Tre deputetë të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, u arrestuan të premten pasi nuk u paraqitën në gjykatë për t’u përballur me akuzat për hedhje gazi lotsjellës në parlament.
Policia e Kosovës arrestoi tre deputetë të Vetëvendosjes, Albin Kurtin, ish-lideri i Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupi, rreth orës 10:00 të ditës së premte në Prishtinë, ndërsa po shkonin në parlament për të marrë pjesë në një seancë.
Urdhrat për arrestimin e tyre u lëshuan të enjten pasi ata nuk u paraqitën në gjykatë të mërkurën për gjyqin, ku ata akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në parlament në 2015.
Një deputet i katërt, Faton Topalli, gjithashtu nga Vetëvendosja, u paraqit në gjykatë të mërkurën.
Deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës në shenjë proteste kundër planeve për të ratifikuar një marrëveshje polemike me Malin e Zi dhe për të krijuar një shoqatë autonome të komunave me shumicë serbe.
Në nëntor të vitit 2015, pavarësisht se ishte gjithashtu subjekt i një urdhër arresti, Kurti mori pjesë në një tubim dhe iu drejtua protestuesve nga skena.
Kurti më pas u mbajt 30 ditë në burg pasi policia e arrestoi atë kur mësynë selinë e partisë Vetëvendosja, duke u përleshur me mbështetësit e saj. Rreth 100 përkrahës të opozitës, disa prej të cilëve u përpoqën të ndalonin arrestimin e Kurtit, u arrestuan gjithashtu.