Blog28 May 2021

Skandinavia mbetet rajoni më i lumtur në botë

Një studim ka renditur vendet më të lumtura në botë bazuar në intervistat e kryera në pranverën e vitit 2020. Skandinavia vazhdon të jetë ende vendi më i lumtur në botë, me Finlandën, Islandën dhe Danimarkën të renditur në tre vendet e para.

Autor: Katharina Buchholz Weforum.org
Printo

Helsinki, kryeqyteti i Finlandës. Foto: Pixabay.

Skandinavia është ende vendi i lumtur në botë, duke mbajtur fort tre vendet e para të Raportit Botëror të Lumturisë në vitin 2020. Finlanda, Islanda dhe Danimarka u përmendën si tre vendet më të lumtura të botës në studimin që bazohet në sondazhet nga Gallup si dhe treguesit e zhvillimit.

Pavarësisht fillimit të pandemisë COVID-19, rezultatet e lumturisë nuk ndryshuan kryesisht në të gjithë botën në vitin 2020. Shumica e intervistave për raportin u kryen gjatë valës së parë të pandemisë në pranverën e vitit 2020.

Zvicra u rendit dy vende më lart në krahasim me vitin 2019, duke zënë vendin e katërt. Gjermania madje u ngjit me dhjetë vende duke u renditur kështu e shtata. Zelanda e Re tani është i vetmi vend jo-evropian që ishte mes 10 vendeve të para më të lumtura, ndërsa Kanadaja u ul në vendin e 15-të.

SHBA u ngrit nga vendi i 19-të në vendin e 14, ndërsa Mbretëria e Bashkuar pësoi një rënie. Vendi ra nga vendi i 14-të në vendin e 18-të. Izraeli u bë vendi i dytë i renditur më lart jashtë Evropës, duke zënë vendin e 11-të, ndërsa Tajvani zuri vendin më të lartë përsa i takon Azisë (vendi i 19-të). Vendi me rezultatin më të mirë nga Afrika ishte Nigeria, e cila u rendit në vendin e 59-të.

Marrë me autorizim nga Weforum.org

Scandinavia is still the happiest region in the world