AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Mania e kovës me akull pushton Ballkanin (VIDEOT)

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilir Meta para sfides. Foto: Facebook

Politikanët vendës dhe të famshmit nga rajoni i janë bashkuar sfidës për të dhuruar fonde për ALS.

Ilir Meta para sfides. Foto: Facebook
Ilir Meta para sfides. Foto: Facebook

Si në shumë vende të tjera, “sfida e kovës me akull” u bë modë së fundmi mes të famshmëve dhe politikanëve në Ballkan.

Kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi, janë politikanët më të lartë në Shqipëri që përmbushën sfidën, e cila mbledh fonde për luftimin e sëmundjes vdekjeprurëse amyotrophic lateral sclerosis, ALS.

Një sëmundje e rrezikshme, ajo karakterizohet nga atrofizim muskujsh, vështirësi në të folur, në të përtypur dhe në frymëmarrje. Shumica e viktimave të diaknostikuara jetojnë më pak se 4 vjet dhe vetëm 4 për qind mbijetojnë më shumë se dhjetë vjet.


I sfiduar nga këngëtarja pop e Kosovës Adelina Ismajli, e cila pati kryer më herët hedhjen e kovës me akull, Meta postoi një video në YouTube.

Aty ai mund të shihet me një bluze blu dhe pantallona të shkurtra të verdha pranë detit duke derdhur ujë të akullt mbi veten. Bashkë me bashkëshorten e tij ata raportohet se kanë dhuruar 160 dollarë për ASL.

Në Serbi, Cedomir Jovanovic, udhëheqës i Partisë LiberalDemokrate në opozitë, qe mes politikanëve të parë në vend që i hodhi vetes ujë të akullt për një kauzë të mirë.


Gjithsesi, Jovanovic nuk tërhoqi vëmendjen për ALS, por tha se do t’i dhurojë paratë për një jetimore.

Të famshëm të tjerë ndoqën shembullin e tij dhe hodhën akull mbi veten. Shumica gjithsesi nuk argumentuan se pse morën pjesë në iniciativë, përfshirë fituesen serbe të Eurovizionit, Marija Serifovic dhe këngëtaren Jelena Karleusa.

Edhe yjet e tenisit Novak Djokovic dhe Ana Ivanovic në Serbi iu bashkuan fushatës botërore.



Sfida e kovës me akull u bë fenomen edhe në Rumani. Shumë të famshëm, përfshirë këngëtarë, aktorë, lojtarë futbolli dhe disa gazetarë televizionesh morën pjesë në to.

Gjithsesi, kritikët i kanë kritikuar ata për mungesë sinqeriteti për kauzën e ndihmës për të sëmurët me ALS.

Politikanët e Rumanisë qëndruan jashtë sfidës, ndoshta për shkak se duan të duhen seriozë më pak se tri muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Javën e kaluar, kryeministri Victor Ponta, bashkë me katër ministra, dhuruan gjak në një fushatë të ndërgjegjësimit publik. Ponta tha se ai parapëlqente të dhuronte gjak në vend të derdhjes së kovës me akull mbi kokën e tij.

Edhe malazezët iu bashkuan manisë së kovës me akull.

Atletë të famshëm, përfshirë basketbollistin Nikola Pekovic dhe futbollistin Stefan Jovetic pranuan sfidën dhe dhuruan para për të promovuar ndërgjegjësimin mbi ALS.

Deri tani, të vetmit politikanë që kanë pranuar krizën qenë udhëheqësit e opozitës Nebojsa Medojevic dhe Dritan Abazovic.

Medojevic, i cili udhëheq Lëvizjen për Ndryshim në opozitë, pranoi sfiidën duke thënë: “ka kaq shumë gjëra që më kanë rënë kohës, uji i ftohtë do të jetë freskues”.


Këngëtarja më popullore në Kroaci, Severina, e pranoi sfidën bashkë me këngëtaren pop Jelena Rozga – të cilat thuhet se performuan në mënyrë zhgënjyese. Në vend të një kove, ajopërdori një tenxhere të vogël.

Në anën tjetër, futbollisti Ivan Rakitic, i cili luan për Barcelonën, e kreu sfidën në dhomën e zhveshjes me ndihmën e shokëve të tij të skuadrës.

Në Maqedoni, disa figura pop apo figura publike e pranuan sfidën e akullit, përfshirë futbollistin më të famshëm të vendit, Goran Pandev, i cili luan me Napolin. Ai sfidoi kryeministrin Nikola Gruevski dhe kreun e opozitës Zoran Zaev për ta provuar, por asnjëri prej politikanëve nuk iu përgjigj.

Sfida u bë popullore edhe mes gazetarëve të Maqedonisë ku gazetarja e Kanal 5, Mirjana Mircevska qe nga të parat që e bëri atë gjatë edicionit të lajmeve.

Sfida e kovës së akullit #Icebucketchallange nisi në SHBA në qershor me synimin për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për ALS dhe për të ngritur fonde për kërkimin e kurës për këtë sëmundje.

Etiketa: BallkanDritan AbazovicFacebookFondegazetarGruevskiIlir MetaKosovëKroaciMaqedoniMetaMonika KryemadhiNikola GruevskiPararajoniRumaniSerbiSHBAshqipShqipërivideoZoran Zaev
Tjetri
Shqipëria pritet të tërheqë vëmendjen e medias botërore me vizitën e papa Franceskut

Shqipëria pritet të tërheqë vëmendjen e medias botërore me vizitën e papa Franceskut

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.