Media Watch

Lajm 17 Sep 2020

BE paralajmëron socialistët për “anti-shpifjen”

Pas shqetësimit të ngritur nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare të të drejtave, Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca i kërkoi socialistëve të ndjekin rekomandimet e Venecias në tërësi dhe paralajmëroi se BE po e ndjek nga afër çështjen për t’u siguruar që “ndryshimet do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe Europiane”.

Lajm 16 Sep 2020

Organizatat ndërkombëtare kundërshtojnë planet e Ramës për ligjin antimedia

Një plan nga Kuvendi i Shqipërisë për të rikthyer për miratim ligjin kontrovers kundër medias online që më herët është kritikuar nga BE-ja dhe Komisioni i Venecias ka alarmuar organizatat vendëse dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat bëjnë thirrje për vetë-rregullimin e medias dhe jo rregullimin shtetëror të saj.

Analize 20 Jun 2020

Gara për kryetarin rrezikon të rrisë ‘tutelën e qeverisë’ mbi AMA-n

Tre këshilltarë të qeverisë “Rama” dhe drejtori i Informacionit i Bashkisë së Tiranës konkurrojnë mes tyre për postin e kreut të AMA –në dukje pa plotësuar as kriterin formal të vjetërsisë në punë –një garë që rrit shqetësimet mes organizatave të medias për fiktivitet dhe varësi të mëtejshme të institucionit nga politika.

Lajm 19 Jun 2020

Opinioni final i Venecias rrëzon ligjin e qeverisë për mediat online

Në opinionin final të Komisionit të Venecias, ligji i qeverisë për median online kritikohet se mund të sjellë efekt frikësues për gazetarët dhe ndrydhje të debatit të lirë në internet.

Lajm 5 Jun 2020

Venecia hedh poshtë paketën e Edi Ramës për kontrollin e medias online

Komisioni i Venecias i ka dhënë një shuplakë përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të kontrolluar përmbajtjen e mediave online nëpërmjet të ashtuquajturës paketa anti-shipfje.

Lajm 3 May 2020

BIRN fiton Çmimin e Lirisë së Shtypit nga organizata Reporterët pa Kufi

Për të festuar ditën e lirisë së shtypit të Dielën, grupi aktivist Reporterët pa Kufi, kapitulli i Austrisë, i dha çmimin e vet vjetor Rrjetit Ballkanik për Gazetari investigative për meritat në gazetarinë e pavarur në Ballkan.

Lajm 23 Apr 2020

Kryeministri pranon se ka tërhequr padinë për shpifje në Gjermani

Kryeministri Edi Rama deklaroi të Mërkurën në Twitter se është tërhequr nga padia që kishte ngritur për shpfije kundër gazetës gjermane BILD pas publikimit të saj të audiopërgjimeve që tregonin zyrtarë socialistë në bashkëpunim me rrjetet kriminale të vendit për të manipuluar zgjedhjet.

Lajm 21 Apr 2020

Reporterët pa Kufij: Përkeqësohet liria e medias në Shqipëri

Shqipëria ka humbur dy vende në Indeksin e Lirisë së Medias në botë të publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij për vitin 2019, duke u renditur e 84 nga 180 vende.

Lajm 1 Apr 2020

COVID-19 po ndihmon qeveritë me axhenda joliberale edhe në Europë

Një grup organizatash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i bënë thirrje Këshillit të Europës të veprojë me forcë ndërkohë që pandemia e koronavirusit duket se po ia lehtëson punën drejtuesve me prirje autoritatiste të keqpërdorin të dhënat personale dhe të shtypin lirinë e shprehjes apo të kufizojnë transprencën.

Analize 30 Mar 2020

Kriza e koronavirusit trondit edhe industrinë e medias në Shqipëri

Me gazetat e mbyllura, redaksitë televizive të përgjysmuara dhe reklamat në pikiatë, kriza e koronavirusit rrezikon të lërë pa paga dhe pa punë një numër të konsiderueshëm punonjësish të medias në vend.

Më shumë