AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Medaljet e veteranëve, si e gjykojmë historinë në kontekst jofaktual

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetës të Partisë Komuniste me portret të diktatorit Enver Hoxha, te cilet nuk jane lejuar nga Garda e Republikës te marrin pjese ne homazhet ne Varrezat e Deshmoreve me rastin e 5 Majit. | Foto nga : Ildir Abazi/LSA

Medaljet për disa torturues të kohës së Komunizmit të dhëna qorrazi nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë para së gjithash mënyrën thellësisht difektoze se si Shqipëria shkruan dhe bën histori të bazuar mbi legjenda dhe jo mbi fakte.

Skënderbeu dhe Enver Hoxha. Lindita Çela/BIRN
Skënderbeu dhe Enver Hoxha. Lindita Çela/BIRN

Shyqyri Çoku është i mirënjohur jo aq shumë për atë që ka bërë në kohën e komunizmit, por për shkak se disa nga viktimat e tij kishin zë. At Zef Pllumi është një nga mijëra të torturuar në kohën e Komunizmit, por dallimi i tij nga të tjerët është se ai jetoi për të treguar.

Shyqyri Çoku është një nga shumë njerëzit, pjesë e sistemit të dhunës mbi të cilin ne dimë shumë pak ose asgjë. Dhënia e medaljes për të me procedurë dhe verbazi nga Ministria e Mbrojtjes është pasojë e mënyrës se si Shqipëria e ka shkruar historinë, por edhe dëshmi e modelit të kalbur të shtetit që bazohet mbi propagandën qeveritare si e vërtetë e pakundërshtueshme.

Unë me të vërtetë besoj se qeveria ka qenë e pavetëdijshme kur vendosi të japë medaljet. Në fund fare, qeveria, ose më saktë qeveritë, në këto anë gjithmonë kanë qenë të “pavetëdijshme” ose më saktë, të papërgjegjshme, për gjëra edhe më të rëndësishme se sa medaljet, kështu që ky rast nuk ka pse të bëjë përjashtim.

Debati politik që pasoi synoi të kapet pas detajeve duke harruar thelbin, d.m.th, mënyrën se si Shqipëria është mësuar të zbulojë të vërtetat e veta historike, përfshirë meritat dhe krimet e Luftës së Dytë Botërore apo meritat dhe krimet e kohës së Komunizmit.

Statusi i veteranit, psh, me të cilin qeveria aktuale synon të mbrohet duke sulmuar kundërshtarin e vet politik është një shembull shumë i mirë për t’u analizuar. Në vitin 1994 u miratua një ligj në bazë të së cilit aplikohej për të marrë statusin e veteranit të luftës. Ligji sanksiononte që aplikanti të dorëzonte dokumente, (nëse kishte), deklarata organizatash veteranësh ose tri dëshmi. Një numër i madh të moshuarish në atë kohë nxituan të aplikojnë, jo pse ishin veteranë, për për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike, një përfitim i vogël monetar përbënte një joshje të madhe. Në vitin 2011, statistikat e ISSH raportuan se në Shqipëri kishte ende 13 mijë veteranë që përfitonin shtesë në pension. Kuptohet që një pjesë e tyre mund të kenë falsifikuar historinë.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se ka filluar punën për të rishikuar vendimin e dhënies së medaljeve është veçanërisht interesante në këtë kuptim. Premtimi mbart në vetvete pyetjen se me çfarë kriteresh dhe me çfarë procedurash do të merret vendimi. A bëhet fjalë për heqjen automatike të të gjitha medaljeve të dhëna për 70 vjetorin e çlirimit apo për përzgjedhjen e atyre që e meritojnë medaljen dhe atyre që nuk e meritojnë?

Kjo nuk është çështje e lehtë. Që të ngresh një komision për të zgjidhur kaosin e krijuar nga metodat e punës të shtetit shqiptar, konkretisht, dhënies toptan të medaljeve për çdokënd që ka një status ligjor, kërkon para së gjithash një ligj a një rregullore. Kërkohen procedura për mbledhjen e fakteve dhe verifikimin e tyre dhe kërkohen, si të thuash, “gjykatës” për të dhënë verdiktin. Këta “gjykatësit” kërkohen të jenë të drejtë, të ndershëm dhe të paanshëm. Kërkohet gjithashtu ndonjë lloj “prokurori” historik për të mbledhur faktet dhe gjithashtu, kërkohet avokat mbrojtës.

Kjo i bie si të gjykosh 1 mijë të moshuar, të cilët zyrtarisht janë veteranë të Luftës së Dytë Botërore për të mësuar se çfarë kanë bërë apo çfarë nuk kanë bërë pas Luftës së Dytë Botërore.

Shyqyri Çoku njihet për shkak se At Zef Pllumi dhe Profesor Sami Repishti kanë shkruar për të. Pavarësisht se dëshmitë e dy viktimave normalisht duhet të mjaftojnë si prova, do të qe fyerje për kujtimin e viktimave në rast se Çokut nuk do t’i jepej një gjykim i drejtë, një gjykim me standardet më të larta demokratike, gjykim të cilin ai dhe të tjerë ia mohuan atyre dhjetëramijëra shqiptarëve që u gjykuan në kohën e Komunizmit.

Por që të gjykosh Shyqyri Çokun vetëm për faktin se dy nga viktimat e tij kanë zë, kjo përbën padrejtësi në vetvete. Dhe të gjykosh ata që janë në listën e të dekoruarve, duke harruar të tjerë torturues të kohës së Komunizmit që nuk janë dekoruar, përbën gjithashtu padrejtësi.

Shqipëria nuk është vendi i vetëm që përballet me një situatë të tillë, megjithatë, përmasat e problemit në Shqipëri janë shumë herë më të mëdha se sa në vende të tjera të Europës Lindore. Rumania p.sh, së fundmi dënoi Ion Ficior, një ish komandant kampi burg të Rumanisë, me 20 vjet burg për krimet e kryera në vitin 1965. Kjo është ekzaktësisht një nga ato gjëra për të cilat ka nevojë Shqipëria. Dënimi i krimeve, pavarësisht regjimit që i kreu, është i domosdoshëm për t’u siguruar se ato nuk duhet të përsëriten.

Morali i fabulës është që Shqipëria e ka të domosdoshme të gjykojë historinë. Dhënia e medaljeve përbën vetëm një argument shtesë për nevojën për të mbledhur faktet historike në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Por ky gjykim i historisë nuk duhet të kthehet në një gjueti shtrigash. Çdokush, përfshirë edhe Çokun, ka të drejtë për gjykim të drejtë.

Etiketa: BIRNBurgDhunëEdi RamaEnver HoxhagjuetiGjykatëGjykatësgjykimKomisionLigjMinistria e MbrojtjesParaProkuroriPunëQeveriaRamaRumaniaSHshqipShqipëriShqipëriaSkënderbeuStatistikatVendimi
Tjetri
Paratë e luftës: Armët bullgare ndezin konfliktet e Lindjes së Mesme

Paratë e luftës: Armët bullgare ndezin konfliktet e Lindjes së Mesme

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.