Skeda14 Jun 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ilir Mustafaj –kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ilir Mustafaj do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ilir Mustafaj, njëherazi kandidat për Gjykatën Kushtetuese do të përballet të premten më 14 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që do të kryejë vetingun për Mustafajn përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Ilir Mustafaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar deri në vitin 2000 si ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai ushtron funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës prej vitit 2000, ndërkohë që ka qenë edhe anëtar Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Paralelisht me punën si gjyqtar, Mustafaj ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë si dhe në disa universitete private në vend. Ai është një ndër kandidatët për Gjykatën Kushtetuese në vend.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Ilir Mustafaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga gjyqtari Ilir Mustafaj per vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në vitin 2003 – viti i parë i deklarimit të interesave private nga subjekti, gjyqtari Ilir Mustafaj zotëronte vetëm një automjet me vlerë 430 mijë lekë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Mustafajt rezulton e rritur me 52 herë, duke kapur vlerën e 22.5 milionë lekëve.

Pasuria e deklaruar e subjektit në vitin 2017 përbëhet nga likujditete bankare në vlerën e 11 milionë lekëve, një apartament me vlerë 6.7 milionë lekë, kursime në cash prej 4.1 milionë lekësh dhe automjetin e deklaruar prej vitit 2003 në vlerën 430 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 36.4 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtarit zë 39% të të ardhurave totale, ndërsa mësimdhënia rreth 25%. Paga e bashkëshortes përbën 21%, ndërsa 11% e të ardhurave totale janë siguruar nga një kontratë sipërmarrjeje me një kompani ndërtimi.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për Z.Mustafaj.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” kontratën e sipërmarrjes së firmosur në vitin 2011 midis ndërtuesit “Ales& Eja” dhe babait dhe vëllait të subjektit për një sipërfaqe trualli 332m2. Sipas kësaj kontrate, subjekti Ilir Mustafaj ka përfituar 30 mijë euro si dhe do të përfitojë sipërfaqe ndërtimore kur të bëhet kalimi i pronësisë.

Megjithatë, bashkëpronësia e subjektit mbi sipërfaqen e mësipërme të truallit nuk rezulton e deklaruar në asnjë prej viteve të mëparshme. BIRN identifikoi gjithashtu se shuma prej 30 mijë eurosh deklarohet në gjendje cash, ndërkohë që kufiri i lejuar nga ligji për mbajtjen e likujditeteve jashtë sistemit bankar është 1.5 milionë lekë.

Vlen për t’u shënuar gjithashtu se në vitin 2013, subjekti Ilir Mustafaj nuk ka deklaruar të ardhura të përfituara nga paga si gjyqtar.

Deklarata e pasurisë e vitit 2003

Deklarata e pasurisë e vitit 2004

Deklarata e pasurisë e vitit 2005

Deklarata e pasurisë e vitit 2006

Deklarata e pasurisë e vitit 2007

Deklarata e pasurisë e vitit 2008

Deklarata e pasurisë e vitit 2009

Deklarata e pasurisë e vitit 2010

Deklarata e pasurisë e vitit 2011

Deklarata e pasurisë e vitit 2012

Deklarata e pasurisë e vitit 2013

Deklarata e pasurisë e vitit 2014

Deklarata e pasurisë e vitit 2015

Deklarata e pasurisë e vitit 2016

Deklarata e pasurisë e vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al