AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Shqipëria: E para dhe e fundit, gjithmonë!

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
17 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
LGBT flamur Tirane
Perfaqesues te komunitetit LGBT, duke parakaluar ne rruget e ish bllokut me nje flamur gjigand, organizuar nga Aleanca Kunder Diskriminimit LGBT (lezbike, gay, biseksuale, transeksuale), me rastin e 17 maji dites nderkombetare kunder homofobise dhe transfobise. | Foto nga : Franc Zhurda

Në fund të fundit, lëvizja e Berishës për të legalizuar martesat gej mund të mos jetë kaq e debatueshme

LGBT flamur Tirane
Perfaqesues te komunitetit LGBT, duke parakaluar ne rruget e ish bllokut me nje flamur gjigand, organizuar nga Aleanca Kunder Diskriminimit LGBT (lezbike, gay, biseksuale, transeksuale), me rastin e 17 maji dites nderkombetare kunder homofobise dhe transfobise. | Foto nga : Franc Zhurda

 

Për shumë të huaj Shqipëria është ende një vend ekzotik, i mbushur me tradita të lashta si gjakmarrja dhe burrneshat, të cilat duket sikur vijnë drejtpërsëdrejti nga ditaret e udhëtimeve të epokës Viktoriane. Pretendimet e Shqipërisë për famë përfshijnë edhe të pasurin si udhëheqës njërin prej pak ish-komunistëve ende në pushtet në bllokun Lindor, më shumë se dy dekada pas rënies së Perdes së Hekurt dhe, po, të qenit si një nga cepat më të largët të Europës.

Gjithsesi, pavarësisht mbulimit të pakëndshëm që merr për të qenit e fundit në shumë gjëra, Shqipëria është një vend që në mënyrë habitëse vjen e para në disa gjëra të tjera. Për shembull, në vitin 1920 Shqipëria miratoi të drejtën e grave për votë dhe të drejtën për divorc, shumë më herët se sa shumë vende të tjera në Ballkan apo në Europë. Ai qe vendi i parë në botë që njohu Organizatën e Çlirimit të Palestinës si përfaqësuese të popullit të Palestinës.

Tashmë nuk është e para, por gjithsesi, vetëm e katërta në Europë që dëshiron t’i japë status ligjor çifteve të të njëjtit seks. Duke marrë parasysh se një propozim i tillë është hedhur  nga kryeministri Konservator, Sali Berisha, një ish komunist që u kthye në nacionalist të thekur dhe më pas, në kampion të tregut të lirë, është sakaq rrënqethëse.

Më 2005, Berisha u kthye në pushtet me një platformë liberale, pas tetë vjetësh të turbullta në opozitë. Qeveria e tij e bëri Shqipërinë vendin e parë Europian që zbatonte taksën e sheshtë në të ardhurat personale.

Tashmë Berisha dëshiron të bëhet kampion për diçka tjetër, të drejtat e gejve, dhe jo vetëm të luftojë diskriminimin për shkak të orientimit seksual në shoqërinë shqiptare “krenare dhe heteroseksuale maço”. Ai shkon më tej dhe propozon të japë të drejta martese për këtë bashkësi.

Megjithëse lëvizja e Berishës mund të vijë si surprizë për disa, askush nuk ka pse të habitet. Ndryshimet drastike në historinë e orientimit politiki të Berishës janë, në fakt, bazuar në leksionet e nxjerra nga historia e gjatë e Shqipërisë. Një vend i gjendur në një zonë kufitare mes kulturave dhe perandorive të ndryshme, Shqipëria ka mësuar përmes vuajtjeve si të përballet me realitetet e reja.

Në gazetat shqiptare lajmi se kryeministri personalisht mbështeti martesat gej u justifikua menjëherë si diçka që vendi duhet ta bëjë në mënyrë që të integrohet në Bashkimin Europian, një qëllim që, për 99 për qind të shqiptarëve që e mbështesin, nuk do të thotë asgjë tjetër përpos liberalizimit të vizave dhe lirisë së lëvizjes.

Nëse gazetat proqeveritare i dhanë lajmit vend të dytë apo të tretë në faqet e para, në përpjekje për t’i ulur rëndësinë sadopak, gazetat e opozitës bënë çdo përpjekje për të vendosur në ndërgjegjen publike tituj ku fjalët “Berisha” dhe “Homoseksualiteti” të qenë të ndërthurura.

Është pikërisht ky Berishë i cili, në përpjekje për të joshur me vlerat konservatore familjare, pati bërë çdo përpjekje për të paraqitur ujdhëheqësit e opozitës si deviantë homoseksualë gjatë fushatës së fundit elektorale.

Kështu, ndoshta Shqipëria do të miratojë martesat gej këtë vit. Ndoshta do të përqafojë këtë me të njëjtën lehtësi siç përqafoi më herët komunizmin, liberalizmin, ambjentalizmin, globalizmin apo çfarëdolloj ideologjie që kalon këndej.

Por kjo nuk do të thotë se do të shohim fundin e stigmës që homoseksualiteti mbart në shoqërinë shqiptare. Sipas të gjitha gjasave, jo.

Pra, më vjen keq, por nuk mund të shoh mbështetjen e Berishës për martesat gej si simbol i hapjes së Shqipërisë por e shoh më shumë si simbol të pragmatizmit kombëtar shqiptar, ose më saktë, si një shenjë se shumica e njerëzve të këtij vendi kanë ndaluar prej kohësh në të besuarit të ndonjë gjëje.

Etiketa: BallkanGazetathomoseksualitetiLGBTmarteseParaQeveriaRrugetSali BerishaSHshqipShqipëriashqiptaretë drejtaTe drejtat e Njeriut
Tjetri
spaç prison, mirditë, albania – buildings 2018 08

Kërkimi për eshtrat e babait zbulon varrin masiv të komunizmit

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.