AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

Drejtori, zëvendësi dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën vlera monetare nga llogaritë e klientëve, duke kryer tërheqje pa mandat, si dhe duke hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita në euro e dollarë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 weeks më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Tiranes Foto nga Xhemali Moku BIRN

Denoncimi i një qytetari për zhdukjen e një vlere prej 500 mijë lekësh nga llogaritë e tij bankare pranë UBA Bank, si dhe një kallëzim i kryer nga vetë banka, çuan në zublimin e një skeme vjedhje nga vetë punonjësit e institucionit financiar privat. Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata respektive ka caktuar 12 masa sigurimi “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i shërbimit të një detyre a shërbimit publik”, për punonjësit e një prej degëve të UBA Bank, të cilët akuzohen për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Mes të proceduarve janë edhe drejtori i degës së bankës ku ka ndodhur vjedhja, Albin Keta dhe zëvendësi i tij, Gilbert Hoxha, të dy të arrestuar.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Prokurorisë e Përgjithshme të mërkurën, nga hetimet është evidentuar se nga llogaritë e klientëve të bankës, janë kryer 30 tërheqje pa mandat, si dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita me afat në euro dhe dollarë.

Sipas prokurorisë, drejtori Keta dhe zëvendësi i tij, akuzohen se kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale. “Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar, ata kanë përvetësuar shumat monetare të dy kilentëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false, pa mandat, ndëhyrjes së kundërligjshme në sistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash si dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim”, citohet në njoftimin e prokurorisë.

Po ashtu, është vepruar në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të bankës, në cilësinë e arkëtarit, supervizorit si dhe të shërbimit ndaj klientit.

“Kjo skemë përfitimi e realizuar nga punonjësit e bankës sipas funksionit, funksiononte sipas mekanizmit: arkëtar/shërbim klienti nëpërmjet aksesit eskluziv mbi fondet e klientit kryhen ndërhyrje dhe manipuluan sistemin bankar, veprime të cilat verifikohen dhe autorizohen nga niveli drejtues në hierarki, përgjegjës operacional dhe drejtor dege, të cilët kanë detyrimin për verifimin, kontrollin dhe autorizimin final për kryerjen e transaksionit bankar”, vëri me dije organi akuzës.

Katër prej punonjësve të bankës që janë pezulluar nga detyra, të cilët akuzohen për “Falsifikim kompjuterik”, ka rezultuar se kanë kryer veprime dhe transaksione bankare në kushtet kur mungonte kontrata, duke ndihmuar dhe të proceduarit e tjerë për vjedhur vlerat monetare.

Tjetri
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

Durrësi në kërkim të një projekti bashkëjetese mes shkollës dhe sitit arkeologjik

07:43 | 28/06/2026
Katastrofa e pafundme e Gazës

Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

07:33 | 28/06/2026
shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.