AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Gjykata Kushtetuese i hap rrugën ‘monopolizimit’ të transmetimeve TV dixhitale

Besar LikmetangaBesar Likmeta
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, anetarët Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese | Foto nga : LSA

Vendimi i marrë nga gjykata për të shpallur si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 62/3 të ligjit për mediat audiovizive, heq kufizimet e pronësisë së operatorëve kombëtar dhe hap rrugën për shpërndarjen e tre licencave për transmetime numerike.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, anetarët Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese | Foto nga : LSA
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, anetarët Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese | Foto nga : LSA

Në një njoftim për shtyp të premten, Gjykata Kushtetuese njoftoi se pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, ajo ka pranuar kërkesën e Shoqatës të Mediave Elektronike Shqiptare për shfuqizimin e nenit 62/3 të ligjit për mediat audiovizive, si të papajtueshëm me kushtetutën.

Neni 62/3 i ligjit të mediave audivizive – i aprovuar nga parlamenti në vitin 2013, vendoste limite mbi përqindjen e aksioneve të cilat një aksioner i vetëm mund të kontrollojë brenda një radio ose televizioni kombëtar.

“Asnjë person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, nuk mund të ketë më shumë se 40 përqind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare për transmetimet audio ose një licencë kombëtare të transmetimit audioviziv,” shkruhet në nenin tashmë të shfuqizuar.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas një tentative të dështuar në maj 2015 nga deputeti socialist Taulant Balla, për ta shfuqizuar nenin e debatueshëm nëpërmjet një amendimi të ligjit.

I ashtëquajturi amendamenti “Balla,” u përball me kundërshtime të forta nga përfaqësitë e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës dhe OSBE-së në Tiranë, të cilët shprehën shqetësimin se heqja e kufizimeve mbi përqëndrimin e pronësisë do të kishte një impakt të dëmshëm në tregun e mediave audivizive në Shqipëri.

Përmes një letre të dërguar në Kuvend në qershor 2015, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin shprehu shqetësime serioze për ndikimin negativ që ky amendament mund të shkaktonte në mjedisin mediatik shqiptar.

“Amendamenti mund të shkaktojë efekte potenciale negative në konkurrueshmërinë e mediave audiovizive, duke krijuar rrezik për monopolizim dhe koncentrim të grupeve mediatike shqiptare me një impakt negativ në lirinë e medias në Shqipëri,” shkruan Vlahutin.

Në letrën e saj për komisionin e Edukimit dhe Medias në Parlament, Vlahutin shprehet se pluralizmi dhe liria e medias janë vlera qendrore të Bashkimit Europian dhe në këtë kontekst Delegacioni “nuk mund të asistoj amendamente që shkojnë në drejtim të kundërt me standardet e BE-së dhe praktikat më të mira të saj.”

Në të njëjtën linjë kundërshtuese u shprehën edhe përfaqësuesja për lirinë e medias në OSBE, Dunja Mijatovic dhe zyrtarët e Këshillit të Europës në Tiranë, duke e detyruar mazhorancën të tërheqë amendamentin Balla.

Në një letër dërguar kreut të parlamentit Mijatoviç shkruan që pasi e ka analizuar amendamentit me kujdes, “kam arritur në përfundimin që afatgjatë mund të ndikojë shumë negativisht në pluralizmin dhe si rrjedhojë lirinë e medias në Shqipëri.”

“Për një treg që ka një pluralitet opinionesh dhe qëndrimesh, është esenciale që të mos lejohet që një kompani ose person i vetëm të dominojë dhe përfundimisht të kontrollojë hapsirën mediatike,” shkruan Mijatoviç.

Megjithatë, atë që Balla dhe mbështetësit e tij në grupet mediatike më të mëdha në vend nuk arritën ta bënin politikisht – për shkak të rezistencës nga opozita dhe ndërkombëtarët – ata e realizuan me anë të ankimimit në Gjykatën Kushtetuese.

