AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Maqedonasit, jo në një mendje për suksesin e Marrëveshjes së Ohrit

Sase DimovskingaSase Dimovski
12 years më parë
në Analiza, Nyje Debati
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Duke nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit në gusht 2001| Foto arkivë

Trembëdhjetë vjet pasi Marrëveshja e Ohrit i dha fund konfliktit midis maqedonasve dhe shqiptarëve etnikë, palët ende ndajnë mendime të ndryshme nëse ka funksionuar apo jo.

Trembëdhjetë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit për paqe në gushtin e vitit 2001, marrëveshje që i dha fund konfliktit të armatosur mes forcave maqedonase të mbrojtjes dhe forcave kryengritëse etnike shqiptare, maqedonasit dhe shqiptarët ende kanë interpretime të ndryshme rreth të saj.

Duke nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit në gusht 2001| Foto arkivë
Duke nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit në gusht 2001| Foto arkivë

Një anketim i bërë te banorët e Shkupit nga BIRN tregon se maqedonasit e shohin Marrëveshjen Kornizë si të mirëqenë, dhe mendojnë se puna është përmbushur plotësisht me përfshirjen e saj në Kushtetutë.

Shqiptarët, nga ana tjetër, besojnë se shpirti i marrëveshjes lë vend për më shumë përmirësimin, dhe se letra e nënshkruar nuk është përmbushur plotësisht në praktikë.

Ndërkohë, komunitetet e vogla etnike thonë se vënia e theksit te përmirësimi i të drejtave të minoriteti shqiptar, i ka bërë ata të ndihen të lënë pas dore.

Reagimi i parë që kanë njerëzit për Marrëveshjen e Ohrit është se marrëveshja përcakton “pjesëmarrjen proporcionale të shqiptarëve në institucionet shtetërore”. Shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit.

“Çdo gjë që ndodhet në të [marrëveshje] u përkthye në ndryshime kushtetuese në vitin 2002. Tani nuk duhet të flasim nëse apo si po zbatohet Marrëveshja Kornizë, por duhet të diskutojmë nëse po respektohet Kushtetuta,” tha Angele Trajanovski, një pensioniste nga Shkupi.

“Shqiptarët presin shumë nga Marrëveshja. Ata duan të drejta, por nuk kanë dëshirë të pranojnë edhe detyrimet,” u ankua Igor Trajcevski, një pronar kafeneje.

“Mbledhja e taksave dhe pagesa e faturave të shërbimeve është më e ulët në zonat ku jetojnë shqiptarë,” shtoi ai.

Ai gjithashtu tha se Sekretariati Qeveritar në krye të zbatimit të Marrëveshjes së Paqes drejtohet nga një ministër shqiptar, i cili në të njëjtën kohë është edhe zëvendës presidenti i qeverisë – dhe se ai nuk e bën po punën e tij siç duhet.

“Sekretariati është kthyer në një byro punësimi që vetëm nxjerr thirrje për punësimin e komuniteteve etnike,” vazhdoi ai.

“Nëse Marrëveshja shihet vetëm si një mundësi për punësim në shtet, kemi një problem me interpretimin e saj. Ne duhet të zbatojmë Kushtetutën, jo Marrëveshjen,” tha në përfundim Trajcevski.

Perspektivat e shqiptarëve janë të ndryshme. “Politikanët shqetësohen vetëm për pozicionet e tyre dhe flasin për Marrëveshjen Kornizë vetëm gjatë zgjedhjeve. Për ata që drejtojnë zyrat shtetërore, marrëveshja është shumë e mirë, por sipas meje nuk ndryshoi asgjë,” u shpreh Basri Bajram, një shitës perimesh.

Teksa maqedonasit përbëjnë komunitetin maxhoritar të vendit me 2.1 milion banorë dhe shqiptarët janë deri më tani minoriteti më i madh, turq, romë, serbë, boshnjakë, vlleh dhe të tjerë jetojnë gjithashtu në vend.

Shumë anëtarë të komuniteteve etnike më të vogla thonë se ndonëse Marrëveshja e Ohrit ishte edhe për ta, ata janë neglizhuar.

Shkup| Foto nga: Sinisa Jakov Marusic
Shkup| Foto nga: Sinisa Jakov Marusic

“Është sikur vetëm maqedonasit dhe shqiptarët të jetojnë në këtë vend. Përse nuk pyetën të tjerët rreth Marrëveshjes Kornizë dhe përse nuk po punësohemi edhe ne si shqiptarët?” pyet Elvin Muarem, një kryeqytetas rom.

