AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Investigime

Deputetët shqiptarë nuk respektojnë kodin e qarkullimit rrugor

Politikanët shqiptarë janë disa nga shkelësit më të shpeshtë të rregullave të qarkullimit rrugor dhe pagesën e gjobave.

Spartak KokangaSpartak Koka
13 years më parë
në Investigime
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vendimi politik i PS mban zvarrë votimin për imunitetin e Ballukut
Kuvendi u përfshi nga debatet për heqjen e imunitetit të Ballukut. Foto: LSA.

Teksa partitë politike po përgatitin mitingjet e tyre përmbyllëse për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, një temë që nuk është prekur në fushatat e tyre zgjedhore është ajo e sundimit të ligjit.

Edhe pse politikanët dhe deputetët duhet të shfaqin sjellje të mira që të merren si shembull nga qytetarët, të dhënat e marra nga Policia e Shtetit tregojnë se ata janë disa nga shkelësit më të shpeshtë të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ata jo vetëm kanë marrë me dhjetëra gjoba në këto raste, por gjithashtu shpesh refuzojnë t’i paguajnë ato.

Shqiptarët e kishin të ndaluar të zotëronin makina private nën regjimin stalinist të Enver Hoxhës, kur i vetmi mjet transporti i lejuar ishin biçikletat e thjeshta.

Tani, dy dekada pas rënies së komunizmit, rrugët janë bllokuar nga makinat.

Me të drejtë banorët e kryeqytetit shqiptar, Tiranë, thonë se ata kanë më shumë Mercedes për frymë se shumica e qyteteve të tjera të Europës.

Por ndërsa numri i automjeteve në rrugë është rritur në mënyrë të vazhdueshme, standardet e ngarjes së tyre nuk janë përmirësuar.

Rreth 400 aksidente fatale automobilistike regjistrohen çdo vit, të cilat rezultojnë në 13.9 vdekje për 100,000 banorë, pak më shumë se mesatarja e BE-së, siç tregon dhe një studim i Bankës Botërore.

Një prej shoferëve më të këqinj është dhe ministri i brendshëm, Flamur Noka, i cili para se të bëhej pjesë e kabinetit, ndërsa qe ende një deputet, ka marrë 17 gjoba me vlerë 15,700 lekë (€ 110).

Nëse do të përllogarisnim këtu edhe kamatë-vonesat, ministri duhet të shlyejë një total prej 22.000 lekësh (€ 155).

Gjobat e Nokës janë regjistruar për mungesë të rripit të sigurisë, kalim të parregullt, mosrespektim të sinjalistikës rrugore, parkim të parregullt dhe të dyfishtë, dhe të tjera.

I kontaktuar nga BIRN, një zëdhënës i ministrit, Leonard Olli, fillimisht e mohoi se Noka i ka marrë gjobat.

Pasi u është dhënë targa e makinës dhe të dhëna të tjera nga baza e të dhënave të policisë së shtetit, Olli fajësoi për shkeljet një nga të afërmit e ministrit.

“Ai ia ka dhënë makinën në fjalë një të afërmi të tij vite më parë, por ky i fundit nuk ka regjistruar transferimin e automjetit,” pohoi Olli.

I venë nën presion për të zbuluar se si një i afërm i ministrit mund të qarkullojë me një makinë që nuk ishte në pronësi të tij dhe të mbledhë kaq shumë gjoba pa u ndalur nga policia, Olli argumentoi se dënimet kanë ndodhur para se ministri t’i bashkohej kabinetit.

“Baza e të dhënave tregon qartë kohën kur janë lëshuar gjobat, dhe ato janë vënë përpara se [Noka] të merrte postin e tij [si ministër],” tha Olli.

Sipas një urdhri të lëshuar nga paraardhësi i Nokës, çdo automjeti që ka më shumë se tre gjoba të papaguara, i hiqet automatikisht leja e qarkullimit dhe nuk u lejohet qarkullimi në rrugë deri sa gjoba të jenë paguar.

Noka nuk është i vetmi politikan shqiptar që ka marrë një numër të madh gjobash dhe nuk i ka paguar ato.

Të dhënat e policisë tregojnë se të paktën tetë politikanë të tjerë nga koalicioni në pushtet dhe nga opozita kanë mbledhur një numër të madh të gjobave të trafikut që mbeten të papaguara.

Rekordi mbahet nga deputeti dhe ish-kryeministrit socialist, Bashkim Fino, i cili ka 18 gjoba të papaguara në emër të tij.

Shkeljet e trafikut të Finos përfshijnë parkim të dyfishtë dhe mosrespektim të sinjalistikës rrugore.

Një tjetër ministër i cili nuk ka paguar për shkeljet e tij të trafikut është Sokol Olldashi, Ministri i Transportit dhe Punëve Publike.

Ai ka shtatë gjoba të papaguara të regjistruara për automjetin e tij privat, me një kosto të përgjithshme, duke përfshirë edhe kamatë-vonesat, prej 10000 lekë (€ 70).

Olldashi ishte gjithashtu në mesin e listës së politikanëve dhe deputetëve të listuar në janar, si debitorë për mospagimin e taksave të regjistrimit të automjeteve të tyre në kohë.

Të dhënat e siguruara nga BIRN në atë kohë treguan se lista e debitorëve përfshinte mes të tjerëve dhe Presidentin, Kryetarin e Parlamentit dhe gati një të tretën e deputetëve.

Pasi ai u listua ndër mospaguesit e taksave, ministri kërkoi falje publike për neglizhencën e tij dhe premtoi se “nuk do të ndodhte kurrë më.”

Një tjetër politikan i njohur me një numër të madh të gjobave të papaguara është dhe Kastriot Islami, i cili ka shërbyer në periudha të ndryshme si kryetar i parlamentit, zëvendëskryeministër, ministër i financave, ministër i jashtëm dhe ministër i arsimit.

Islami, i cili për më shumë se dy dekada ka qenë një deputet për socialistët e opozitës para se të kalonte kohët e fundit me demokratët në pushtet, ka dhjetë gjoba të papaguara trafiku të regjistruara në bazën e të dhënave.

Lista e politikanëve mes shkelësve të trafikut që nuk kanë paguar gjobat e tyre përfshin dhe tre deputetë socialistë, Arben Isaraj, Ben Blushi dhe Damian Gjiknuri, të cilët kanë akumuluar deri në nëntë, katër dhe shtatë gjoba të papaguara respektivisht.

Fatbardh Kadilli, një deputet nga Partia Demokratike në pushtet, ka pesë gjoba të papaguara në emër të tij, ndërsa Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë për Drejtësi, Unitet dhe Integrim, ka tetë.

Etiketa: aksidenteArben IsarajBanorëBEBen BlushiBIRNDamian GjiknurideputetFlamur NokaGjobatkostokryetarMakinaOpozitapaktParaPartiaPartia DemokratikePoliciaPolicia e ShtetitPunëSHShoferShpëtim IdrizitargatrafikuvdekjeZgjedhjet
Tjetri
Xhorxh Bushi

Monumentet në Ballkan: E çuditshmja dhe e mrekullueshmja

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.