Licencat numerike

Procesi i dixhitalizimi të transmetimeve televizive në Shqipëri ka qenë i gjatë dhe kompleks, i shenjuar nga akuza politike dhe procese gjyqësore midis operatorëve dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA.

Edhe pse licencat nuk janë ndarë akoma, që nga viti 2004 në Shqipëri nëntë subjekte televizive transmetojnë në mënyrë dixhitale.

Strategjia e aprovuar nga qeveria në vitin 2012, për kalimin nga transmetimet analoge në ato dixhitale, kishte për qëllim legalizimin e tregut ekzistues të zhvilluar tashmë.

Procedura e parë e inicuar nga AMA për shpërndarjen e licencave dixhitale, u rrëzua me një vendimin gjykate në vitin 2013.

Në prill 2015 AMA hapi një procedurë të re, me formë prokurimi “Beaty Contest” përmes dy kritereve; operatorët duhej të kishin licencë kombëtare ose eksperiencë në transmetimet dixhitale.

Të përzgjedhurit e AMA ishin televizionet kombëtare Top Channel dhe TV Klan, dy platformat dixhitale ekzistuese, Digit-Alb dhe Tring TV dhe Supersport- e cila nuk ishte përfshirë në procedurat e mëparshme.

Pas një serie betejash ligjore, Tring TV e tërhoqi kërkesën e saj për një licencë transmetimi dixhital dhe Supersport u skualifikua nga procedura e Beauty Constestit –duke lënë vetëm tre kompani në garë.

Megjithatë, në mbledhjen e saj të 1 shkurit 2016, bordi i AMA-s nuk arriti ta votonte shpërndajen e licencave të reja, pasi anëtarët e opozitës në këtë institucion, Suela Musta dhe Sami Neza, votuan kundër..

Neza dhe Musta sqaruan se vota e tyre kundër kishte dy arsye; tejkalimin e afateve ligjore të procesit dhe përqendrimin e pronësisë tek operatorët audiovizivë.

Nga operatorët e përfshirë në Beauty Contest, Top Channel dhe TV Klan e përmbushin detyrimin e përqëndrimit të pronësisë vetëm formalisht, ndërsa Digitalb jo. Në platformën televizive me pagesë, paketa kontrolluese prej 51 për qind të aksioneve zotërohet nga trashëgimtarët e themeluesit Dritan Hoxha, ndërsa 49 për qind nga aksionerë të tjerë.

Pas ankimimit të vendimit të AMA-s nga TV Klan, Top Channel dhe Digitalb në Gjykatën Adminstrative në Tiranë, kjo e fundit ka marrë nje vendim në fillim të marsit që e detyron AMA-n të shpërndarjë licencat dixhitale- duke hedhur poshtë rezistencën e antarëve të opozitës në bordin e saj drejtues.

Pas vendimit të gjykatës administrative e vetmja pengesë që qendronte midis tre operatorëve kombëtare dhe licencave të tyre dixhitale, mbeteshin pengesat e nenit 62/3 mbi përqendrimin e pronësisë. Kjo pengesë e fundit ra perfundimisht të premten me vendimin e shpallur nga Gjykata Kushtetuese, por se kush do të jenë pasojat e tij vetëm koha do ta tregojë.

Etiketa: AdministrativeAkuzaAMABashkim DedjaBashkimit EuropianBEDunja MijatovicGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqKlankushtetueseKuvendLiriaLiria e MediasMediat audioviziveOpozitaOSBEparlamentQeveriaRomana VlahutinrrezikshqipShqipërishqiptareSuela MustaTaulant BallaTelevizionetTop ChannelTregTring TVTV KlanVendimVendimiVota
Tjetri
Komuniteti LGBTI pedalon për një jetë larg paragjykimeve

Komuniteti LGBTI pedalon për një jetë larg paragjykimeve

727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.