AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, bëri thirrje për një “Marrëveshje të Re për Shqipërinë”, duke argumentuar se forca politike në pushtet duhet t’i nënshtrohet një procesi rinovimi dhe vetëpastrimi për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes.

BIRNngaBIRN
3 weeks më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
spiropali
Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali pas dekretimit të kabinetit. Foto: Facebook.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Spiropali tha se Shqipëria që qytetarët dëshirojnë të ndërtojnë duhet të jetë “më e hapur, më e drejtë, më meritokratike dhe më europiane”, por shtoi se arritja e këtij objektivi kërkon transformimin e vetë Partisë Socialiste.

“Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe”, shkroi Spiropali.

Deklarata vjen në një moment kur Partia Socialiste po përballet me presion në rritje për shkak të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj një sërë zyrtarësh të lartë, si dhe përballë valës së protestave qytetare të mbiquajtura “Revolucioni i Flamingove”.

Megjithëse Spiropali nuk specifikoi se çfarë nënkupton konkretisht “Marrëveshja e Re”, përdorimi i termave si “vetëpastrim”, “meritokraci” dhe “demokratizim” sugjeron një përpjekje për ta paraqitur partinë në një fazë reflektimi dhe reformimi të brendshëm.

Mesazhi merr peshë të veçantë pasi vjen nga një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të kryeministrit Edi Rama ndër vite. Ai pason gjithashtu largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar socialist, një vendim që ka nxitur diskutime mbi klimën e brendshme në partinë në pushtet dhe nevojën për rinovim politik.

“Ta bëjmë Marrëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë”, shkroi Spiropali, duke argumentuar se përmirësimi i vendit kalon përmes përmirësimit të vetë forcës politike që e qeveris atë.

Deklarata nuk shoqërohej me propozime konkrete për reforma, por ajo pritet të ushqejë debatet mbi gjendjen e Partisë Socialiste dhe sfidat me të cilat përballet qeveria e Edi Ramës pas më shumë se një dekade në pushtet.

 

Tjetri
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
sequence 01.00 07 18 25.still002 e1719412038410

Bosnja shënon përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, varrosen edhe 10 viktima të tjera

13:11 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.