Prokurori i Prokurorisë Gjirokastër do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2008 deri në fund të vitit 2018.
Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Julian Çafka do të përballet të premten në orën 10:00 me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore.
Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Brunilda Bekteshi.
Çafka e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Sarandës në vitin 2008. Në vitin 2013 ai është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ai mban aktualisht funksionin e drejtuesit të Prokurorisë së Gjirokastrës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Julian Çafka nga viti 2008 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].
Pasuria familjare përpara fillimit të detyrës së subjektit ka qenë zero, ndërkohë që në vitin 2018 pasuria e tij familjare kap një vlerë prej 3.3 milionë lekë. Kjo pasuri përbëhet nga 2.5 milionë lekë likuiditete në bankë, 324 mijë lekë cash dhe një makinë me vlerë 500 mijë lekë.
Të ardhurat familjare të subjektit të rivlerësimit gjatë periudhës deklaruese kapin vlerën 13.6 milionë lekë dhe vijnë kryesisht nga pasa si rrjedhojë e funksionit dhe paga e bashkëshortes.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq' që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata përpara fillimit të detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al