Lajm25 Jun 2019

Prokurori Behar Dibra konfirmohet për SPAK

Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, njëherazi kandidat për Strukturën e Posaçme Antikurrupsion, SPAK, kaloi me sukses testin e vetingut.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Prokurori i Krimeve te Renda, Behar Dibra pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të martën në detyrë prokurorin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Behar Dibra.

Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Prokurori Behar Dibra e ka filluar karrierën në vitin 1997. Që nga viti 2004 ai shërben si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda.

KPK e filtroi prokurorin Dibra për të tre kriteret e vetingut – përfshirë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin. Hetimi administrativ i thelluar KPK-së ndaj subjektit nuk konstatoi probleme serioze për të tre kriteret e rivlerësimit.