Maqedonia po shtyn miratimin e një projektligji të ri për gjuhën që synon të zgjerojë përdorimin e shqipes, pasi Brukseli e këshilloi atë të përqendrohet në miratimin e shpejtë të reformave të mbështetura nga BE-ja.
Maqedonia ka vonuar miratimin e një ligji të ri gjuhësor, të kërkuar nga komuniteti etnik shqiptar, por do të kthehet në axhendën e parlamentit para festave të Vitit të Ri, tha Artan Grubi, kryetar i komisionit parlamentar që merret me ligjin, pas shtyrjes së një seance të komisionit të caktuar të mbahej këtë javë.
“Kjo javë është e rëndësishme për çështje të tjera të reformës dhe u dhashë përparësi atyre që publiku të mos humbasë fokusin nga atë që është e rëndësishme dhe urgjente në këtë çast,” tha Grubi, një anëtar i partisë më të vogël etnike shqiptare në koalicionin e kryesuar nga Social Demokratët, Bashkimi Demokratik për Integrimin, BDI.
Projektligji qeveritar, i cili ka zemëruar partinë kryesore të opozitës VMRO DPMNE, po shkonte drejt miratimit. Javën e kaluar parlamenti i dha dritë jeshile në leximin e parë, pavarësisht kundërshtimit nga VMRO DPMNE.
Nëse procedura do të kishte vazhduar siç ishte planifikuar, projektligji do të ishte kthyer në një seancë plenare për leximin përfundimtar, ku do të kishte hasur më shumë se 80 amendamente të propozuara nga opozita.
Numri i amendamenteve do ta kishte vonuar votimin, duke e shpërqendruar parlamentin , nga një axhendë e udhëhequr nga BE-ja, kryesisht e përqendruar në sundimin e ligjit dhe reformat në sistemin gjyqësor.
Maqedonia po nxiton të miratojë një sërë reformash të kërkuara nga BE-ja në mënyrë që të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian në shkurt dhe, me shpresë – nëse mund të arrijë një marrëveshje me Greqinë në lidhje me çështjen e mosmarrëveshjes për emrin – një fillim të bisedimeve të shumëpritura për anëtarësim në BE.
Ndryshimi në axhendën e parlamenit ndodhi pas vizitës së ditës së hënë të Komisionerit të Zgjerimit të BE-së Johanes Hahn në Shkup.
Gjatë vizitës, Hahn tha se ligji i gjuhës nuk ishte ndër prioritetet që BE-ja do ta shqyrtonte kur të merrte parasysh një rekomandim pozitiv mbi bisedimet e anëtarësimit.
Hahn tha se Maqedonia duhej të përqendrohej në projektligje shumë më urgjente që do të përmirësonin kushtet në sistemin gjyqësor dhe në sundimin e ligjit.
Të dielën parlamenti fillon një seancë për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. Ai duhet të miratojë gjithashtu ndryshime në Këshillin Gjyqësor. Ai do të diskutojë gjithashtu së shpejti ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve që duhet ta lejojnë Prokurorinë Speciale të veprojë në mënyrë të pavarur kur të mbrojë dëshmitarë kyç në çështje krimesh të profilit të lartë.
Të gjitha këto ndryshime duhet të trajtojnë shqetësimet e BE-së për ndikimin politik që ka në sistemin gjyqësor në Maqedoni.
Një tjetër projektligj është ligji i ri mbi komunikimet që duhet të rrisë kontrollin mbi punën e policisë sekrete, në mënyrë që puna e saj të mos keqpërdoret me qëllim përgjimesh të paligjshme, siç ka ndodhur në të kaluarën.
Ajo që e bën afatin kohor edhe më të shkurtër për parlamentin, është përgjegjësia e tij edhe për të miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm. Të hënën parlamenti do të nisë një debat në lidhje me buxhetin.
Edhe pse jo përparësi për BE-në, miratimi i ligjit të gjuhës së re ishte një nga kushtet kryesore që partitë shqiptare vendosën për kryeministrin Zaev gjatë formimit të qeverisë së re në maj.
Ligji aktual e përkufizon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, por ajo ka status zyrtar vetëm në zonat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë.
Në veri dhe në perëndim të vendit, ku shqiptarët përbëjnë shumicën në shumë zona, kjo s’është një çështje shumë e rëndësishme. Megjithatë, në shumë zona të tjera të vendit, numri i shqiptarëve shpesh është më i ulët sesa 20 për qind. Shqiptarët etnikë përbëjnë rreth çerekun e popullsisë.
Partia opozitare VMRO DPMN dhe disa lëvizje maqedonase për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim në lidhje me këtë, duke e akuzuar Zaevin për më pak butësi ndaj shqiptarëve.
Ata u shprehën se lëvizja do të çojë në federalizimin de-facto të vendit dhe ndarjen e tij, gjë që Zaevi e ka hedhur poshtë.