Skeda7 Sep 2021

Skeda e pasurisë së deklaruar –Kaçe Agolli – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Kaçe Agolli e Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtarja Kaçe Agolli e Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën më 8 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Kaçe Agolli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Kaçe Agolli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja e Tiranës, Kaçe Agolli.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Kaçe Agolli deklaronte pasuri familjare me vlerë 2.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 3.8 milionë lekëve.

Znj. Agolli zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 2.5 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 750 mijë lekë si dhe një automjet të deklaruar që në vitin 2003 në vlerën e 500 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 44.6 milionë lekë, nga të cilat rreth 38% kanë si burim pagën e Znj. Agolli si gjyqtare, 29% pagën e bashkëshortit dhe 16% burojnë nga dhënia me qira e një apartamenti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” marrjen e një huaje prej 2500 eurosh në vitin 2013.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al