AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Samiti i Berlinit ndihmon për të ardhmen e Ballkanit në BE

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fotoja familjare e Konferences per Ballkanin Perendimor, 28 gusht 2014

Pavarësisht ngrirjes së shpallur të procesit të zgjerimit të BE-së në pesë vitet e ardhshme, ekspertët thonë se riangazhimi i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor është një lëvizje pozitive për rajonin.

Fotoja familjare e Konferences per Ballkanin Perendimor, 28 gusht 2014
Fotoja familjare e Konferences per Ballkanin Perendimor, 28 gusht 2014

Udhëheqësit e Ballkanit u mblodhën javën e kaluar në Berlin për një konferencë mbi perspektivën ekonomike dhe Europiane të Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e kancelares së Gjermanisë Angela Merkel.

Samiti uli në të njëjtën tryezë politikanët më të lartë nga Gjermania, BE-ja dhe Ballkani. Konferenca e Ballkanit Perëndimor pritet të bëhet takim i rregullit i përvitshëm, ku takimi i rradhës do të mbahet në Austri më 2015.

Pas samitit Merkel tha se të gjitha vendet e rajonit kanë një të ardhme në BE dhe janë duke ecur drejt anëtarësimit në BE.

“Fakti që të tetë kryeministrat, ministrat e jashtëm dhe ministrat e ekonomisë u ulën sëbashku është provë e progresit të madh që rajoni ka bërë gjatë viteve të fundit dhe Komisioni Europian e vendet anëtare të BE-së dëshirojnë të vijojnë ndihmën e tyre,” deklaroi ajo.

Ekspertët vendës në rajon e shohin samitin si një shenjë e riangazhimit të Gjermanisë në Ballkan pasi BE-ja shpalli një ngrirje të zgjerimit të Bashkimit për pesë vitet e ardhshme.

Duke marrë parasysh rolin udhëheqës politik të Gjermanisë dhe ndikimin ekonomik brenda BE-së, vërejnë ata, samiti që tashmë do të zhvillohet çdo vit mund të japë nxitjen e nevojshme për reformat kyçe në rajon përgjatë pesë viteve të ardhshme ndërkohë që vendet anëtare rimarrin veten nga lodhja që kanë pësuar me zgjerimet e shkuara.

“Angazhimi i Gjermanisë është i rëndësishëm për shkak të pozicionit që mban ky vend brenda Bashkimit, ku shumë vendime të rëndësishme vështirë se mund të merren pa miratimin e tij,” thotë Gjergj Vurmo, një ekspert mbi integrimin evropian në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë.

“BE-ja duhet ta mbajë frymën e zgjerimit të lartë në Ballkan në një kohë kur ka thashetheme që thonë se komisionari i zgjerimit të BE-së do të shkurtohet si pozicion,” shtoi ai.

Gledis Gjipali, kreu i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, një institucion kërkimor me bazë në Tiranë, është dakord, duke argumentuar se fokusimi i rigjalllëruar mbi Ballkanin është lajm i mirë për shkak se qe vetë Merkel që vendosi frena në zgjerimin e mëtejshëm të BE-së vitin e kaluar.

“Gjermania është lokomotiva e Europës, e cila e tërheq atë përpara jo vetëm ekonomikisht por edhe politikisht në procese të ndryshme,” tha ai. “Në këtë aspekt është shumë e rëndësishme që të shohim që Ballkani po vendoset nën fokusin e Gjermanisë,” shtoi ai.

Sipas Vurmos, samiti do të bëhet edhe më i rëndësishëm nëse prodhon detyra konkrete për t’u zbatuar nga rajoni në disa fusha kyçe të reformave, si lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë; gjithsesi, kjo duhet të ndodhë pa dublifikuar punën e Komisionit Europian.

“Shumica e vendeve në rajon kanë probleme me pavarësinë e drejtësisë dhe korrupsionin e gjithëpërhapur,” tha ai.

“Përveç të qenit të monitoruar ata kanë nevojë për shtytje më të fortë për reformë, gjë që Gjermania mund ta japë,” shtoi ai.

Gjipali është dakord duke vërejtur se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë prioritet kyç për Gjermaninë kundrejt vendeve të Ballkanit dhe që është artikuluar në mënyrë të përsëritur.

“Pakti i arritur në Berlin qe që shtetet e Ballkanit do të lëvizin përpara vemën në rast se në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të kemi rezultate konkrete, në këmbim të aleancës dhe mbështetjes gjermane për rajonin,” tha ai.

Etiketa: Angela MerkelAustriBallkanBallkaniBEdemokraciFushaGjermaniaGledis GjipaliKomisioni EuropianLuftaMerkelPunërajonrajoniSamitishqipShqipëri
Tjetri
Altin Raxhimi

Trahanaja

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.