AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Protestuesit mbushin Podgoricën para mocionit kundër Gjukanoviçit

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: FreedomCalling.me

Mbështetësit e opozitës protestuan në Podgoricë të dielën kundër qeverisë, ndërkohë që në parlament pritet të kryhet votimi për një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Milo Gjukanoviç.

Foto: FreedomCalling.me
Foto: FreedomCalling.me

Qindra protestues manifestuan në rrugët e Podgoricës duke mbajtur pankarta ku shkruhej: “Ai ka mbaruar” dhe duke bërtitur “Milo hajduti!” në referencë të kryeministrit Milo Gjukanoviç.

Manifestimi u organizua nga aleanca kryesore e opozitës, Fronti Demokratik, kundër qeverisë dhe anëtarëve të saj kryesorë para se parlamenti të votojë të hënën një mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Fronti i bëri thirrje depitetëve të opozitës të votojnë kundër qeverisë së Milo Gjukanoviçit, i cili është akuzuar për korrupsion, praktika jodemokratike dhe mashtrime elektorale.

Aleanca e krahut të djathtë, e cila përbëhet më së shumti nga parti pro-serbe pritet të organizojë një miting tjetër në të njëjtën kohë kur parlamenti do të fillojë të debatojë mocionin kundër qeverisë.

Aleanca tha se nëse deputetët e opozitës mbështesin qeverinë të hënën, ata efektivisht do të votojnë kundër demokracisë, interesave më të rëndësishme të shtetit dhe do të votojnë kundër qytetarëve.

Udhëheqësi Partisë së Punëtorëve në opozitë, Janko Vucinic, i bëri thirrje turmës të mblidhen përreth parlamentit në kohën kur do të votohet mocioni.

Mes protestuesve u shpërndanë kartonë të gjelbër dhe të kuq në mënyrë që ata të tregojnë votën në mënyrë simbolike gjatë protestës.

Udhëheqësi i partisë proserbe NOVA, Andrija Mandic, tha se Mali i Zi aktualisht “qeveriset nga disa ambasada të huaja”.

“Qytetarët e Malit të Zi duhet ta ndryshojnë këtë situatë. Ne nuk duhet të jemi të nënshtruar,” tha ai.

Opozita deklaroi se nëse Gjukanoviçi do të rrëzohet të hënën, opozita do ta pezullojë fushatën e saj të protestave që ka nisur që nga shtatori i kaluar, do të deklarojë fitoren dhe do të ftojë partitë e tjera në bisedime për një qeveri të përkohëshme.

Gjukanoviçi kërkoi një votë besimi mbi qeverinë e tij më 19 dhjetor 2015.

Kryeministri që e ka drejtuar Malin e Zi që nga viti 1991 si kryeministër apo si president, ka akuzuar se protestat e opozitës synojnë të bllokojnë anëtarësimin e këtij vendi në NATO si dhe se Rusia është prapa kuintave në organizimin e protestave.

“Janë ngritur pikëpyetje nëse qeveria e ka mbështetjen e parlamentit,” deklaroi Gjukanoviç në dhjetor.

“Ne pritën sa të plotësohej puna që, sipas mendimin tonë, qe në interes kombëtar,” tha ai duke iu referuar ftesës së NATO-s për anëtarësimin e kombit të vogël me 650 mijë banorë në Aleancë.

Mali i Zi ka një komunitet të madh serbësh, të cilët janë të lidhur tradicionalisht me Rusinë. Rusia kundërshton ashpër zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.

Në muajtë e fundit, opozita ka bërë thirrje për dorëheqjen e Gjukanoviçit ndërsa policia është përleshur me protestuesit që kërkojnë zgjedhje të parakohëshme.

Qeveria e Gjukanoviçit e humbi shumicën në parlament pasi partia e tij, Partia Demokratike e Socialistëve, pati mosmarrëveshje me koalicionin në qeveri, Partia Socialdemokrate.

Kjo e fundit sakaq ka deklaruar se nuk do të votojë në favor të kryeministrit. Gjukanoviçi për rrjedhojë ka nevojë për një aleat të ri mes opozitës, e cila është e përçarë thellë për të krijuar një maxhorancë të re.

Nëse maxhoranca e re nuk sigurohet, atij do t’i duhet të thërrasë zgjedhje të parakohëshme por mund të qëndrojë në postin që ka deri sa të krijohet një qeveri e re.

Zgjedhjet mund të kryhen në vjeshtën e vitit 2016.

Etiketa: bisedimedeputetGjukanoviçkomunitetKorrupsionMaliMali i ZiMaxhorancaMiloNATOOpozitaParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialdemokratePodgoricëPoliciapresidentProtestatprotestuesPunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRusiaSHVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Zyrtarët e Prishtinës shkatërruan qytetin me ndërtime pa leje

Zyrtarët e Prishtinës shkatërruan qytetin me ndërtime pa leje

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.