Juristja Natasha Mulaj është zgjedhur zgjedhur në krye të Kolegjit të Apelimit, institucioni më i lartë i procesit të vertingut në Shqipëri.
Lajmi i zgjedhjës së kreut të Kolegjit të Apelimit është përshëndetur në Twitter nga Genove Ruiz Kalavera, kryetarja e bordit ndërkombëtar të monitorimit.
“Ndërtimi i institucioneve të vetingut vazhdon në Shqipëri, Kolegji Apelimit ka zgjedhur kreun,” shkruan Calavera.
Kolegji i Apelimit përbëhet nga shatë anëtarë të zgjedhur nga parlamenti në muajin korrik. Ai është një nga institucionet kycce të reformës në drejtësi, duke qenë që pritet ta japë verdiktin final mbi gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut.
Një javë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zgjodhi si drejtues Gerta Tafën, pedagoge e së drejtës financiare dhe ish-sekretare e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë.
Edhe pse ligji Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit pritet të fillojnë punë në shtator, ligji i vetingut përballet akoma me një sfidë në Gjykatën Kushtetuese të ngritur nga dy shoqatat kombëtare të gjyqtarëve.
Sipas padisë së dorëzuar më 1 qershor në Gjykatën Kushtetuese, dy shoqatat që përfaqësojnë interesat e lobit të gjyqtarëve, kërkojnë të shfuqizojnë një numër nenesh të ligjit të vetingut, të cilat rregullojnë kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve përsa i përket lidhjeve dhe përfshirjes së tyre me krimin e organizuar.
Më konkretisht, shoqatat kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të pikave në ligj që legjitimojnë mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarë të mbrojtur të prokurorisë, nga përgjimet telefonike të kryera nga agjencitë ligjzbatuese apo nga dëshmi konfidenciale që mund të mbërrijnë në institucionet e vetingut nga oficerë apo agjentë të policisë gjyqësore.
Shoqatat kërkojnë gjithashtu që gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në procesin e vetingut të kenë të drejtën të japin dorëheqjen në çdo kohë, duke sjellë si rrjedhojë ndërprerjen e kontrollit. Sipas ligjit për “rivlerësimin kalimtar”, kjo e drejtë ka skaduar tre muaj pas hyrjes në fuqi të tij.
Pretendimet e dy shoqatave të gjyqtarëve hidhen poshtë si të pabazuara nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili përmes një argumentimi të gjatë i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë tërësisht kërkesën.