Lajm26 Aug 2021

Pesë të vrarë në një aksident të rëndë në Qafë Muzinë

Pesë persona humbën jetën dhe 4 mbetën të plagosur pas përplasjes së dy makinave në Qafë Muzinë mes Gjirokastrës dhe Sarandës.

Autor: Raimond Kola BIRN Gjirokastër
Printo

Makina e përfshirë në aksident në Qafë Muzinë. Foto: Raimond Kola.

Pesë persona humbën jetën pasi një furgon udhëtarësh u përplas me një makinë Land Rover dhe doli nga rruga e ra disa metra poshtë saj në vendin e quajtur Muzinë në rrugën Gjirokastër-Sarandë.

Policia identifikoi si viktima të aksidentit Bardhi Proda (shoferi furgonit), si dhe shtetasit Fiqiri dhe Dritë Korçari. Ndërkohë dy shtetas të tjerë mendohet se janë turistë të huaj pasi ende nuk janë identifikuar. Në spitalin civil të Gjirokastrës po marrin ndihmë tre vajzat që udhëtonin me fuoristradën tip “Land Rover”  që janë plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën. Rexhina Ç., 22 vjeç, si dhe dy shtetaset italiane të identifikuara si Ana C. dhe Xhulia P.  Po kështu në spital jashtë rrezikut për jetën është edhe 25 vjeçarja Greta K, nga Fieri, e cila ishte pasagjere në furgon.

Sipas Policisë së Gjirokastërs aksidenti ndodhi  rreth orës 15:30 kur mjeti tip “Land Rover” i cili drejtohej nga shtetasja  Rexhina.Ç u përplas me furgonin e udhëtarëve të linjës Sarandë -Tiranë i cili drejtohej nga i ndjeri Bardhi Proda.

Policia tha se si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Katër prej personave që ndodheshin në furgon vdiqën në rrugë, ndërsa një prej tyre u nda nga jeta në spital.