Një hetim bazuar te dyshimet për shkelje të procedurave të prokurimit publik nga ish-qeveria ka identifikuar një seri çështjesh brenda ministrive të mbrojtjes, zhvillimit rajonal dhe bujqësisë.
Ministria e mbrojtjes, ajo e zhvillimit rajonal dhe agjencia vartëse e saj për infrastrukturën rrugore, si dhe ministria e bujqësisë, janë që të gjitha nën hetim për shkak të dyshimeve për shkelje, të cilat rëndojnë mbi ish-koalicionin qeveritar të Bojko Borisov, lajmëroi të premten kryeministri Ognjan Gerdzhikov.
Kontrollet administrative me fokus te prokurimet publike janë urdhëruar nga qeveria teknike e Bullgarisë që prej emërimit në janar nga presidenti Rumen Radev.
Gerdjikov shpjegoi se dy javët gjatë të cilave kabineti i tij ka hetuar punën e administratës së mëparshme nuk kanë qenë të mjaftueshme për një analizë të thellë.
Megjithatë ai tha se qeveria e përkohshme do të vazhdojë kontrollet gjatë kohës së kufizuar të punës, derisa të zgjidhet një administratë e re zgjidhet më 26 mars.
“Janë dërguar sinjale te të gjitha institucionet përgjegjëse në mënyrë që të ndërmerren masat pasuese”, tha ai.
Hetimi identifikoi shkelje ligjore apo administrative në 45 nga 85 kontratat e prokurimeve publike të nënshkruar nga ministria e mbrojtjes në vitin 2016.
Nëntë nga kontratat e hetuara “kanë tregues të mashtrimit dhe shkeljeve të tjera” dhe i janë dorëzuar prokurorisë, ndërsa të tjerat do të hetohen nga inspektorati financiar i shtetit.
Ish-ministri i mbrojtjes Nikollaj Nencev ka qenë nën kritika të vazhdueshme që kur kabineti i Borisov dha dorëheqjen në nëntor 2016.
Në nëntor, prokuroria e shtetit ngriti akuza kundër tij për shpërdorim të detyrës gjatë dy prokurime të ndara – për prodhimin e uniformave ushtarake dhe për mirëmbajtjen e motorëve të avionëve luftarakë MIG-29 të ushtrisë.
Të mërkurën, ministri i ri i mbrojtjes Stefan Yanev njoftoi se të paktën 100 prokurime të kryera nga administrata e mëparshme do t’i dorëzohen prokurorisë, por raporti i Gerdzhikov tregoi janë vetëm nëntë.
Nençev tha të premten se asgjë nuk do të dalë nga hetimet ndaj tij dhe i quajti ato “rrengje të vjetra dhe të mësuara nga komunistët”.
Ai shtoi se besonte se hetimet e prokurimeve publike të vjetra janë një përpjekje për të hequr vëmendjen e publikut nga çështjet më të rëndësishme, si takimi i NATO-s, që u zhvillua në Bruksel këtë javë.
Probleme të tjera të identifikuara nga hetimi lidhen me tenderët për ndërtimin e autostradave Trakias dhe Hemus, të dhëna nga agjencitë e infrastrukturës rrugore, që sipas Gerdzhikov kanë shkelur parimet e konkurrencës.
Gerdjikov paralajmëroi gjithashtu se vonesat e prokurimeve në ministrinë e bujqësisë mund të shkaktojnë humbje të fondeve europiane.
Ai listuar disa ministri ku nuk janë parë parregullsi si ministritë e financave, transportit, energjisë, rinisë dhe sporteve, mjedisit dhe ujërave, turizmit dhe të punës.
Raporti i plotë i hetimit do të publikohet të hënën.