AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rritja ekonomike 2015, u shtua betoni, ra ndjeshëm konsumi

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një analizë e Bankës Botërore vëren se ekonomia shqiptare gjatë vitit të kaluar me të vërtetë përjetoi rritje prej 2.6 për qind, por kjo rritje u shkaktua nga hidrocentrali i Devollit, ndërkohë që konsumi privat i popullsisë ra 2.3 për qind.

Rritja-ekonomike
Kontributi në rritjen e PBB-së, 2015. Burimi: Banka Botërore

Konsumi privat i popullsisë gjatë vitit 2015 vlerësohet se ka rënë me 1.9 për qind, rënia më e lartë e shënuar në të gjithë rajonin e Europës Juglindore. Banka Botërore publikoi sot (8 prill) vlerësimin e vet periodik për ecurinë e ekonomisë në gjashtë vendet e Ballkanit të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Europian. Sipas vlerësimit, rritja ekonomike e Shqipërisë qe 2.6 për qind, afro 0.5 pikë përqindjeje më e ulët nga sa qe shpresuar, por kjo rritje ekonomike u furnizua para së gjithash nga sektori i ndërtimit dhe qe e kufizuar në shumë pak projekte, ndërkohë që konsumi total si dhe në veçanti, konsumi privat raportohet të kenë pësuar rënie.

“PBB-ja reale u rrit me 3 për qind në tremujorin e tretë, duke ruajtur një trend pozitiv, ndërsa vlerësohet të ketë arritur në 2.6 për qind për të gjithë vitin. Rritja ekonomike erdhi si rezultat i rimëkëmbjes së investimeve private,” thuhet në raportin e Bankës Botërore. Ndërkohë, konsumi total në ekonomi vlerësohet se ka rënë me 2.3 për qind në krahasim me vitin 2014 ndërsa rritja ekonomike është shkaktuar nga rritja e investimeve dhe e eksporteve.

Rënia e konsiderueshme e konsumit besohet se është shkaktuar në një masë të gjerë nga emigrimi i popullsisë në vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, së paku 68 mijë shqiptarë, ose mbi 2.4 për qind e të gjithë popullsisë, kërkuan azil gjatë vitit të kaluar dhe kjo është vetëm një nga rrugët e migrimit që shqiptarët përdorin zakonisht.

Rritje nga betoni

Sipas analizës së Bankës Botërore, faktori kryesor i rritjes së investimeve gjatë periudhës janar-shtator 2015, qe rritja në sektorin e ndërtimit, përgjithësisht hidrocentrale dhe objekte publike jorezidenciale ndërsa pjesë tjetër e ekonomisë nuk raportohet të ketë ecur shumë mirë. Nga sektori i betonit, bie në sy pesha disproporcionale që ka në rritjen ekonomike  dhe në nivelin e investimeve private, të cilit, Banka Botërore i referohet si “një hidrocentral në Shqipërinë e Jugut”. Bëhet fjalë për hidrocentralin e Devollit, i cili është një projekt që mban investime prej 535 milionë eurosh, investime që pritet të përfundojnë në vitin 2016. Kjo është një shifër e barabartë prej rreth 5,5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto dhe ka qenë faktori kryesor pas rritjes ekonomike të tre viteve të fundit.

Faktori tjetër i rritjes vlerësohet se ka qenë programi i riparimit të qendrave të disa qyteteve të vend nga një program i qeverisë i njohur si Rilindje Urbane. Qeveria ka shpenzuar disa dhjetëramilionë euro për këto projekte, duke shtuar nominalisht shifrën e PBB-së, por pa e rritur konsumin dhe mirëqenien e popullsisë.

Iluzioni vijon

Sipas vlerësimit të Bankës Botërore, rritja ekonomike e kësaj natyre do të vijojë edhe në vitet në vazhdim, kryesisht për shkak se për shumë vite, projekti i Devollit pritet të zëvendësohet si faktor nga projekti i Gazsjellësit TransAdriatik, një investim tjetër i konsiderueshëm për nga përmasat, por që ka pak ndikim në nivelin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Ndërkohë, për pjesën tjetër të ekonomisë, atë realen, situata nuk duket kaq e mirë.

“Perspektiva afatmesme varet nga ritmi dhe thellësia e reformave të tjera strukturore në sektorin e energjisë dhe sektorin financiar si dhe përmirësimi i menaxhimit të investimeve publike në infrastrukturë. Reforma në sistemin e Drejtësisë është thelbësore për klimën e investimeve dhe rigjallërimin e kreditimit,” vlerëson Banka Botërore.

Etiketa: AnalizëazilBashkimit EuropianekonomiEkonomiaEkonomia shqiptareEmigrimiEuroEurostatinvestimeKonsumiMASnatyrendikimParaPBBQeveriaReformaRritja ekonomikeSHshqipshqiptareshtator
Tjetri
Aktivistët ndërpresin ceremoninë e inaugurimit të presidentit Thaçi

Aktivistët ndërpresin ceremoninë e inaugurimit të presidentit Thaçi

717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
protesta 1

Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!

10:39 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

08:45 | 16/06/2026
naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.