Njerëzit në Ballkan nuk kanë shumë arsye për të buzëqeshur sipas një studimi të ri të publikuar në Ditën Botërore të Lumturisë.
Sa të lumtur janë njerëzit në Ballkan? Jo shumë, nëse do të merrnim në konsideratë një renditje të re të publikuar në Nju Jork të hënën në Ditën Botërore të Lumturisë – mbështetur nga OKB që nga viti 2012.
Duke përdorur disa standarde që variojnë nga të ardhurat te jetëgjatësia, mirëqenia, korrupsioni [mungesa], besimi dhe bujaria, Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm ka zbuluar jo për çudi që skandinavët buzëqeshin më shumë.
Po të hiqet Zvicra, ata mbajnë katër nga pesë vendet kryesore, pasuar ngushtësisht në vendin e gjatë nga holandezët, që mund të shpjegojë përse votuesit në Holandë nuk votuan për të zemëruarin e krahut të djathtë Geert Wilders javën e shkuar.
Amerikanët dhe britanikët duken përgjithësisht të kënaqur, pasi vijnë në vendin e 14 dhe 19.
Si zakonisht, vendet e kapluara nga lufta ose varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme ndodhen në fund të listës, ku gjendet Siria, Jemeni, Burundi, Ruanda, Republika e Afrikës Qendrore.
Në Ballkanin jo edhe aq të lumtur, rumunët dhe sllovenët duken më të lumturit ose më pak të mërzitur, duke u renditur në vendin e 57 dhe 62 respektivisht, mbi vendet e tjera të Ballkanit. Serbia, Kroacia dhe Kosova janë të gjitha në dhjetëshen e 70, mbi Malin e Zi.
Dy vendet më të mjerueshme në Ballkan janë Maqedonia dhe Bosnja, në vendin e 90 dhe 92. Maqedonasit mund të zemërohen kur ta gjejnë veten përpara Somalisë së shkatërruar.
Shqipëria u rendit në vendin e 109.
Meik Wiking, nga Instituti i Kërkimit të Lumturisë në Danimarkë, tha se ndjesia e mirëqenies mes skandinavëve ishte e lehtë për t’u kuptuar. “Në vendet nordike ka një ndjesi komuniteti dhe kuptimi për të mirën e përbashkët,” tha ai për Daily Mail.
Autori i raportit John Helliwell, një ekonomist në Kanada tha për Mail se lumturia nuk lidhej vetëm me paratë. “Janë gjërat njerëzore që kanë rëndësi. Nëse pasuritë e bëjnë më të vështirë të kemi marrëdhënie të rregullta dhe të besueshme mes njerëzve, a ia vlejnë? Materialja mund të pengojë njerëzore,” tha ai.
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon lançoi SDSN në 2012 për të promovuar ekspertizë shkencore globale në shërbim të zgjidhjeve të problemeve të zhvillimit të qëndrueshëm.