Skeda19 Apr 2021

Skeda e pasurisë së deklaruar –Besjana Garxenaj –Gjykata e Durrësit

Gjyqtarja Besjana Garxenaj do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2015 deri në fund të vitit 2018.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtarja e Gjykatës së Beratit, Besjana Garxenaj do të përballet të hënën më 20 prill në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e saj të vetingut përbëhet nga Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Brunilda Bekteshi.

Besjana Garxenaj ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Besjana Garxenaj nga viti 2015 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës së Durrësit, Besjana Garxenaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2015, gjyqtarja Besjana Garxenaj deklaronte pasuri me vlerë 2.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 2 milionë lekëve.

Subjekti zotëron një automjet me vlerë 1 milion lekë, kursime në cash prej 986 mijë lekësh si dhe likujditete bankare prej 45 mijë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 2 milionë lekë dhe burojnë në 100% të tyre nga paga si gjyqtare e Znj. Garxenaj.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al