Grupe njerëzish kanë paraqitur kallëzime kundër Xhandarmërisë Rumune dhe prokurorët kanë nisur një hetim për ndërhyrjen e dhunshme të forcës ushtarake të sigurisë ndaj protestuesve anti-korrupsion.
Shumë njerëz kanë paraqitur kallëzime kundër Xhandarmërisë Rumune dhe prokurorët kanë nisur një hetim të ndërhyrjes së dhunshme të forcave ushtarake kundër protestuesve kundër korrupsionit.
Prokurorët ushtarakë rumunë filluan të dëgjonin dëshmitarë të hënën për të hetuar përdorimin e pretenduar të tepruar të forcës nga Xhandarmëria e vendit dhe policia kundër trazirave në një tubim anti-qeveritar të premten në mbrëmje, kur 452 persona u plagosën në përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë.
Të hënën në mëngjes, të paktën 33 vetë kishin paraqitur kallëzime zyrtare te prokurorët ushtarak pasi u lënduan kur policia e trazirave shpërndau protestuesit në Bukuresht me gaz lotsjellës dhe me ujë.
Prokurori ushtarak Ionel Corbu, i cili po drejton hetimin, u tha gazetarëve të hënën në mëngjes se ai po hetonte përdorimin e dyshuar të tepruar të forcës, por edhe neglizhencën në detyrë, pasi dy xhandarëve iu zu pritë nga turma dhe lanë pas nga kolegët e tyre.
“Për momentin kemi kërkuar dokumente se si u organizua misioni. Ne do të thërrasim gjithashtu xhandarët në seancat dëgjimore,” tha Corbu.
Një grua në një karrige me rrota që u filmua duke u trajtuar keq nga policia e trazirave të premten erdhi në zyrën e prokurorit për të dhënë dëshmi të hënën.
Ndërkohë aktivistët anti-korrupsion thanë se po planifikojnë një protestë të re të hënën në mbrëmje, pasi mbi 10,000 vetë dolën të dielën në ditën e tretë të protestave anti-qeveritare në Bukuresht. Mijëra gjithashtu protestuan në qytete të tjera anembanë vendit.
Pas dhunës të premten, forcat e sigurisë arrestuan dhe akuzuan dy vetë nën dyshimin se sulmuan dy xhandarë. Një nga të dyshuarit u kap në protestën e së dielës në sheshin “Victoriei”.
Ndërkohë, disa organizata joqeveritare, përfshirë Rumania 100 3 ish-kryeministrit teknokrat Dacian Ciolos, paraqitën një kallëzim zyrtar në zyrën e prokurorit ditën e hënë, duke kërkuar një hetim mbi përfshirjen e ministrit të brendshëm, kreut të xhandarmërisë dhe prefektit të Bukureshtit , një guvernator i qytetit, në ndërhyrjen e dhunshme kundër protestuesve.
Sipas Xhandarmërisë, ishte prefekti që nënshkroi urdhrin për evakuimin me forcë të sheshit të premten.
Komisionerja e Drejtësisë e BE-së Vera Jurova tha për gazetën gjermane Die Welt se ishte e shqetësuar se si qeveria rumune do ta drejtojë presidencën e Këshillit Europian, të cilin Bukureshti planifikon të marrë përsipër më 1 janar 2019.
“Është e qartë se duke filluar nga janari, Rumania nuk do të jetë përgjegjëse vetëm për vendin e saj, por edhe për të gjithë Europën, pasi ajo do të mbajë presidencën e Këshillit të BE-së. Ajo ka nevojë për kredibilitet, sidomos në fusha si drejtësia,” tha Jurova.