AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Trahanaja

Altin RaxhimingaAltin Raxhimi
12 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Altin Raxhimi
Altin Raxhimi

Dhe për mëngjes atë të djelë bëra trahana. Pashë në një faqe në anglisht si e bënin grekët dhe i ndenja sipër kusisë.

Trahana me kos (majtas) dhe trahana me miell gruri të pasitur nga Kreta
Trahana me kos (majtas) dhe trahana me miell gruri të pasitur nga Kreta

Trahanë s’e kam pasë ngrënë kurrë dhe e kisha sefte atë dhjetor të 2011-ës në Montreal.

Nuk kisha për të ngjizur asgjë nga kjo në mend nëse nuk do më kujtohej shpesh që drejtuesja e doktoraturës së sime shoqeje, napoletane që jeton në atë qytet, tregonte se si kishte zbuluar një ditë të bukur se kishte mbushur dollapet e kuzhinës me pako me spageti dhe kavanoza domatesh të cilat nuk i kujtohej t’i kishte blerë. Mr Hyde i saj nëpër ekskursione nate.

Ajo na thoshte se në Itali s’i duronte makaronat dhe thuajse nuk i hante kurrë.

Pastaj ishte dhe Namiku, shoku im që jetonte në rrethinat e qytetit, i cili ritualin e mbledhjes së rrushit në shtator, dyzet-ditëshin e fuçisë, festivalin testosteronik të zjerjes së rakisë në nëntor dhe le petit mort të magazinimit të shisheve e kishte kthyer në bakanale-gjithë-vitin në bodrum të shtëpisë. Njëri prej grupit të tij të shqiptarëve kishte gjetur tubat në fabrikë, një tjetër që punonte në oficinë mekanike kishte sajuar kazanin dhe dikush tjetër i kishte mbledhur, i biri furnizonte supermarketet me rrush nga hemisfera e jugut në dimër, nga ajo e veriut në verë.

Megjithëse Namiku, sado tepelenas dhe popullor të jetë, s’ka bërë kurrë raki në shtëpinë të tij në Elbasan.

Teorikisht, duhet të ishte e paligjshme. Praktikisht, shqiptarët thoshin se e kishin mësuar nga kush e di cili siçilian, kalabrez apo kampanjol i emigruar në Montreal që distilonte grappan nëpër shtëpi.

E parë në pasqyrë, kjo gjen simetrinë në arratisjen që kërkoj kur jam në Tiranë. Këto vitet e fundit, nëse kaloj kohë të gjatë atje, gjëja e parë të cilën planifikoj ndërsa bëhem gati të iki është një pjatë sashimi dhe ëndërroj restorant afganistanas apo etiopian që ta vërtetoj që me mend kam ikur.

Në shtëpi, është prindi që të sjell gjellët dhe përpjekja jote për tu rritur përfshin t’ia nxjerrësh inatin bamjeve.

Në fillim të viteve 90, ky inat përfshinte dendjen me makarona al dente  dhe picat e holla dhe gjuetinë ndaj shefave të kuzhinës italianë të sjellë nga parellinjtë e rinj.

Mbase arratisja nga vendi është si shkëputja nga prindi.

Natyrisht, sapo të shkosh në Itali do pish ekspresin siç duhet, do hash baguette-n e parë që pa dalë mirë nga bulanzheri në Paris, por me qiellzë do kërkosh më tej nga ku të rrinë këmbët.

Trahananë e gjenim në qese polietileni një supermarket në lagjen e grekëve në Avenue du Parc. Një qoshe aty kishte gjëra të sjella prej andej, recinën, qeset jeshile të kafes të Papagall Lumidhit që i pashë më vonë në Tiranë, djathë të bardhë Torontoje për gatim dhe grek për bukë.

Trahanatë ishin dy llojesh, të ëmbla dhe jo të ëmbla.

Dhe ime shoqe, e cila më parë ka pasë gatuar shumë shumë rrallë shijet me të cilat je mësuar i vogël në Shqipëri, aty filloi të provonte imam bajalldinë, specat e mbushur, fërgesën, tavën e kosit.

Në Montreal e zinim kosin vetë — në Tiranë s’para e bën njeri që prej fillimit të mijëvjeçarit — dhe gatuanim gjërat që shkonin me të, byrek, tarator dhe salcë, burani me oriz dhe pa oriz. Marketin ku të blenim peta byreku e identifikuam që herët.

Në Montreal atë vit të trahanasë, çdo të tretën a të katërtën të dielë dimri, era e vajit të djegur të petullave çante muret për të therur stuhitë e borës që na ndrydhnin brenda.

Etiketa: byrekelbasanItaliParaPiSrakiSHshqipShqipërishtator
Tjetri
Përshkallëzimi i konfliktit të Ukrainës kërcënon neutralitetin e Serbisë

Përshkallëzimi i konfliktit të Ukrainës kërcënon neutralitetin e Serbisë

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.