AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Çështja Doshi si konsum i zakonshëm politik

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Faqja e pare, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, duke vizituar punime publike në Shkodër. Foto: Facebook

Përjashtimi i Tom Doshit nga grupi parlamentar i PS është një hap shumë i vockël në rrugën drejt dekriminalizimit të politikës shqiptare, por ndoshta është hapi i parë dhe më i rëndësishmi.

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Tom Doshi duke vizituar punime publike në Shkodër në tetor 2014. Foto: Facebook
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Tom Doshi duke vizituar punime publike në Shkodër në tetor 2014. Foto: Facebook

Tom Doshi duket se e rriti stekën në bixhozin politik shqiptar më shumë nga sa mund të përballonte. Paratë e tij si deputeti zyrtarisht më i pasur në Kuvendin e Shqipërisë, xhestet kërcënuese në parlament përballë kryeministrit Edi Rama apo kërcënimet për luftë kundër Partisë Socialiste përmes përdorimit të mbështetësve të tij në zonën e Shkodrës duket se nuk vlejtën shumë përballë Partisë Socialiste dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

Doshi hyri në politikë në vitin 2005 si deputet i Partisë Socialiste në zonën e nënShkodrës, kur u prezantua si biznesmen. Ai ndryshoi krah në vitin 2006 kur u afrua me Partinë Demokratike dhe u kthye sërish te socialistët pak më vonë. Ai është pronar i një kompanie ndërtimi si dhe kompanisë ish-shtetërore të prodhimit të ilaçeve Profarma. Pasuria e tij e deklaruar është në rendin e dhjetëramilionë dollarëve.

Përgjatë të gjithë kohës së qëndrimit të tij në politikë, ai është përfolur për aktivitete kriminale.

Në vitin 2009, ish ambasadori i SHBA-së në Tiranë John L. Withers e renditi Doshin si një nga kriminelët që bëjnë ligje në parlament, duke thënë se ai është i dyshuar për trafik lëndësh narkotike.

Në një formë më të butë, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmendi pikërisht këtë fakt sot kur deklaroi se “mirëpret vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale”.

Por pavarësisht aludimeve, Doshi është zyrtarisht i paakuzuar për asgjë, i padënuar për asgjë dhe nuk është nën hetim për asgjë.

Përkundrazi, gjatë javës së fundit ai qe në rolin e akuzuesit. Ai akuzoi Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Briseida Shehaj si dhe atë të Doganave Elisa Spiropali si të korruptuara. Ai deklaroi se familjarët e dy drejtoreshave, aktiviste të Partisë Socialiste të zgjedhura nga Rama për dy postet më të rëndësishme të administratës publike të vendit, si sekserë.

Doshi shkoi pak më tutje më 2 mars, pak pas përjashtimit nga grupi parlamentar socialist, duke thënë se Ilir Meta, kryetar i parlamentit, ka porositur vrasjen e tij.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përshëndeti përjashtimin e Doshit si veprim në kuadër të përpjekjeve për dekriminalizimin e parlamentit. Por fakti është që Doshi nuk u përjashtua nga grupi socialist për shkak të aludimeve për aktivitet kriminal. Ai u përjashtua për shkak se akuzoi qeverinë për korrupsion. Rama iu përgjigj duke thënë se nuk i toleronte dot akuzat e tilla të bëra publike, megjithëse e pëlqente kritikën.

Përjashtimi i Doshit u parapri nga një aktivitet i dendur politik përmes të cilit, një grup deputetësh që njiheshin si shokë të Doshit deklaruan publikisht besnikërinë e tyre ndaj Ramës dhe partisë socialiste.

Si për ironi të fatit, Doshi do të jetë aktualisht deputet i pavarur, i vetmi i tillë në një parlament dhe skenë politike të varur thellësisht nga krerët e partive.

Ka një detaj në deklaratën e sotme të Doshit që flet shumë për karakterin e skenës politike shqiptare. Doshi sot deklaroi se Ilir Meta ka porositur vrasjen e tij dhe të deputetit të Partisë Demokratike Mhill Fufi.

Mhill Fufi është deputet që nga tetori i vitit 2013, pasi mbeti i plagosur në një përleshje me armë në ditën e zgjedhjeve, përleshje që solli vdekjen e Gjon Pjetër Gjonit, një aktivist i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës. Pavarësisht se në kohën e kësaj ngjarjeje pati akuza të ndërsjellta politike, ku PD deklaroi se Gjon Gjoni po blinte vota për LSI në zonën e Laçit, ngjarja mbetet një vit e gjysmë më pas e pazbardhur. Dy vetë u shpallën në atë kohë në kërkim, por asgjë më shumë. Vrasja e Gjon Pjetër Gjonit është aktualisht pa autor, pavarësisht se ajo ndodhi në mes të ditës në një qendër votimi më 23 qershor 2013.

Fakti që vrasja e Gjon Gjonit në Laç mbeti zyrtarisht pa autor dhe praktikisht e pahetuar, tregon se politika shqiptare nuk e sheh të arsyeshme të zgjidhë probleme edhe më të rënda se sa akuzat e përgjithshme për korrupsion si ato të Tom Doshit, apo akuzat për aktivitet kriminal, apo akuzat për porosi për vrasje.

Faktori ndërkombëtar mund ta nxisë politikën shqiptare të ndërmarrë procesin e dekriminalizimit, por se sa është e gatshme udhëheqësia politike për të hyrë në këtë rrugë, kjo mbetet për t’u parë.

Rrjedhimisht, megjithëse largimi i Tom Doshit mund të jetë një sinjal në rrugën drejt dekriminalizimit të parlamentit dhe ndërprerjes së flirtit të vazhdueshëm mes politikës dhe krimit, gjasat janë që akuzat dhe kundërakuzat të mbeten vetëm kaq. Retorikë e vlefshme vetëm për konsum politik.

Etiketa: aktivistAkuzaAmbasada e SHBABiznesmendeputetEdi RamaElisa SpiropaliFacebookHetimIlir MetaKorrupsionKryeministri Edi RamakryetarLaçLëvizja Socialiste për IntegrimLSIMetaparlamentPartisë DemokratikePartisë SocialistepasuriaPDPSRamaSHSHBAShkodërshqipshqiptareTom DoshiTrafikVotaVotimiVrasjavrasje
Tjetri
Opozita maqedonase: Përgjimet zbulojnë kaosin ekonomik

Opozita maqedonase: Përgjimet zbulojnë kaosin ekonomik

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.