“Nuk e di se me ç’armë do të luftohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katërt Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.” – Albert Ajnshtajn.
Që nga ‘lufta për t’i dhënë fund të gjithë luftërave’ – siç e parashikoi gabim H G Wells një shekull më parë – bota ka parë ‘paqen për t’i dhënë fund të gjitha paqeve’ të çojë në tmerre të luftës së dytë botërore, luftëra të deleguara përmes Luftës Botërore dhe sot, konflikte të dhunshme që prekin vazhdimisht civilët në shkallë disproporcionale dhe të shkelin të gjitha vijat e kuqe të vënë nga ligjet për konflikt të armatosur. Makineria e luftës dhe fuqia e armatimeve në dispozicion janë rritur dramatikisht. Rreziqet e një lufte të tretë botërore janë gjigante. Nëse shtojmë të gjitha mjetet dhe metodat e luftës – konvencionale, bërthamore, kibernetike, dronët dhe me radhë – kemi potencial ushtarak për ta shkatërruar veten plotësisht.
Dhuna është ndezur në Lindjen e Mesme, Europa dhe Rusia janë në kufi të një konflikti mbi Ukrainën, SHBA-të edhe një herë u angazhuan në aksion ushtarak në Irak dhe teksa NATO tërhiqet, Afganistani është vulnerabël. Të tjera mosmarrëveshje janë ndezur në ishujt në Detin e Jugut të Kinës, tensione ka në gadishullin korean dhe mbi Kashmirin – të cilat lehtësisht mund të eskalojnë.
Në 100 vitet e fundit, kemi mësuar shumë si të parandalojmë konfliktin. Pas luftës së dytë botërore, krijuam Kombet e Bashkuara me qëllimin primar të kursimit të gjeneratave të ardhshme ndaj luftës. Bashkimi Europian u rrit gjatë dekadave nga një traktat tregtar në një organizatë që fitoi Çmimin Nobel të Paqes për pjesën e vet në transformimin e Europës nga një kontinent i luftës në një kontinent të paqes. NATO ka luajtur rolin e vet në mbështetjen e aleancës transatlantike që bëri bashkë shumë vende europiane në një kauzë të përbashkët. Sot lufta mes Gjermanisë dhe Francës është thuajse e pamundur për t’u imagjinuar.
Organizata të tjera rajonale janë krijuar në Afrikë, Azi, Paqësorin Jugor dhe Amerika. Trupa ndërkombëtarë janë krijuar për të zbatuar çarmatimin dhe traktatet e sigurisë dhe ekspertiza e shoqërisë civile është kanalizuar përmes universiteteve dhe organizatave të analistëve – përfshirë Chatham House, e krijuar në 1919 me pikëpamjen për të parandaluar luftërat e ardhshme.
Sipas Programit Uppsala të Të Dhënave të Konfliktit, 254 konflikte të armatosura janë luftuar që nga viti 1946 nga të cilat 114 janë klasifikuar si luftëra (përkufizuar si më shumë se 1000 vdekje të lidhura me konfliktin në vit). Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, numrat e konflikteve të armatosura kanë rënë dramatikisht. Nga 33 konflikte të armatosura të listuara në 2013, vetëm shtatë u klasifikuan si luftëra – një rënie me 50% nga viti 1989.
Shumë faktorë kanë mbështetur pakësimin në konfliktet e armatosura përfshirë shuarjen e luftërave të deleguara, proceset e paqeruajtjes së OKB dhe zhvillimin ekonomik. Kërkimi nga Raporti i Sigurisë Njerëzore tregon se negociatat e paqes dhe marrëveshjet e armëpushimit pakësojnë konfliktin e dhunshëm edhe kur dështojnë.
Gjashtë marrëveshje paqeje janë nënshkruar në 2013 dhe katër u dakordësuan në 2012. Gjatë viteve të fundit, pavarësisht perceptimeve të përbashkëta, duket se kemi mësuar të krijojmë, mbajmë dhe forcojmë paqen.
Ligjet e konflikteve të armatosura dhe të drejtat e njeriut bashkë me gjykatën ndërkombëtare penale, tribunalet e krimeve të luftës, sanksionet ekonomike dhe ushtarake dhe komisionet e drejtësisë vendore shërbejnë për të mbrojtur civilët. Megjithatë posedimi i armëve bërthamore apo përdorimi i tyre është të paligjshme në shumicën e shteteve dhe mbetet ende për t’u ndaluar globalisht, ligji ndëkrombëtar ka ndaluar posedimin dhe përdorimin e sistemeve të armëve shkatërrimtare, si ato kimike dhe biologjike, minave anti-personel, predhave dhe lazerave verbues.
Disiplinat akademike që studiojnë luftën dhe paqen kanë krijuar një trup të pasur kërkimor që na ndihmon të kuptojmë si luftërat fillojnë dhe si mund të parandalohen apo marrin fund. Asnjë qasje apo sistem nuk është perfekt sigurisht, por ne kuptojmë se si pamjaftueshmëria, ndryshimi mjedisor, stresi ekonomik, vala e refugjatëve dhe racizimi, të gjitha nxisin konflikt të rrezikshëm. Ne kuptojmë rëndësinë e historisë dhe kulturës, rolin gjinor dhe mënyrat sipas të cilave sistemet politike mund të acarojnë ose ulin rreziqet e konflikteve.
Në një studim nga Sistemi për Strategjinë Europiane dhe Analizën e Politikës, Chatham House dhe FRIDE parashikuan se bota në vitin 2030 do të jetë më e dobët dhe qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare do të kenë vështirësi për t’u përballur me trendet e rritjes së ndërvarësisë dhe fragmentimit më të madh. Më e rëndësishmja, ne kuptuam se rreziqet e luftërave ndër-shtetërore po rriten dhe një luftë ndërshtetërore madhore nuk mund të përjashtohet në të ardhmen e afërt.
Përpara Luftës së Parë Botërore, shumë imagjinuan gabimisht se Europa ishte ‘shumë e civilizuar’ për të hyrë në luftë. Përpara Luftës së Dytë Botërore njerëzit shpresonin se agresioni nga Gjermania Naziste mund të përmbahej. Në shumë raste të luftës, ne priremi të jemi më shumë optimistë seç duhet rreth kohës, shkallës dhe rezultatit të konfliktit.
Është koha që të lëmë mënjanë vetëkënaqësinë dhe të bëhemi më realistë rreth luftës dhe paqes dhe vetes. Ne dimë shumë si të parandalojmë luftën. Ia kemi borxh atyre që sakrifikuan jetën dhe familjeve për të vepruar bazuar në ato që dimë dhe të sigurojmë paqe në Europë, Lindjen e Mesme dhe Azi për brezat e ardhshëm. Përndryshe, do të mbesin shumë pak nga ne për të dëgjuar justifikimet.
Marrë me autorizim nga Weforum.org Botuar fillimisht në Chatham House nga Patricia Lewis. How to Prevent the Third World War