AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Muzikanti nga Tirana mban shpirtin gjallë në rrugët e Prishtinës

Blerina Rogova GaxhangaBlerina Rogova Gaxha
10 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muzikanti Rom nga Shqipëria, Safet Sherifi, luan muzikë prej pesë vitesh rrugëve të Prishtinës | Foto: Blerina Rogova Gaxha

Mes mbijetesës dhe lirisë, i ka shndërruar rrugët e Prishtinës në skenën ku luan pasionin me publik të gjerë, por asnjë ulur përballë tij.

Muzikanti Rom nga Shqipëria, Safet Sherifi, luan muzikë prej pesë vitesh rrugëve të Prishtinës | Foto: Blerina Rogova Gaxha
Muzikanti Rom nga Shqipëria, Safet Sherifi, luan muzikë prej pesë vitesh rrugëve të Prishtinës | Foto: Blerina Rogova Gaxha

Ka pothuajse një vit që kur në mëhallën time e dëgjoj një melodi kënge, dhe shpesh kur e hap dritaren më vijnë tingujt e këngës së vjetër: “moj mollëkuqe, moj belhollë.. ma bën me sy, ma bën me dorë…”. Në rrugën “28 Nëntori” të Prishtinës ka një njeri që zotëron një talent të rrallë. Burri të cilit për hir të lirisë së tij ‘cigane’ i është imponuar sakrifica, rri aty me klarinetin e tij, mes zhurmës së makinave, ulur skajit të rrugës. Në udhëkryqin pranë godinës së Postës së madhe, skena e hapur e fukarasë klarinist, i ngjan skenës së një lypësi, një lypësi që në vend se të kërkojë lëmoshë, ia shtron këngës.

Në njërën nga këto ditë të ftohta janari, mbas një kohe dëgjimi në fshehtësi, i afrohem për bisedë, dhe me gjithë keqardhjen time, më pret ngrohtë. Duhet të jetë e rëndë i them, të kesh një publik të gjerë, por njëkohësisht të mos e kesh asnjë përpara syve. E po motër, thotë, muzika i bashkon njerëzit “edhe kur janë kaq të ndarë sa në këtë rast, e edhe kur janë vetëm kalimtarë që përshkojnë rrugën e tyre të përditshme”.

Safet Sherifi, dikur një muzikant i angazhuar, sot i bie instrumentit të klarinetës, për qejf thotë, dhe sigurisht për të mbijetuar. 53 vjeçari, i ardhur nga Tirana, person me aftësi të kufizuara fizike, ka pesë vjet që ka zgjedhur Prishtinën për vendqëndrim dhe rrugët e saj – skenën ku luan këngët e preferuara. Ai mund të jetë i pavërejtshëm për shumë nga kalimtarët, por meloditë që nxjerr fryma e tij, vështirë se mund të injorohen.

Ndonjë dorëshlirë i lë 20 cent, dikush 50, dikush mbase më shumë, dhe secili vazhdon rrugët e tij. Fukaraja me klarinet, si e quan veten, i takon komunitetit Rom, nga kjo përkatësi origjine ai pohon atë që është e njohur në traditën e komunitetit, se njeriu mund të rrojë gjithsesi, por s’mund të rrojë pa muzikë. “Jeta është luftë, e dini, unë kam qenë muzikant i madh në Tiranë, por Shqipëria është bërë një vend katastrofë, ata të mëdhenjtë mendojnë veç për vete, për popullin aspak. Vetëm muzika më mban gjallë, kështu edhe ha, edhe vazhdoj të luaj.”

Duke e parë atë njeri të performojë me aq dashuri e kupton lehtë pasionin dhe pushtetin e muzikës, të cilën instrumentisti i rrugës “28 Nëntori”, thotë se e ka në gjak e në traditën familjare, kaluar nëpër disa breza. “Pa bukë bon e pa muzikë jo”, dhe në këtë këndvështrim kjo nuk mund të jetë e gabuar, thotë Sherifi: “Nuk jemi njerëz për t’u tallur, e duam lirinë, do vij dita që të vdesim e çfarë do marrim me vete, robi do që t’i qesh zemra…”.

Në skenën e tij të improvizuar temperaturat kanë shkuar në minus, po megjithatë tingujt nuk pushojnë, mbase në shenjë kompromisi me pasionin e jetës. Safeti flet plot dhimbje për historinë e vet, për imponimin që rrugëve të luajë me instrument si një lypës i zakonshëm. “Jam njeri në radhë të parë! Nuk jam budallë!”. Njeriu me klarinet, i paaftë fizikisht, me njërën këmbë të deformuar, thotë se përtej këtij gjymtimi e rëndon fakti pse shteti i vet nuk e ka njohur si të tillë e nuk i ka ofruar ndonjë ndihmë. “Më ka shkelë makina, mbi 15 vjet po bëhen. Veç një vit më kanë mbajt si invalid, mandej ma kanë shkëputur ndihmën e invalidit, më thanë dil e puno me këtë këmbën… po si punohet kështu!”

