Një kamion i kompanisë që po ndërton një hidrocentral në Zall Gjoccaj në Mat u dogj nga persona të paidentifikuar. Banorët kanë kundërshtuar me protesta ndërtimi e HEC.
Energjia
Ndotja e detit nga karburantet është një ndër krimet mjedisore më të shpeshta në Durrës, por institucionet përgjegjëse dhe ato të drejtësisë qëndrojnë duarkryq, duke favorizuar abuzuesit dhe shkelësit e ligjit.
Fondi Botëror për Natyrën (WWF) ka nisur një fushatë kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël në Shqipëri e Ballkan të titulluar “Urime të gjithë humbësve.”
Ekspertët e Komunitetit të Energjisë e kanë përshëndetur deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi anulimin e planeve për digat mbi Vjosë.
Banorët e komuniteteve të prekura nga ndërtimi i HEC-eve në zonat e ndryshme të Shqipërisë, pas përpjekjeve të shumta ndër vite shprehen të zhgënjyer nga shurdhëria e institucioneve, duke parë tashmë si alternativë edhe përballjen me forcë me kompanitë dhe zyrtarët që i mbështesin.
Pas tërmetit shkatërrimtar dhe mbylljes kontroverse të Porto-Romanos, qeveria e kryeministrit Edi Rama e vuri nën presion bashkinë e Durrësit që t’i depozitonte mbetjet në landfillin e Sharrës, në shkëmbim të një tarife të kripur dhe të papërballueshme për qytetin bregdetar.
Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të KPTHN Ballsh shprehet se do të vazhdojnë me protestat dhe grevën e urisë derisa rafineria të administrohet nga një kompani serioze e kontrolluar nga shteti dhe të likuidohen pagat e prapambetura.
Pasi qeveria mungoi në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të lumit të egër të Vjosës, në mesditën e së premtes ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e ngritjes së HEC-ve mbi Vjosë.
Akademikët ndërkombëtarë së bashku me ata vendas dhe përfaqësues të tjerë shoqërisë civile – nën organizimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, u rimblodhën në Tiranë për trajtimin e çështjes së lumit Vjosa, duke debatuar mbi ndikimin e ngritjes së digave dhe atij të kthimit të këtij lumi në një park kombëtar.
Sekretariati i Traktatit për Energjinë në Vienë njoftoi se ka hapur hetim të thelluar për Shqipërinë pasi një vlerësim paraprak gjeti që qeveria e kryeministrit Edi Rama shkeli direktivën e Bashkimit Europian për vlerësimin e ndikimit në mjedis kur i dha me koncesion të pakërkuar një kompanie turke të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë.
Një raport ‘konfidencial’ auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se studimi i fizibilitetit për koncesionin e inceneratorit të Tiranës përmban deformime sasiore dhe cilësore, kosto të pajustifikuara dhe të fryra, si dhe analiza financiare kontradiktore që u miratuan në shkelje të ligjit nga qeveria, duke ia faturuar publikut të gjitha rreziqet financiare.