AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Raporti i Progresit shqetësohet për planet e qeverisë për incerneratorë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Artikull kryesor Mjedisi, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të inceneratorit të Elbasanit në Prill, 2017 | Foto nga: Ministria e Mjedisit

Kapitulli për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimaterike të Raportit të Progresit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian iu bashkua shqetësimit të banorëve të fshatit Verri në Fier si dhe aktivistëve mjedisorë duke vlerësuar se planet e qeverisë “Rama” për ndërtimin e incerneratorëve bien ndesh me interesat mjedisorë të vendit.

Kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të inceneratorit të Elbasanit në Prill, 2017 | Foto nga: Ministria e Mjedisit

Qeveria shqiptare habiti ekspertët mjedisorë disa vite më parë, kur pa pritur dha një kontratë koncesionare me propozim të pakërkuar për ndërtimin e një incerneratori në Elbasan. Habia konsistonte në faktin që strategjia kombëtare për menaxhimin e mbetjeve urbane nuk parashikonte nevojë për ndërtimin e incerneratorëve si një mënyrë për zvogëlimin e volumit të mbetjeve. Strategjia, e miratuar vite më parë, vlerësonte se grumbullimi i duhur dhe rritja e shkallës së riciklimit të mbetjeve i mjaftonin një vendi të vogël si Shqipëria për të menaxhuar mbetjet për dekadat e ardhshme, kryesisht për shkak se prodhimi i mbetjeve në vend është i ulët, i kushtëzuar nga niveli i ulët ekonomik si dhe nga fakti se zvogëlimi i volumit të mbetjeve me djegie është forma më e kushtueshme e menaxhimit të problemit.

Por qeveria jo vetëm që dha ndërtimin me koncesion të një inceneratori në Elbasan, që do t’i kushtojë shqiptarëve 3.3 miliardë lekë nga taksat e tyre, por vijoi me planet për të ndërtuar, sërish me koncesion, një incernerator në Fier dhe një tjetër, shumë të madh dhe të kushtueshëm, në Tiranë. Nëse do të ndërtohet, incerneratori i Fierit do t’i kushtojë taksapaguesve 4 miliardë lekë ndërsa ai i Tiranës, mund t’i kushtojë taksapaguesve rreth 16 miliardë lekë, për një total prej mbi 23 miliardësh ose afro 176 milionë euro.

Por ka vetëm një problem: incernetatorët kanë dalë nga moda dhe përdorimi i tyre po diskurajohet në shumë vende për disa arsye praktike: e para, incerneratorët janë në konflikt me riciklimin, metoda e parapëlqyer e menaxhimit të mbetjeve, si për shkak të kostos ekonomike më të ulët ashtu edhe për shkak të përfitimeve mjedisore më të larta. E dyta, incerneratorët janë të kushtueshëm, forma më e kushtueshme e menaxhimit të mbetjeve që bota njeh aktualisht.

Bashkimi Europian e bëri të qartë këtë me një fjali të shkurtër në Raportin e Progresit të Shqipërisë të publikuar të martën:

“Ndërtimi i një incerneratori në Elbasan, i cili filloi të operojë vitin e kaluar dhe planet për investime të mëtejshme në incerneratorë përbëjnë një shqetësim në termat e respektimit të parimeve të BE-së për shkak se groposja dhe incernerimi janë opsionet më pak të pëlqyera të menaxhimit të mbetjeve.” [Link Raporti i Progresit]

Raporti në kapitullin e mjedisit e konsideron Shqipërinë një vend me “nivel të ulët të përgatitjes” për anëtarësim ndërsa vlerëson se ecuria nga raporti i fundit i progresit i publikuar më 2016 është “e pakët”.

Shqipëria, thotë raporti, nuk ka instrumentet e nevojshme ekonomike për të promovuar riciklimin e mbetjeve në vend të groposjes apo djegies së tyre, ndërsa vlerëson se kriteret për dhënien e lejeve mjedisore për ndërtime hidrocentralesh apo resortesh turistike në zonat e mbrojtura nuk janë në përputhje me rregullat e BE-së.

Qeveria shqiptare është kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore për praktikën e dhënies së koncesioneve, veçanërisht koncesioneve të pakërkuara siç është rasti i incerneratorëve, për shkak se sipas FMN-së, “kapacitetet e qeverisë për të vlerësuar kostot dhe përfitimet” e koncesioneve janë “të pamjaftueshme” për të garantuar se këto koncesione janë në përputhje me interesin publik. Qeveria ka refuzuar të dëgjojë këto këshilla deri tani. Por planet e saj për ndërtimin e incerneratorit të dytë në fshatin Verri të Fierit kanë hasur kundërshtimet e ashpra të banorëve të zonës.

Kryeministri Rama ka deklaruar se dëshiron të bindë banorët e Fierit se projekti i incerneratorit “nuk sjell ndotje, por ky projekt sjell ekonomi, sjell punësim, sjell zhvillim.”

Gjithsesi, siç shkruhet edhe në Raportin e Progresit, banorët e fshatit Verri nuk janë të vetmit që mendojnë se incerneratori është vetëm një gjë e mirë.

Aktualisht Shqipëria nuk ka një sistem “të integruar” për menaxhimin e mbetjeve urbane. Një pjesë e madhe e territorit të vendit nuk kanë fare sistem grumbullimi të mbetjeve ndërsa proceset e riciklimit pothuajse nuk ekzistojnë në mënyrë të organizuar. Megjithatë, një pjesë jo e vogël e mbetjeve, veçanërisht metaleve, plastikës dhe letrës, të cilat kanë një vlerë relativisht të lartë tregtare, riciklohen falë punës së shtresave më të varfra të shoqërisë. Incerneratorët rrezikojnë të dëmtojnë pikërisht riciklimin e letrës dhe plastikës, pasi janë dy llojet e mbetjeve që mund të digjen në këto impjante. Llojet kryesore të mbetjeve si qelqi, nuk digjen në incerneratorë ndërsa mbetjet organike janë shumë të kushtueshme për t’u djegur për shkak të përmbajtjes së ulët energjetike që kanë.

Etiketa: aktivistAktivistëBanorëBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEEdi RamaekonomielbasanEuroFierFMNinceneratoriinvestimeKoncesionkonfliktKryeministri Edi RamaMinistria e MjedisitMjedisitndotjeParaPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaRaportiSHshqipShqipëriashqiptareTaksatTiranëzhvillimZonat e Mbrojtura
Tjetri
Serbia kundërshton marrjen nën kontroll të Trepçës nga Kosova

Pse hesht presidenti i Serbisë për dënimin e Sheshelit?

mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

“Përvojë transformuese”: Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

08:29 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.