AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Udhëheqësit e Ballkanit kanë shumë shpresa për Samitin e Berlinit

Florian FranzeDusica TomovicngaFlorian FranzedheDusica Tomovic
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i përgjigjet pyetjeve gjatë një interviste me kanalin televiziv gjerman ARD në Berlin më 25 gusht 2014. (AP Photo/dpa, Stephanie Pilick)

Udhëheqësit e rajonit presin që konferenca të tërheqë investime gjermane dhe mbështetje për projekte të mëdha infrastrukturore, si dhe të përshpejtojë integrimin e tyre në Bashkimin Europian

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i përgjigjet pyetjeve gjatë një interviste me kanalin televiziv gjerman ARD në Berlin më 25 gusht 2014. (AP Photo/dpa, Stephanie Pilick)
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i përgjigjet pyetjeve gjatë një interviste me kanalin televiziv gjerman ARD në Berlin më 25 gusht 2014. (AP Photo/dpa, Stephanie Pilick)

Një konferencë e nivelit të lartë mbi të ardhmen ekonomike dhe perspektivën Europiane të Ballkanit Perëndimor hapet në Berlin më 28 gusht, ku do të marrin pjesë politikanë të nivelit të lartë nga Gjermania, Bashkimi Europian dhe Ballkani nën patronazhin e kancelares Angela Merkel.

Udhëheqësit e rajonit, përfshirë kryeministra, ministra të jashtëm dhe ministra ekonomike, shpresojnë që vendi më i fuqishëm i BE-së do t’i ndihmojë në financimin e disa projekteve madhore infrastrukturore. Ata kërkojnë gjithashtu miratim nga kancelaria Merkel se ata janë në rrugën e drejtë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Për Milo Gjukanoviç, kryeministrin e Malit të Zi, konferenca është një shans për takimin e parë zyrtar me Merkelin në shtëpinë e saj.

Megjithëse ai e ka udhëhequr vendin e tij për gati çerek shekulli, Gjukanoviç nuk është takuar kurrë me Kancelaren në Berlin dhe as Merkel nuk e ka vizituar Malin e Zi. Ata janë takuar vetëm shkurtimisht në disa ngjarje të tjera të profilit të lartë si samite të NATO-s dhe BE-së.

Disa kritikë të qeverisë thonë se mungesa e kontakteve është një shenjë e mosmiratimit të Gjermanisë për Gjykanoviçin dhe gjendjen e demokracisë në Malin e Zi, veçanërisht sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Para konferencës së Berlinit, mali i Zi tha se takimi do të japë nxitje të re për progresin në ekonomi, sundimin e ligjit, sigurinë dhe ripajtimin rajonal ndërsa do të rikonfirmojë angazhimin e BE-së dhe Gjermanisë për perspektivën Europiane të Ballkanit Perëndimor.

Mali i Zi shpreson gjithashtu se do të fiitojë mbështetje për projekte konkrete si ai i një autostrade të re.

Po ashtu, Kosova po sheh nga samiti në Berlin për të përmirësuar situatën e keqe me investimet e huaja.

Ardian Arifaj, një këshilltar për kryeministrin në ikje Hashim Thaçi, tha se Kosova do të përfitojë si në terma politikë ashtu edhe në terma ekonomikë nga konferenca.

Kosova synon të tregojë se “po sheh nga e ardhmja dhe po ndërton një shtet ku sundon ligji dhe me perspektivë për një ekonomi të zhvilluar,” tha ai.

Eksperti i Ekonomisë Ibrahim Rexhepo thotë se Kosova duhet të kërkojë mbështetje në Berlin për projekte në energji dhe në rrugë të cilat do të krijojnë rrugën për në Europë dhe për rrjedhojë do të sjellin përfitime ekonomike.

Serbia synon gjithashtu të tërheqë investime Gjermane dhe fonde për projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë rindërtimin e hekurudhës mes Beogradit dhe Podgoricës në Malin e Zi dhe më tutje drejt Kosovës dhe Shqipërisë.

Aleksandar Vucic, kryeministri i Serbisë, synon të theksojë nevojën për të hapur tregun rajonal dhe për të rritur tregtinë brenda rajonit.

Media e Serbisë ka raportuar se Vucici mund të diskutojë gjithashtu pozicionin aktual neutral të Beogradit në lidhje me krizën e Ukrainës me Merkelin, gjë që konsiderohet si e ndryshme nga pozicioni për të cilin ka rënë dakord Europa.

Konferenca përbëhet nga tri pjesë.

Merkel do të zhvillojë fillimisht një takim dypalësh me José Manuel Barroso, presidentin e Komisionit Europian dhe më pas të dy do të takohen me krerët e shteteve të Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë për një takim të përbashkët për reforma strukturore, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ministrat rajonalë të ekonomisë do të takohen me Sigmar Gabriel, ministrin e ekonomisë të Gjermanisë dhe Günther Oettinger, zëvendëspresidentin e Komisionit Europian. Ministrat e jashtëm do të takohen me Frank-Walter Steinmeier, ministrin e jashtëm të Gjermanisë bashkë me Stefan Fule, Komisionerin Europian të Zgjerimit.

Etiketa: Angela MerkelautostradeBallkaniBashkimi EuropianBEekonomiEuropaFondeGjermaniaHashim ThaçiinvestimeKosovaKosovëMaliMali i ZimbështetjeMediaMerkelMiloNATOParaPodgoricëReformaSamitiSerbiaSHShpresONshqipUkrainë
Tjetri
Polici serb vritet në kufi me Kosovën, Beogradi përforcon kufirin

Polici serb vritet në kufi me Kosovën, Beogradi përforcon kufirin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.