Një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes në një shkollë jo-publike në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, solli evakuimin e gjithë nxënësve të shkollës, ndërsa 6 prej tyre u dërguan në spital me probleme të lehta shëndetësore.
Një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes në një shkollë jo-publike në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ka sjellë evakuimin e gjithë nxënësve të shkollës të mërkurën në mëngjes. 6 prej nxënësve u dërguan në spital, me shenjsa si të helmimit, por policia njoftoi se ishin jashtë rrezikut.
Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e të mërkurës se rreth orës 09:30 të po kësaj dite, në një shkollë jo publike në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet ka pasur rjedhje gazi në sistemin e ngrohjes dhe është kryer evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.
Me anë të dy njoftimeve, policia bëri me dije se 6 nxënësve u janë shkaktuar pasoja shëndetësore të lehta si pasojë e rrjedhjes së gazit dhe se janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe se janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën.