AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Shtetet e Ballkanit  nuk presin ndonjë gjë nga samiti i NATO-s

Dusica TomovicSinisa Jakov MarusicElvira M. JukicngaDusica Tomovic,Sinisa Jakov Marusicdhe1 të tjerë
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja e Herzegovina presin të lavdërohen për progresin e tyre drejt integrimit në NATO por samiti i aleancës ushtarake perëndimore në Uells nuk do të shpallë anëtarë të rinj.

NATO Summit Logo photo by nato.int
Samiti i NATO-s

NATO e ka bërë sakaq të qartë se në takimin e vet të nivelit të lartë të Enjten dhe të Premten në qytetin e Kardifit në Ëells nuk do të bëhet një ‘samit për zgjerimin” por të tri vendet kandidate të Ballkanit po shpresojnë se do të marrin ndonjë farë inkurajimi për kërkesën e tyre për anëtarësim.

Mali i Zi pret rikonfirmim të politikës shpesh të përsëritur të NATO-s për “dyer të hapura” dhe një premtim se vendi do të bëhet pjesë e aleancës ushtarake nga fundi i vitit 2015.

Ai pret të lavdërohet për kontributin e dhënë në operacionin e udhëhequr nga NATO në Afganistan, në të cilin ka angazhuar 25 trupa.

Mali i Zi do të përfaqësohet nga kryeministri Milo Djukanovic, ministri i mbrojtjes Milica Pejanovic Djurisic dhe ministri i jashtëm Igor Luksic.

Liksic tha se samiti mund të përcaktojë fazën finale të rrugës së vendit të tij drejt anëtarësimit në NATO dhe të japë një “axhendë të qartë kohore” për këtë anëtarësim.

“Progresi i arritur me fazat finale të dialogut invensiv dhe të përqendruar me NATO-n si dhe përmbushja e reformave në sferën e sigurisë dhe shërbimeve të informacionit do ta vendosin Malin e Zi në një fazë stabiliteti politik të plotë dhe të gjatë,” tha Luksic në një deklaratë të enjten. Podgorica ka kërkuar anëtarësim në aleancë që kur u nda nga Serbia në vitin 2006. Asaj i është dhënë një Plan Veprimi për Anëtarësim në vitin 2009, gjë që konsiderohet si hapi final para anëtarësimit.

Gjithsesi NATO vendosi në qershor një shtyrje të mëtejshme të pranimit të këtij vendi deri në fund të vitit të ardhshëm.

Zyrtarët e NATO-s thanë se Mali i Zi duhet të zbatojë “reforma të thella” në shërbimet e sigurisë dhe të informacionit si dhe të sigurojë mbështetjen e shumicës së popullsisë si kushte kyçe për anëtarësim.

Mbështetja e publikut në Malin e Zi për anëtarësimin në NATO mbetet e ulët, sipas sondazheve. Qeveria e Djukanovic pretendon se 46 për qind e malazezëve e mbështesin atë, por partitë e opozitës dhe shoqëria civile besojnë se mbështetja është shumë më e ulët, rreth 35 për qind.

Qeveria e Malit të Zi tha se vendi ka marrë aktualisht “ftesë të kushtëzuar” për t’u anëtarësuar. Por disa analistë argumentojnë se ajo nuk ka marrë anëtarësimin ende për shkak të mungesës së sundimit të ligjit dhe problemeve me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Maqedonisë nuk do t’i ofrohet as kësaj here një ftesë për anëtarësim për shkak të problemi të saj të vjetër dhe të pazgjidhur të ‘emrit’ me Greqinë, megjithëse vendi pritet të lavdërohet për pjesëmarrjen në misionet e udhëhequra nga NATO.

Greqia, një vend anëtar i NATO-s me të drejtën e vetos, bllokoi pranimin e Maqedonisë në NATO në vitin 2008. Ajo këmbëngul se emri i Maqedonisë nënkupton pretendime territoriale ndaj provincës së saj veriore,gjithashtu të quajtur Maqedoni.

Për rrjedhojë, NATO pritet të përsërisë konkluzionin e nxjerrë në samitet e mëparshme qe Maqedonisë do t’i ofrohet mundësia e anëtarësimit sapo ajo të zgjidhë problemin e emrit.

Maqedonia e ka ulur nivelin e përfaqësimit në samitin e Kardifit. Megjithëse e mori ftesën, kryeministri Nikola Gruevski nuk shkoi. Në vend të tij Maqedonia do të përfaqësohet nga ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski ministri i jashtëm Nikola Poposki.

“Të qenit i ftuar për anëtarësim në NATO është shumë e rëndësishme për ne dhe Maqedonia mbetet e angazhuar për këtë objektiv, megjithëse, siç e di edhe publiku, ky nuk do të jetë një samit zgjerimi,” i tha Jolevski medias sëfundmi.

Ndërkohë Bosnja dhe Herzegovina pret gjithashtu lavdërime për kontributin që ka dhënë me tetë ushtarë në misionin e NATO-s në Afganistan, por vendi përballet me një seri pengesash në rrugën e vet drejt anëtarësimit pasi Plani i Veprimit për Anëtarësim u nënshkrua në vvitin 2010 por nuk hyri kurrë në fuqi.

Bosnja ka ende nevojë të regjistrojë pronat ushtarake si prona shtetërore dhe të kryejë reforma tëndryshme politike, juridike ekonomike si dhe në sektorin e mbrojtjes.

Bosnja ka shkatërruar sakaq municionet dhe armatimet e tepërta si dhe ka bashkuar ushtarët e ty njësive të saj Republika Srpska dhe Federata Bosnjako-Kroate në një ushtri të vetme.

Por një marrëveshje politike për regjistrimin e pronave të ushtrisë, arritur në mars 2012 nuk është zbatuar ende. Ajo parashikonte që rreth 70 prona ushtarake nëpër Bosnjë dhe Herzegovinë të regjistroheshin nën pronësinë e ministrisë së mbrojtjes të nivelit shtetëror.

Zyrtarët e NATO-s thanë se aleanca është e gatshme të aktivizojë Planin e Veprimit për Anëtarësim sapo kjo gjë të bëhet.

“Kushti për fat të keq nuk u plotësua dhe përfaqëson një problem për ambiciet e Bosnjës dhe Herzegovinës në rrugën e vet drejt anëtarësimit në NATO,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes Una Sinanovic për Balkan Insight.

“Gjithsesi, kur vjen puna për progresin tonë në NATO, ne presim notë pozitive për pjesëmarrjen tonë të deritanishme në misionin ISAF [Forca Ndërkombëtare e Asistencës për SIgurinë] në Afganistan,” shtoi ajo.

Etiketa: AfganistanBosnjaEmriFinalGreqiaGruevskiKandidatemalazezëveMaliMali i ZiMaqedoniMaqedoniamarrëveshjeMiloNATONikola GruevskiParaPodgoricapronaPunaQeveriaReformaRepublika SrpskasamitSamitiSerbiaSHShtyrjeushtri
Tjetri
Gjergj Erebara

Lufta e shkresurinave Braçe-Golemi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.