AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Crown Agents: Raporti mbi korrupsionin në dogana, i vërtetë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke shtrënguar duart me përfaqësuesin e Crown Agents David Smith në prani të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe Elisa Spiropalit, në atë kohë, Drejtoreshë e Doganave më 13 mars 2014. Foto: Kryeministria.al

Kompania angleze që këshilloi qeverinë shqiptare për menaxhimin e doganave konfirmoi sot se një raport i publikuar në media mbi korrupsionin në nivelet më të larta të doganave është i vërtetë, “por situata ka ndryshuar”.

Kryeministri Edi Rama duke shtrënguar duart me përfaqësuesin e Crown Agents David Smith në prani të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe Elisa Spiropalit, në atë kohë, Drejtoreshë e Doganave më 13 mars 2014. Foto: Kryeministria.al
Kryeministri Edi Rama duke shtrënguar duart me përfaqësuesin e Crown Agents David Smith në prani të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe Elisa Spiropalit, në atë kohë, Drejtoreshë e Doganave më 13 mars 2014. Foto: Kryeministria.al

Një raport i shumëpërfolur nga kompania angleze e konsulencës Crown Agents ku flitet për  korrupsion në nivelet më të larta të administratës doganore dhe për kontrabandë në shkallë të gjerë, është i vërtetë dhe qeveria shqiptare ka qenë në dijeni të këtij raporti prej tashmë një viti, bëri të ditur kompania angleze në një deklaratë për shtyp.

Raporti, pjesë të së cilit u publikuar nga televiziononi Vizion+, shkruan mes të tjerash se këshilluesi anglez hasi pengesa nga funksionarë të ndryshëm të nivelit të lartë në dogana në punën e saj për të luftuar korrupsionin dhe kontrabandën, pengesa që sipas vlerësimit të Crown Agents, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 17 milionë euro.

Raporti, ekzistenca e të cilit është përfolur prej kohësh, ka qenë temë e nxehtë debati pasi Drejtoria e Përgjithshme Doganore regjistroi rënie të stërmadhe të të ardhurave në raport me planin përgjatë të gjithë vitit 2015, ku të ardhurat e munguara qenë në rendin e qindramilionë eurove.

Qeveria aktuale ka mohuar me këmbëngulje ekzistencën e korrupsionit në dogana dhe ka argumentuar në mënyrë të përsëritur se mungesa e të ardhurave doganore ka qenë rrjedhojë e planifikimeve të gabuara apo të faktorëve jashtë ndikimit të saj si rënia e importeve apo rënia e çmimeve të disa mallrave kyçë.

“Raporti i cili është cituar nga televizioni Vizion+ ka qenë një raport i përgatitur në bazë të kontratës, nga Crown Agents për Qeverinë Shqiptare në krye të vitit të parë të punës tonë në Shqipëri. Për shkak të llojit të punës sonë, ky raport ishte konfidencial, prandaj ne nuk mund të përgjigjemi mbi çështjet specifike të cilat përmenden në të” deklaroi Crown Agents në një njoftim për shtyp të shpërndarë të shtunën (23 janar 2016).

“Sidoqoftë, ajo çfarë mund të themi është se raporti mbulon periudhën Shkurt 2014-Shkurt 2015 dhe ashtu sikurse thuhet në raport, në atë periudhë kishte pasur përmirësime të ndjeshme në disa fusha”, thuhet në deklaratë.

“Prej periudhës kur ky raport është dorëzuar ka pasur shumë zhvillime të mëtejshme, përfshirë largimin nga detyra dhe procedimin disiplinor të një numri punonjësish të Administratës Doganore Shqiptare. Për këtë arsye, komentet e bëra në atë moment të caktuar nuk qëndrojnë domosdoshmërisht edhe sot,” – vijon më tej deklarata.

Raporti mësohet se është dorëzuar në qeveri në shkurt 2015, kohë kur rënia e të ardhurave doganore sapo kishte filluar të ndjehej. Megjithatë, qeveria nuk duket se mori ndonjë masë në këtë drejtim. Në dhjetor 2015, Prokuroria e Fierit urdhëroi arrestimin e disa zyrtarëve të lartë të doganave, përfshirë zëvendësdrejtoreshën e përgjithshme Lula Njebza dhe ish-drejtorin e akcizave në lidhje me një sasi të stërmadhe karburantesh prej mbi 4 mijë tonësh, e cila rezulton të jetë zhdukur nga magazinat doganore pa paguar detyrimet.

Mbetet e paqartë se si ndodhi që, pasi dokumenti i Crown Agents u dorëzua në qeveri në shkurt 2015, qeveria nuk ndërmori masa ose nuk informoi publikun për masat e mundshme të ndërmarra në lidhje me korrupsionin në dogana.

Gjatë vitit 2015, të ardhurat e buxhetit të shtetit qenë 36 miliardë lekë (257 milionë euro) më të ulëta se sa plani i fillimvitit. Ndonëse një pjesë e rënies është shkaktuar me të vërtetë nga faktorë jashtë ndikimit të qeverisë, të tillë si rënia e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, siç sugjeron raporti i Crown Agents, një pjesë jo e vogël e rënies është shkaktuar nga korrupsioni dhe kontrabanda.

Crown Agents fitoi një kontratë dyvjeçare konsulence me qeverinë shqiptare, kontratë që i kushtoi taksapaguesve 4.1 milionë euro në vit me premtimin se do të sillte rritjen e të ardhurave doganore të vendit me së paku 100 milionë euro në vit. Kontrata qe një dështim pasi të ardhurat shtesë nuk u realizuan.

Etiketa: Edi RamaEuroFushakonsulencekontrabandëKorrupsionKorrupsioniKryeministri Edi RamaKryeministriaMASMasaMediaProkuroriaProkuroria e FieritPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaraportRaportiSHshqipShqipërishqiptare
Tjetri
Muzikanti nga Tirana mban shpirtin gjallë në rrugët e Prishtinës

Muzikanti nga Tirana mban shpirtin gjallë në rrugët e Prishtinës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.