Jeta qosheve të Prishtinës

Klarinisti fukara kujton me mall kohën kur luante në instrument si një muzikant i vlerësuar, vendet ku ka performuar, lojën e bukur të këngës, njerëzit me të cilët ka performuar dhe ahengjet e ndryshme. “Unë kam qenë muzikant i madh”. Por dashuria dhe ëndrrat për muzikën i janë thyer keq për të përfunduar mes rrugëve, nga atëherë në tash, pos mallit e bart në shpinë edhe turpin. Po megjithatë është Kosova ajo që ia ka hapur dyert, aty ku pohon se ka gjetur përkrahje të madhe: “U bënë pesë vite tashmë që në Kosovë ushqehem dhe arrij me e siguru mbijetesën, fundja, në rrugët e Prishtinës askush nuk më nget dhe askush nuk po më përzë”. Në këto pesë vjet sa çon jetë e muzikë në Kosovë, Sherifi tregon se me raste ndokush, i cili e njeh dhe do që t’i ndihmojë e thërret të luajë me instrument në ndonjë nga ahengjet për sevap, thotë. “S’jam budallë!” përsërit, “Askush nuk e do rrugën, po nuk kam tjetër mundësi.”

Qejfliu i këngës, që ditët i kalon kryesisht në “skenën” në mes të rrugës që prenë Dardaninë me Ulpianën, ndonjëherë edhe në “skenën” afër komunës së Prishtinës, apo edhe pranë konvikteve të studentëve, thotë se ka zgjedhur këto vendqëndrime për të mos u bërë i mërzitshëm karshi njerëzve. “Unë jam momental dhe kalimtarët janë momental, prandaj dal këtu nëpër cepat e rrugëve. Kam kulturën time, më vret ndërgjegja, nuk dua t’i bëhem bajat njerëzve”.

Zoti i bekoftë kosovarët!

E pyes nëse kalimatrët e nderojnë dhe e ndihmojnë, nëse u bën përshtypje apo thjesht kalojnë mospërfillës, por për kosovarët, ai ka vetëm një urim: “Zoti iu ndihmoftë krejt kosovarëve! U bënë pesë vite e Zoti i bekoftë kosovarët, gjithë këta njerëz që kanë pasur zemërgjerësinë e po më ndihmojmë të ushqehem, se jeta ime është veç me e vra jetën, asgjë s’më ka mbetë”.

Nuk është vetëm rruga dhe lufta në rrugë ajo që e ka zhgënjyer, po mbi të gjitha familja, e cila e ka braktisur vite më parë. Gruaja dhe të pesë fëmijët, thotë se i jetojnë në Francë: “Pas aksidentit gruaja nisi të më largohej pak nga pak, edhe kalamajtë i ka kthyer kundër meje. E gjithë familja më ka braktis. U bënë sa vite që po vuaj, jam njeri jetim”.

Zoti gjendet te mirësia

Safeti, një njeri që thotë se ka besim të fortë fetar mysliman, flet për myslimanët shqiptarë dhe ndihmën që ata nuk ia dhanë. Ai pohon se fetë kanë qenë shembull i diversiteteve, kësisoj nuk e kupton pse myslimanët nuk i ndihmojnë bashkëfetarët në nevojë, por përkundrazi, karshi tij mbajnë qëndrim të dyshimtë kur e shohin tek luan me instrument. “Të thuash se muzika e shkatërron shpirtin, siç apostrofojnë, është gabim i madh. Ata po e lexojnë Kuranin mbrapsht, sepse muzika e gjallëron njeriun. Unë jam fetar i madh, jam mysliman i devotshëm; feja nuk e ndalon muzikën. Kur më shohin që luaj në rrugë, asnjë nga fetarët nuk më ndihmojnë, nuk më japin asnjë cent, më shumë u japin lypësave që mbulohen sa për sy e faqe dhe dalin e shtrijnë dorën. Unë nuk po pij raki e nuk po bëj tallava, thjesht po i bie klarinetit. Jam fukara e invalid, turp që s’më ndihmojnë.”

Në raport me mirësinë në marrëdhëniet njerëzore, mirësjelljet e njerëzve dhe kujdesin, klarinetisti pohon se ndërkohë ata që më shumë e ndihmojnë janë njerëzit e thjeshtë e joparagjykues, të cilët gjithnjë janë të gatshëm t’i falin ndonjë cent: “Ata që e dëgjojnë muzikën time, ndalen e më lëshojnë diçka. Njeriu duhet të bëjë mirë për tjetrin, çdoherë.”

Njeriu me klarinetë jeton në një banesë me qira afër parkut të qytetit të Prishtinës, dhe thotë se e dëshiron vetëm një përkrahje njerëzore nga ana institucionale: “Nuk dua të dal në rrugë kështu sepse më vjen turp, dua të jetoj i qetë e të bëj muzikë, po kjo është jeta, çfarë t’i bësh. Dua që shteti im të mos mendojë veç për vete, të mendojë edhe për njerëzit në nevojë, të më japë një asistencë a një pension invalidor.” Dëshira e tij vjen si e vetmja mundësi për të jetuar jo si një “lypës me klarinetë” por si një njeri, tek rikujton “jam njeri me kulturë e me kulturë dua të vdes”.

Shfaqja e tij e bukur dhe entuziaste në rrugë jep realitetin tronditës, i cili sa e sa herë na vihet përpara syve në kalimet tona të përditshme. “Lutju Zotit të mos më shohësh më këtu në mes të rrugës”, kësisoj më përshëndet, merr klarinetën dhe ia nis sërish melodisë së këngës popullore “moj mollëkuqe, moj belhollë…”.

Marrë nga Gezeta Jeta në Kosovë

Etiketa: 28 nëntoribesimKESHKosovaLuftaMakinarakiraportromSHshqipShqipëriastudentTiranavdes
Tjetri
Protestuesit mbushin Podgoricën para mocionit kundër Gjukanoviçit

Protestuesit mbushin Podgoricën para mocionit kundër Gjukanoviçit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.