Kushtet e Ripublikimit

Kushtet e Ripublikimit

Reporter.al është publikim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative Shqipëri. Ne jemi media jofitimprurëse dhe si e tillë, mikpresim ripublikimin e lajmeve tona në media fitimprurëse ose jofitimprurëse përkundrejt kritereve dhe kushteve të caktuara.

Ripublikimi i lajmeve mund të kryhet me kushtin që emri i autorit dhe i publikimit të citohen qartë dhe dukshëm.

Ripublikimi në median në internet mund të kryhet me kushtin që emri i autorit dhe i publikimit të citohen qartë dhe dukshëm ndërsa në fund të ripublikimit duhet të vendoset për referencë linku i klikueshëm i botimit origjinal.

Ripublikimi parapëlqehet të bëhet i plotë dhe jo selektiv.

Në rast të shkrimit të lajmeve nga mediat e tjera me referencë nga Reporter.al apo publikimet e tjera të rrjetit BIRN, ne parapëlqejmë që këto lajme të respektojnë të njëjtat standarde profesionale me ne, dmth të jenë të paanshme, objektive dhe me kritere etike.

Reporter.al dhe BIRN vijon të zotërojë të drejtën e autorit për materialet e veta dhe në rast ripublikimi të dytë (një material i joni i ripublikuar nga një media tjetër dhe më pas nga një media tjetër), duhet të respektojë të njëjtat kritere me ripublikimin e parë.

Reporter.al dhe BIRN rezervon të drejtën për të kërkuar fshirjen e ripublikimit aty ky është e mundur në rast se kriteret e mësipërme nuk respektohen.

Reporter.al dhe BIRN rezervojnë të drejtën e revokimit të të drejtës së ripublikimit në rast se vëren abuzime me këtë të drejtë.

Me abuzim ne nënkuptojmë përdorimin e fakteve të raportuara prej nesh në mënyrë selektive, të njëanshme, jashtë konteksit apo spekulative.

Një pjesë e materialeve të publikuara në faqen tonë, si lajme apo produkte mediatike audiovizuale nuk janë automatikisht pronë e Reporter.al dhe BIRN dhe për rrjedhojë, e drejta për ripublikimin e tyre duhet të kërkohet te pronarët e kësaj të drejte dhe jo te ne.

Fakti që një material gjendet në faqen tonë i cituar si produkt i një individi apo kompanie/organizate tjetër, nuk e bën atë të lirë nga të drejtat e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.