“Unë kam një diplomë fakulteti dhe jam i papunë. Marrëveshja nuk duhet t’i shërbejë ekskluzivisht vetëm shqiptarëve,” shtoi ai.

Zëvendës kryeministri që ka për detyrë të mbikëqyrë Marrëveshjen, një shqiptar etnik, Musa Xhaferi, bie dakord se mënyra e leximit të marrëveshjes është e ndryshme. Ai thotë gjithashtu se është koha që perceptimet e ndryshme të marrin fund.

“Pala maqedonase mendon se marrëveshja është zbatuar dhe se me disa kërkesa të vetat pala shqiptare dëshiron ta tejkalojë Marrëveshjen Kornizë,” tha ai për Balkan Insight.

“Pala shqiptare, nga ana tjetër, beson se marrëveshja po përmbushet me kufizime dhe se ky proces nuk ka mbaruar ende,” shtoi Xhaferi.

Ai kërkoi një debat serioz që do të identifikonte pengesat që ngadalësojnë në praktikë zbatimin e marrëveshjes.

Një profesor i drejtësisë në Universitetin FON, Mersel Biljali, ish-legjislator etnik shqiptar në parlament, tha se Marrëveshja është bërë një “dokument monoton” që është i vonuar në zbatim dhe që shërben vetëm për propagandë dhe mburrje të partive.

“Marrëveshja dështoi të imponojë qytetarin dhe profesionalizmin e tij si një faktor në punësim”, tha ai.

“Është kthyer në një makineri punësimi të aktivistëve dhe ushtarëve të pakualifikuar partiak. Njerëzit me aftësi po lihen pa vëmendje,” shtoi Biljali.

Për të zhbllokuar situatën, Biljali propozon një marrëveshje të re që nuk është e nënshkruar prej partive të mëdha politike, por ka një thelb më civil.

“Na nevojitet një marrëveshje e re, jo midis partive por midis njerëzve, që do të sigurohej që ne të ishim qytetarë normal të një shteti normal,” u shpreh ai.

Analisti politik Saso Klekovski thotë se çështjet sociale si numri i madh i papunësisë në zonat e populluara prej shqiptarëve janë ndër problemet më të mëdha të vendit, dhe mund të nxisin konflikte të reja.

Zëvendës Kryeministri Musa Xhaferi | Foto nga: gov.mk
Zëvendës Kryeministri Musa Xhaferi | Foto nga: gov.mk

“Marrëveshja ka rritur qëndrueshmërinë e vendit. Por nëse përfitimet e saj nuk ndihen prej shtresave më të varfra të shoqërisë, nëse nuk ulet papunësia dhe varfëria, mundësia e një konflikti tjetër është akoma e gjallë,” tha Klekovski.

Marrëveshja e vitit 2001 u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm maqedonas, Boris Trajkovski dhe nga katër prej partive politike më të mëdha të kohës: Social Demokratët, VMRO-DPMNE, Partia Demokratike e Shqiptarëve, DPA dhe ajo që është tani Partia për Mirëqenie Demokratike.

Marrëveshja gëzoi mbështetjen aktive të BE dhe SHBA dhe parashikoi shpërbërjen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e njohur ndryshe edhe si UÇK-ja maqedonase. UÇK-ja më vonë u transformua në një parti politike, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, që është tani një anëtare e koalicionit drejtues.

Sipas marrëveshjes, kushtetuta u ndryshua dhe diskriminimi pozitiv ndaj popullsisë etnike shqiptare u shfaq në shërbimin civil, ushtri dhe polici. U lejua përdorimi më i gjerë i flamurit dhe gjuhës shqipe, së bashku me masa të tjera mbështetëse.

Ndonëse marrëveshja ka ende mbështetjen e lojtarëve kyç të politikës dhe komunitetit ndërkombëtar, në vitet e fundit janë bërë thirrje për rishikim.

Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH), në opozitë, që e ka firmosur gjithashtu marrëveshjen, pretendon se marrëveshja ka funksionuar mezi që kur kundërshtarja e vet, BDI, iu bashkua qeverisjes në vitin 2008.

Rastet në të cilat shqiptarët etnik janë akuzuar për krime të rënda kanë nxitur gjithashtu pakënaqësi dhe protesta të komunitetit shqiptar. Ata i akuzojnë autoritetet e drejtësisë për paragjykime etnike.

Marrëveshja nuk e ka ndryshuar perceptimin e tyre se gjykatat janë kundër shqiptarëve.

