Dikur ishte një aksiomë liberalizmi se liria nënkuptonte vetë-pronësi të patjetërsueshme. Por liberalizmi individual duket se është mposhtur nga një totalitarizëm që ka dalë nga vetë suksesi i tij në legjitimimin e cënimit të emërtimit dhe komodifikimit në hapësirën tonë personale.
Dikur ishte një aksiomë liberalizmi që liria nënkuptonte vetë-pronësi e patjetërsueshme. Ju ishit pronë e vetë vetes tuaj. Mund ta jepnit veten me qira tek një punëdhënës për një periudhë të kufizuar kohe dhe për një çmim të rënë dakord së bashku, por të drejtat tuaja pronësore për veten nuk mund të blihen apo shiten. Gjatë dy shekujve të fundit, kjo perspektivë liberale individualiste e legjitimonte kapitalizmin si një sistem “natyral” të populluar nga agjentë të lirë.
Një aftësi për të mbrojtur një pjesë të jetës së dikujt dhe për të mbetur sovran dhe i motivuar brenda atyre kufijve ishte thelbësore për konceptimin liberal të agjentit të lirë dhe për marrëdhënien e tij me sferën publike. Për të ushtruar lirinë, individëve u nevojitej një strehë të sigurt brenda të cilës duhet të zhvilloheshin si persona të sinqertë para se të lidheshin – dhe të bashkëvepronin – me të tjerët. Pas krijimit, personi ynë duhej të rritej nga tregtia dhe industria – rrjete bashkëpunimi në të gjitha strehët tona personale, të ndërtuara dhe të rishikuara për të kënaqur nevojat tona materiale dhe shpirtërore.
Por vija ndarëse midis personit dhe botës së jashtme mbi të cilën individualizmi liberal bazonte konceptet e tij të autonomisë, vetë-pronësisë dhe, në fund të fundit, lirisë, nuk mund të ruhej. Shkelja e parë u shfaq ndërsa produktet industriale i mbetën të kaluarës dhe u zëvendësuan nga markat që kapën vëmendjen, admirimin dhe dëshirën e publikut. Shumë kohë më parë, emërtimi mori një kthesë radikale, duke i dhënë “personalitetit” objekteve.
Sapo marka të fitoi personalitete (duke rritur pa masë besnikërinë e konsumatorit dhe fitimet në përputhje me rrethanat), individët u ndjenë të detyruar t ri-imagjinonin veten e tyre si markë. Dhe sot, me kolegë, punëdhënës, klientë, kërkues, dhe “miq” që vazhdimisht vëzhgojnë jetën tonë në internet, ne jemi nën presion të pandërprerë që të evoluojmë në një sërë aktivitetesh, imazhesh dhe dispozitash që përbëjnë një markë atraktive dhe të shitshme. Hapësira personale e domosdoshme për zhvillimin autonom të një veteje autentike – kushti që bën të mundur pronësinë e patjetërsueshme – tani është zhdukur pothuajse fare. Habitati i liberalizmit po zhduket.
Ai demarkacion i qartë i habitatit të sferave private dhe publike ndante gjithashtu kohën e lirë nga puna. Njeriu s’duhet të jetë një kritik radikal i kapitalizmit për të parë se e drejta për një kohë kur dikush nuk është në shitje pothuajse është zhdukur gjithashtu.
Imagjinoni të rinjtë që po dalin në botë sot. Për pjesën më të madhe, ata që nuk kanë një fond kursimi apo të ardhura të mira përfundojnë në një nga dy kategoritë. Shumë prej tyre janë të dënuar të punojnë me kontrata pa garanci dhe paga aq të ulëta saqë duhet të punojnë të gjitha orët e disponueshme që të përmbushin qëllimet e tyre, duke bërë ofenduese çdo bisedë për kohën personale, hapësirën apo lirinë.
Pjesës tjetër u thuhet se, që të mos bien në këtë “shtresë të varfër” që të shkatërron shpirtin, ata duhet të investojnë në markën e tyre çdo orë të çdo dite të tyre. Njësoj si të ishin në një Panoptik, ata nuk mund t’i fshihen vëmendjes së atyre që mund t’i lënë ata të qetë (ose që mund të njohin të tjerë që mund t’i lënë të qetë). Para se të postojnë ndonjë status, të shikojnë ndonjë film, të ndajnë ndonjë fotografi apo mesazh bisede, ata duhet të jenë të vetëdijshëm për rrjetet që kënaqin apo bëjnë armiq.
Kur janë aq fatlumë saqë t’u jepet mundësia e një interviste pune dhe e fitojnë atë bend punë, intervistuesi aludon menjëherë për pritshmëritë e tyre. Atyre u thuhet: “Duam që të jesh vetvetja, të ndjekësh pasionet e tua, edhe nëse kjo nënkupton që ne duhet të të lëmë të ikësh!”. Pra, ata dyfishojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar “pasionet” që punëdhënësit e ardhshëm mund të vlerësojnë dhe për të gjetur atë veten “e vërtetë” mitike që njerëzit në pozita pushteti u thonë se është diku brenda tyre.
Kërkimi i tyre nuk njeh kufij dhe nuk respekton kufij. John Maynard Keynes dikyr përdori shembullin e një konkursi bukurie për të shpjeguar pamundësinë e njohjes së vlerave “të vërteta”. Pjesëmarrësve të tregut të bursës nuk u intereson të gjykojnë se kush është konkurrentja më e bukur. Në vend të kësaj, zgjedhja e tyre bazohet në një parashikim se cila mendon opinioni mesatar se është më e bukura dhe çfarë mendon opinioni mesatar se është opinioni mesatar – duke përfunduar kështu si macja që ndjek bishtin e saj.
Konkursi i bukurisë i Keynes hedh dritë mbi tragjedinë e shumë të rinjve në ditët e sotme. Ata përpiqen të kuptojnë se cili është opinioni më tërheqës i vetë potencialit të tyre “të vërtetë” dhe në të njëjtën kohë përpiqen të prodhojnë këtë vete “të vërtetë” në internet dhe jashtë tij, në punë dhe në shtëpi – pra, kudo dhe gjithmonë. Industri të tëra këshilltarësh dhe trajnerësh, dhe ekosistemesh të ndryshme substancash dhe vetë-ndihme, kanë lindur për t’i udhëzuar ata në këtë kërkim.
Ironia është se individualizmi liberal duket se është mposhtur nga një totalitarizëm që nuk është as fashist dhe as komunist, por që ka dalë nga vetë suksesi i tij në legjitimimin emërtimit të markës dhe komodifikimit në hapësirën tonë personale. Për ta mposhtur atë dhe për të shpëtuar idenë liberale të lirisë si vetë-pronësi, mund të nevojitet një rikonfigurim i plotë i të drejtave pronësore mbi instrumentet gjithnjë e më të digjitalizuara të prodhimit, shpërndarjes, bashkëpunimit dhe komunikimit.
A nuk do të ishte një paradoks fantastik nëse, 200 vjet pas lindjes së Karl Marksit, ne të vendosim se për të shpëtuar liberalizmin, duhet t’i rikthehemi idesë se liria kërkon fundin e komodifikimit dhe socializimit të të drejtave të pronësisë mbi të mirat kapitale?
Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Liberal Totalitarianism