtuar gabimet në politika. Nxjerrja nga binarët e ekonomisë globale do të kërkojë një tronditje të lartë. Ndërsa lista e tronditjeve të tilla është e lartë, probabiliteti që ndonjë prej tyre të bëjë dëme serioze është i ulët. FED – apo çdo bankë tjetër qendrore e madhe – ka pak gjasa të rrisë normat e interesit aq lart në vitin tjetër sa për të vrarë rritjen.
Ulja e borxhit duke shitur asete në Kinë ka rrezik, por perspektiva që qeveria kineze të bëjë dëme serioze ndaj rritjes është e largët. Një tronditje e naftës është gjithnjë e mundur, por me rritjen e prodhimit të naftës nga SHBA dhe vendet jashtë OPEC, do të duhet një ngjarje e madhe gjeopolitike në Lindjen e Mesme për të tronditur fort tregjet e naftës. Dhe ndërsa rreziku i grindjeve tregtare është i lartë, shanset për një luftë tregtare absolute janë të ulëta.
Marrë me autorizim nga Weforum.org