Protestuesit shqiptarë në Shkup këtë verë| Foto nga: Sinisa Jakov Marusic
Protestuesit shqiptarë në Shkup këtë verë| Foto nga: Sinisa Jakov Marusic

Shprehja më e fundit e mosbesimit ndodhi këtë verë kur mijëra shqiptarë të pakënaqur qëlluan me gurë Gjykatën e Krimeve të Shkupit pasi i dha dënim të përjetshëm gjashtë shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve pranë Shkupit në vitin 2012.

Xhaferi bie dakord se mosbesimi në drejtësi është një problem. Ai thotë se do të parandalohej nëse më shumë gjykatës, prokurorë dhe oficerë policie do të vinin nga radhët e shqiptarëve etnik.

Punësimi i shqiptarëve si gjykatës dhe prokurorë ka lëvizur ngadalë për shkak të procesit të ngadaltë dhe gradual të promovimit profesional në këto vende pune, tha ai.

Që prej vitit 2001, katër shqiptarë etnik kanë shërbyer si Ministra të Drejtësisë. I pyetur përse kjo nuk e ka përmirësua nivelin e besimit të shqiptarëve në sistemin e drejtësisë, Xhaferi tha: “Ministrat nuk kanë ndikim në punën e institucioneve të drejtësisë sepse ato janë të pavarura”.

Por edhe shumë maqedonas nuk kanë besim te gjykatat dhe shprehen se komuniteti i tyre etnik është gjithashtu i privuar nga drejtësia kur bëhet fjalë për konfliktin e vitit 2001.

Lëvizja Popullore për Maqedoninë, LPM, një parti e djathtë e vogël, ka kërkuar një hetim për vrasjet e disa ushtarëve maqedonas pranë Karpalak, në autostradën Shkup-Tetovë, ku rebelët shqiptarë i zunë pritë një vargani automobilash ushtarakë.

“Parlamenti duhet të miratojë një deklaratë politike për zgjidhjen e vrasjeve të diskutueshme të mbrojtësve në Karpalak sepse ne nuk mund të shohim drejt së ardhmes nëse e shkuara vazhdon të na ndjekë,” deklaroi partia.

Në korrikun e vitit 2011, koalicioni drejtues i VMRO DPMNE dhe BDI votoi në parlament për të mbyllur katër çështje që lidheshin me krimet e luftës së konfliktit të vitit 2001. Mendohej se krimet në fjalë ishin kryer nga ish-rebelë. Kjo lëvizje i la të pakënaqura partitë e opozitës maqedonase dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

Një çështje bënte fjalë për rrëmbimin dhe vrasjen e 12 personave, ku vetëm trupat e katër prej tyre janë zbuluar deri më tani.

Një tjetër çështje që ishte ngritur kundër ish-drejtuesve të UÇK-së, ku përfshihej edhe Ali Ahmeti, i cili tani është në krye të partisë BDI të koalicionit.

Çështja tjetër lidhej me ish-luftëtarët e UÇK-së të akuzuar për rrëmbim dhe torturim të punëtorëve të ndërtimit në rrugën nga Shkupi në Tetovë.

Çështja e katërt akuzonte anëtarët e UÇK-së për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Kumanovës.

Të afërmit e të rrëmbyerve maqedonas | Foto nga Arkiva
Të afërmit e të rrëmbyerve maqedonas | Foto nga Arkiva

Në mesin e korrikut, në fshatin e Neporstenos u krijua një përmendore për 12 maqedonasit e rrëmbyer dhe të vrarë, të afërmit e të cilëve thanë se nuk do të ndalonin kurrë së luftuari që parlamenti të mos e amnistonte çështjen.

Ata deklaruan se po e padisnin Maqedoninë në Strasburg pasi Gjykata Kushtetuese ia hodhi poshtë kërkesën për të rishikuar vendimin e parlamentit për katër çështjet.

Të afërmit e viktimave thanë se ndiheshin të inkurajuar nga vendimi i mëparshëm i gjykatës së Strasburgut në gjyqin e një qytetari kroat, ku thuhej: “Shtetet dhe parlamentet e tyre nuk kanë të drejtë të bëjnë amnisti për krimet e luftës, gjë që është kundër ligjit ndërkombëtar.”

 

Etiketa: aktivistAli AhmetianketimautostradBajramBDIBEBIRNDrejtësiaGjykataGjykata KushtetueseGjykatësHetimKrimekufizimekushtetuesemarrëveshjeMasandikimohritpaqeparlamentPartiaPartia DemokratikepoliciprokurorProtestaPunëPunësimiPunëtorërishikimromSHSHBAShkupshqiptaretë drejtaushtriVendimiVMRO DPMNE
Tjetri
Shumë Imigrantë të Paligjshëm po Kalojnë Malin e Zi

Shumë Imigrantë të Paligjshëm po Kalojnë Malin e Zi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.